Tuesday, November 17

Aktivitete

MYFTIU MYSAFIR NË ALASAT M
Emisione, Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË ALASAT M

Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në emisionin në Alsat M nën udhëheqjen e gazetarit Emrah Bilali. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkëbisedoi mbi temën: Filozofia e Ramazanit. Emision ky i cili do të transmetohet në ditën e parë të Ramazanit (e hënë).
HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT
Lajme, Vizita

HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT

Me datë 6 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në Bezisten mirëpriti në takim h. Enis ef. Rama, imam në xhaminë Isa Beg në Mitrovicë të Republikës së Kosovës. Përndryshe, hoxha Enis ef. Rama është i ftuar nga këshilli i xhamisë së fshatit Bojanë për tribunë fetare.
MYFTIU MYSAFIR NË PEACE TV
Emisione, Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË PEACE TV

Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me kolegë hoxhallarë të Shkupit ishin mysafir në emisionin "Mesazhe Xhamie" në PeaceTv. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkëbisedoi mbi temën: "Xhamia, pastrim për trupin, shpritin dhe mendjen". Emision ky i cili u realizua në xhaminë Isa Beu në Shkup dhe i njëjti do të transmetohet përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit në PeaceTv.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E POSHTME
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E POSHTME

Me 4 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 37 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit "Sfillare e poshtme" te mualimi h. Muzemil ef. Osmani. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Sheip ef. Ismani i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri hfz. Sheval ef. Azizi. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!...
PËRMBYLLET AKTIVITETI “NË XHAMI SËBASHKU ME FËMIJË”
Aktivitete, Lajme

PËRMBYLLET AKTIVITETI “NË XHAMI SËBASHKU ME FËMIJË”

Me sabahun e ditës së diel, 3 Mars 2024, përmbyllet aktiviteti dedikuar fëmijëve “Në xhami së bashku me fëmijë” që realizohet në xhaminë e Mustafa Pashës, projekt ky i Myftinisë së Shkupit dhe Atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë hoxhallarët dhe këshillin e xhamisë së Mustafa Pashës që bartën këtë aktivitet ndërsa donatorëve që përkrahën, lusim Allahun t'ua shtojë pasuritë e tyre.
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “QËNDRORE” – HARAÇINË
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QËNDRORE” – HARAÇINË

Me 2 mars 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Qëndrore" - Haraçinë nga mualimja Nebehate Zendeli. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Nebehate Zendeli i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë dhe bëri duan e rastit. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme

MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 2 mars 2024 Myftinia e BFI – Shkup organizoi me sukses mbledhjen e rregullt me hoxhallarët e rajoneve të Shkupit si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse në të cilën Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili raportoi për aktivitetet e realizuara deri më tani, e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetshëm (2024/1445). Në këtë mbledhje, para të pranishmëve Myftiu paraqiti raport të përgjithshëm për vitin 2023, aktivitetet që janë realizuar, sfidat që kemi pasur vitin që përcollëm si dhe arritjet dhe sukseset tona të përbashkëta. Ai më tej i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, mbi vendimet e sjellura të Myftinisë së Shkupit, mbi mënyrën e organizimit të Ramazanit në të gjitha xhamitë e territorit të Shkupit. Në fund, u bë shpër...
DUA HATME NË XHAMINË OMER IBN ABDUL AZIZ – HASANBEG
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË OMER IBN ABDUL AZIZ – HASANBEG

Me 1 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 17 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë Omer Ibn Abdul Aziz - Hasanbeg te mualimi h. Elez ef. Aliu. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Elez ef. Aliu dhe imami i xhamisë h. Llokman ef. Aliu, të cilët ju dëshiruan mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri profesori i Medresesë Isa Beu, dr. Mevlud ef. Aliu. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli ed...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “DASHURIA NDAJ MUHAMEDIT A.S”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “DASHURIA NDAJ MUHAMEDIT A.S”

Me datë 1 mars 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 217 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Llokman ef. Abdullai, i cili do të ligjërojë në temën: "Dashuria e Muhamedit a.s". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
PËRGADITJET PËR RAMAZANIN 2024 VAZHDOJNË
Emisione, Lajme

PËRGADITJET PËR RAMAZANIN 2024 VAZHDOJNË

Me 29 shkurt 2024, Myftinia e BFI Shkup vazhdoi me përgatitjet e Ramazanit 2024. Në studion e TvMyftinia në bashkëpunim me Radio Vati realizohet video projekti "Në prag të iftarit”, me mualimet dhe hoxhallarët që trajtojnë tema nga jeta e Muhamedit alejhi selam, nën përkujdesjen e h. Rijad ef. Kalisi, hatib në xhaminë "Xhedid Isa Beg". Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit, gjatë muajit të Ramazanit në Radio Vati dhe në faqen e TvMyftinia.