Tuesday, November 17

Netët kulturore Islame

EKSUKRSION NJËDITOR ME TALEBET E MEKTEBEVE
Aktivitete, Netët kulturore Islame

EKSUKRSION NJËDITOR ME TALEBET E MEKTEBEVE

Më datë 01 tetor 2023, Struga dhe Ohri ishte vendtubimi i rreth 60 nxënësve të mektebeve që morën pjesë aktive në garat dhe netët kulturore islame të organizuar nga Myftinia e BFI – Shkup. Ky ekskurzion u organizua në bazë të planit vjetor të myftinisë për nxënësit e mektebeve që garuan në netët kulturore islame në kategoritë: Kuiz Islam, Ilahi, Bukurlexim të Kuranit, Këndim të Ezanit dhe Poezi. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënësit e instituit të hifzit për vazja "Bezisten" si dhe përgjegjësja e institutit hfz. Kadrije Suleyman. Nxënësit kaluan një ditë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme dhe duke shijuar bukurit e liqenit të Strugës dhe Ohrit. Në Ohër u mirëpriten nga Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, i cili u dëshiroi mirëseardhje, si dhe u vizitua xhamia Ali Pasha ne çarshinë...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI AKTIVITETIN “NETËT KUTURORE ISLAME 2022”
Aktivitete, Netët kulturore Islame, Netët kulturore Islame

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI AKTIVITETIN “NETËT KUTURORE ISLAME 2022”

Nën organizimin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, më 26, 27 dhe 28 korrik, në xhaminë e Mustafa Pashës, Myftinia e Shkupit realizoi ‘Netët Kulturore Islame 2022‘ me nxënësit e mektebeve. Netët Kulturore Islame 2022 u realizuan në pesë kategori: Në natën e parë, më 26 korrik 2022, e martë, u realizua “Kuizi Islam i Diturisë” ku garuan gjithsej 9 nxënës. Në kategorinë “Kuizi Islam i Diturisë” u shpallën fitues; Vendi i I- rë: nxënësja Medina Rafizi, nxënëse pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare - Vizbeg Vendi i II- të: Fazli Ferati, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Arasta” - Shkup Vendi i III- të: Durim Rexhepi, nxënës pranë mektebit “Drita” – Fushë Tophanë. Në natën e dytë, 27 korrik 2022, u zhvillua gara në kategorinë Bukurlexim i Kuranit Famëla...