Tuesday, November 17

Ngjarje

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”- FSHATI STUDENIÇAN
Aktivitete, Ngjarje

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”- FSHATI STUDENIÇAN

Sot, më 4 gusht 2020 (e martë), në Xhaminë "Ataullah Hoxha" të Studeniçanit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 22 nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program i pranishëm ishte Mr.Nexhmi ef.Ferati, referent për Arsim Fetar pranë Myftinisë së Shkupit, referenti Rexhep ef.Imeri si dhe hoxhallarë të tjerë , xhematlinjë e familjarë të nxënësve. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Mutalib Efendiu i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni solemne. Pas përfundimit të programit që ishte përgatitur, fjala e rastit i takoi referentit Mr. Nexhmi ef.Ferati i cili uroi nxënësit për këtë arritje duke çmuar lartë punën fisnike e madhështore të dy mualimë...
MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI SHPËRNDARJEN E AFËR 1000 PAKOVE TË MISHIT TË KURBANIT
Aktivitete, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI SHPËRNDARJEN E AFËR 1000 PAKOVE TË MISHIT TË KURBANIT

Sot, 1 gusht 2020, nën organizimin e Myftinisë Shkupit u shpërndanë afër 1000 pako me mish kurbani. Pakot u shpërndanë në 4 rajonet e Myftinisë së Shkupit: rajoni i qytetit, rajoni i karadakut, rajoni i karshiakës. Për shkaqe objektive, pakot e caktuara për rajonin e dërvenit do të shpërndahen ditën e nesërme. Faza e shpërndarjes u organizua në koordinim me hoxhallarët dhe kryetarët e këshilleve pranë xhamive të Myftinisë së Shkupit. Procesi filloi me caktimin paraprak të lokaliteteve në katër rajonet e Myftinisë dhe më pas u shpërndanë nëpër familjet nevojtare dhe shoqatat e personave me nevoja të veçanta. Ndryshe, Myftinia e Shkupit do të vazhdon me shpërnarjen e pakove edhe gjatë ditëve në vijim.
MYFTINIA E SHKUPIT I NDAU PAKO TË KURBANIT SHOQATËS “SOS VITA” DHE SHOQATËS “IMAGO PLUS”
Aktivitete, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT I NDAU PAKO TË KURBANIT SHOQATËS “SOS VITA” DHE SHOQATËS “IMAGO PLUS”

Përgjatë ditëve të Festës së Bajramit po vazhdon shpërndarja e pakove të mishit të kurbanit. Brenda këtij aksioni krahas besimtarëve në nevojë, përfitues ishin dy shoqatat që veprojnë në qytetin tonë. Gjatë ditës së djeshme, 1 gusht 2020, pakot me mish kurbani i pranoi shoqata e personave me nevoja të veçanta "SOS VITA - SHKUP" Pakot i pranoi kryetari i shoqatës "SOS - VITA" z.Ertan Shakiri i cili falenderoi Myftininë e Shkupit, për ndihmën e ofruar duke premtuar se këto pako do të shpërndahen tek të gjithë anëtarët që janë pjesë e aktivit të shoqatës së tyre. Sot, 2 gusht 2020 një sasi e pakove iu ndanë organizatës joqeveritare që merret me trajtimin e fëmijëve me autizëm, down sindrom dhe paralizë cerebrale "IMAGO PLUS". Me ketë rast, pakot i pranoi kryetarja e organizat...
MYFTINIA E SHKUPIT ORGANIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR HATIBËVE ME TEMË “LIGJËRIMI NË XHAMI KUNDREJT REALITETIT BASHKËKOHOR”
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT ORGANIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR HATIBËVE ME TEMË “LIGJËRIMI NË XHAMI KUNDREJT REALITETIT BASHKËKOHOR”

Më 30 Nëntor – 1 Dhjetor, në hotelin Radika – Mavrovë, Myftinia e Shkupit me sukses realizoi seminarin dyditor me temë “Ligjërimi në xhami kundrejt realitetit bashkëkohor”, seminar ky i cili filloi përgatitjet një muaj më herët në bazë të planit të Myftinisë së Shkupit, ku morrën pjesë mbi 100 hatibë që shërbejnë nëpër xhamitë e qytetit dhe fshatrave përreth. Hapjen e këtij seminari e bëri Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash tha: “ është nevojë e kohës që ne të realizojmë seminare të këtij karakteri nëpërmjet së cilave do të kontribojmë në ngritjen e nivelit të ligjerimit nëpër xhami duke përvetësuar metodat dhe mënyrat e komunikimit, që hutbeja më pas të ketë efekt më pozitiv te xhemati, e nga ana tjetër hatibët janë më meritorët të jenë pjesmarrës në organizime të këtilla seps...
Lajme, Ngjarje

MYFTINIA E BFI-SHKUP URON BESIMTARËT ME RASTIN E DITËLINDJES SË MUHAMEDIT A.S

URIM Myftinia e BFI - Shkup të gjithë besimtarëve musliman ua uron ditën e lindjes së udhërrëfyesit, Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s Муфтиството на ИВЗ - Скопје, на сите муслимани им го честита роденденот на нашиот предводник, нашиот Пејгамбер, Мухамед а.с İslam Dini Birliği Üsküp Müftülüğü, Peygamber efendimiz, önderimiz Muhammed Mustafa (s.a.v) ‘in doğum gününü Müslüman alemine tebrik eder Muftijstvo IVZ - Skoplje, svim vjernicima muslimanima čestita dan rođenja našeg uzora, našeg Poslanika, Muhammeda a.s Myftinia e BFI - Shkup   Myfti Dr.Qenan ef.Ismaili
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT ME ANËTARET E MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT ME ANËTARET E MYFTINISË SË SHKUPIT

Sot, më 22.10.2019 (e martë), Myftinia e Shkupit realizoi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj, në të cilën të pranishëm ishin Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili dhe të gjithë anëtarët e Myftinisë së Shkupit. Në këtë mbledhje rend dite ishin: Raporti mbi aktivitetet e realizuara në kuadër të sektorit fetaro-arsimor, raporti për vakufin përgjatë kësaj periudhe, raporti mbi ecurinë e punës dhe statusit të përgjithshëm të xhamive, si dhe çështje me rëndësi në lidhje me projektet e ardhëshme dhe organizimin e brendshëm të Myftinisë për tremujorin e mbetur të vitit 2019. Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili këtë periudhë e cilësoi si të suksesshme për Myftininë e Shkupit, si dhe premtoi se deri në perfundimin e aktiviteteve për vitin 2019, duke përdorur të gjithë mundësitë do të jenë edhe më të përpiktë...