Tuesday, November 17

Netët kulturore Islame

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI AKTIVITETIN “NETËT KUTURORE ISLAME 2022”
Aktivitete, Netët kulturore Islame, Netët kulturore Islame

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI AKTIVITETIN “NETËT KUTURORE ISLAME 2022”

Nën organizimin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, më 26, 27 dhe 28 korrik, në xhaminë e Mustafa Pashës, Myftinia e Shkupit realizoi ‘Netët Kulturore Islame 2022‘ me nxënësit e mektebeve. Netët Kulturore Islame 2022 u realizuan në pesë kategori: Në natën e parë, më 26 korrik 2022, e martë, u realizua “Kuizi Islam i Diturisë” ku garuan gjithsej 9 nxënës. Në kategorinë “Kuizi Islam i Diturisë” u shpallën fitues; Vendi i I- rë: nxënësja Medina Rafizi, nxënëse pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare - Vizbeg Vendi i II- të: Fazli Ferati, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Arasta” - Shkup Vendi i III- të: Durim Rexhepi, nxënës pranë mektebit “Drita” – Fushë Tophanë. Në natën e dytë, 27 korrik 2022, u zhvillua gara në kategorinë Bukurlexim i Kuranit Famëla...