Tuesday, November 17

Ngjarje

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE TË SARAJIT
Aktivitete, Ngjarje

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE TË SARAJIT

Xhamia me Dy Minare në Saraj, sot, më datë 10 qershor 2021, pas namazit të ikindisë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 21 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit Muhamed ef. Tairi. Në këtë ceremoni mori pjesë Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe xhemati i i xhamisë. Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, Muhamed ef. Tairi. Fjala e rastit i takoi Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili, i cili vlerësoi punën dhe angazhimin e madh të mualimit të xhamisë. Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e tij të palodhshme, Mu...
SEANCA E PESTË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI
Aktivitete, Ngjarje

SEANCA E PESTË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI

Sot, më 10 qershor 2021 (e enjte), para komisionit për vlerësim të hafëzllarëve pranë Myftinisë së Shkupit u realizua seanca e pestë e dëgjimit të hafizit të ri Ensar Çajani. Para fillimi të seancës së dëgjimit, fjala e rastit i takoi dr. Fatmir ef. Zaimit. Hafiz Ensar Çajani para komisionit lexoi xhuzin; 22; 23; 24 dhe 25.
SEANCA E KATËRT E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI
Aktivitete, Ngjarje

SEANCA E KATËRT E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI

Sot, më 9 qershor 2021 (mërkurë), para komisionit për vlerësim të hafëzllarëve pranë Myftinisë së Shkupit u realizua seanca e katërt e dëgjimit të hafizit të ri Ensar Çajani. Para fillimi të seancës së dëgjimit, fjala e rastit i takoi dr. Fatmir ef. Zaimi. Më pas, hafiz Ensar Çajani para komisionit lexoi xhuzin; 18, 19, 20, dhe 21.
SEANCA E TRETË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI
Aktivitete, Ngjarje

SEANCA E TRETË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI

Sot, më 8 qershor 2021 (martë), para komisionit për vlerësim të hafëzllarëve pranë Myftinisë së Shkupit u realizua seanca e tretë e dëgjimit të hafizit të ri Ensar Çajani. Para fillimi të seancës së dëgjimit, fjala e rastit i takoi H.Rexhep ef.Imeri. Më pas, hafiz Ensar Çajani para komisionit lexoi xhuzin; 13, 14, 15, 16 dhe 17.
SEANCA E DYTË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI
Aktivitete, Ngjarje

SEANCA E DYTË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI

Dje, më 7 qershor 2021 (e hënë), para komisionit për vlerësim të hafëzllarëve pranë Myftinisë së Shkupit u realizua seanca e dytë e dëgjimit të hafizit të ri Ensar Çajani. Para fillimi të seancës së dëgjimit, fjala e rastit i takoi dr. Fatmir ef. Zaimit. Hafizi para komisionit lexoi xhuzin 7, 8, 9, 10, 11, dhe 12. Dëgjimi i hafizit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Lusim Allahun xh.sh. që hafizit të i jep sukses në mbrojtjen e hifzit!
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MESNICË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MESNICË

Sot, 21 maj 2021, Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili përcolli hytben e xhumasë pranë xhematit të xhamisë së fshatit Mesnicë. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, sekretari i Myftinisë së Shkupit mr.Nexhmi ef. Ferati, dhe h.Fejsall ef. Kadriu, referent për çështjen e Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit, u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, Jusuf ef. Beqiri, këshilltarët e xhematit të kësaj xhamie dhe besimtarë të pranishëm që kishin ardhur për të dëgjuar hytben dhe për të falur namazin e xhumasë. Pas mesazhit në hytben e xhumasë, Myftiu ndau kohë që të njoftohet nga këshilltarët e xhematit mbi funskionimin e xhamisë dhe jetën fetare në këtë fshat.
RAFSHOHET PARCELA E VARREZAVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT NË FSHATIN BLLACË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

RAFSHOHET PARCELA E VARREZAVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT NË FSHATIN BLLACË

  Në prani të referentit H. Fejsall ef.Kadriu, gjatë këtyre ditëve të vikendit, e shtunë - e diel, dy ditë radhazi, janë zhvilluar intenzivisht punimet në rregullimin e fushës së varrezave në fshatin Bllacë. H. Fejsall ef. Kadriu në cilësinë e përgjegjësit për Vakufe pranë Myftinisë së Shkupit, po mbikqyr nga afër punimet që po zhvillohen në fushën e varrezave. Ky aksion për rregullimin e varrezave po realizohet me sukses falë mbështjetjes së familjes së Haxhi Çelebiut nga Saraji i Shkupit, respektivisht djalit të tij Bujar Shahini, i cili mori përsipër rregullimin e varrezave, për shpirtin e prindërve të tij. Myftinia e Shkupit falënderon z.Bujar Shahinin për kontributin e dhënë, me lutje që All-llahu ta shpërblejë me mirësitë e Tij të panumërta....
VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 20 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të qytetit, dr.Fatmir ef. Zaimi prezantoi në 5 xhami përgjatë 5 kohëve të namazit. Përgjatë vizitave të realizuara dr. Fatmir ef.Zaimi, si përgjegjës i xhamive të zonës së qytetit ndau kohë për t'u njoftuar me gjitha kërkesat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse dhe për ecurinë e punëve nëpër këto xhami: ▪︎Në kohën e faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë së Çairit. ▪︎Hytben e xhumasë e mbajti në xhaminë "Haxhi Muhjidin" - Lagjja Seravë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë 'Murat Pasha'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë 'Arasta'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë 'Hudaverdi'...
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI NAZIF”
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI NAZIF”

Sot, 7 gusht 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Rashtak Hatibi i xhamisë Florin ef.Ademi dhe xhemati i pranishëm i kësaj ane mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Në hytben e xhumasë Myftiu tha: "Ai njeri që ka ambicie për pozitë në këtë botë dhe pretendon që të bartë mbi supet e veta një amanet duhet që të i plotëson disa kritere bazë: Të jetë kompetent në atë fushë, i drejtë dhe besimtar." Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup