Wednesday, November 18

Aktivitete

DUA HATME NË XHAMINË “QENDRORE” – HARAÇINË
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË “QENDRORE” – HARAÇINË

Me 13 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 20 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Qendrore" - Haraçinë, tek mualimi h. Idris ef. Bajrami. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Nusretullah ef. Ibrahimi, këshilli i xhamisë dhe xhematlinjë të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gj...
FALJA E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN AHMET” – KATLLANOVË
Lajme, Vizita

FALJA E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN AHMET” – KATLLANOVË

Me datë 9 shkurt 2024, në namazin e xhumasë u vizitua xhemati i xhamisë "Sulltan Ahmet" - Katllanovë, nga referentët e Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu dhe Jetmir Jakupi. Referentët e Myftinisë u mirëpriten nga hatibi i xhamisë, h. Ramadan ef. Vejseli i cili ju dëshiroi mirëseardhje. Hutben e xhumasë e mbajti h. Fejsall ef. Kadriu dhe i priu xhematit në faljen e namazit të xhumasë.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË

Më, 9 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë të fshatit "Bojanë" te mualimi h. Besar ef. Ilazi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Besar ef. Ilazi, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë, mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mualimin pë...
MYFTIU TAKOI PROFESORËT NGA ÇANAKALE
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI PROFESORËT NGA ÇANAKALE

Me datë 9 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili priti në zyrë mysafirët nga R. Turkiyes, Hikmet Şavluk ndihmës dekan, Kenan Sevinç ndihmës dekan, Yusuf Izetin Aktaş, Mustafa Dikmen, profesorë të angazhuar në fakultetin teologjik pranë universitetit “18 Mars” në Çanakale, të shoqëruar nga studentët Jusuf Beqiri dhe Jasin Kamberi. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i njoftoi për aktivitetet e Myftinisë dhe jetën fetare në Shkup. Në fund të takimit u dhuroi botimet e Myftinisë dhe i falenderoi për vizitën.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NËNSHTRIMI NDAJ ALLAHUT XH.SH”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NËNSHTRIMI NDAJ ALLAHUT XH.SH”

Më 9 shkurt 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 214 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Garib ef. Duraku, i cili do të ligjërojë në temën: "Nënshtrimi ndaj Allahut xh.sh". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “ME DY MINARE” VIZBEG
Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “ME DY MINARE” VIZBEG

Më 7 shkurt 2024, referenti Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimit h. Ibraim ef. Ibrahimi realizoi shpërndarjen e 30 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Me Dy Minare" - Vizbeg. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT LLOKË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT LLOKË

Më datë 7 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: h. Ali ef. Ziberi dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Llokë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Shaban ef. Tairi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMËRORE KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT NË XHAMINË IKRE – SARAJ
Lajme, Netët e dalluara

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMËRORE KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT NË XHAMINË IKRE – SARAJ

Më datë 6 shkurt 2024, Myftinia e BFi - Shkup në bashkëpunim me xhaminë Ikre - Saraj organizuan program fetar për gjininë femërore kushtuar natës së Israsë dhe Miraxhit, nën kujdesin e mualimes së xhamisë Xheuhere Ramani. Në fillim në emër të Myftiu të pranishmit i përshëndeti përgjegjësja e institutit të hifzit për vajza "Bezisten" hfz. Kadrije Sulejman. Këshilla drejtuar të pranishmeve kishin; profesoresha e Medresesë Isa Beu, prof. Naxhije Bakija dhe mualime Emine Duraku. Programi u begatua me perfomancen e korrit të Medresesë që me zërat e tyre freskuan të pranishmit me kuran dhe ilahi. Duan e kësaj nate të begatshme e mbajti hfz. Haxhere Sulooxha Veseli.
MANIFESTIM TRADICIONAL PËR GJININË FEMËRORE NË XHAMINË ISA BEU KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT
Lajme, Netët e dalluara

MANIFESTIM TRADICIONAL PËR GJININË FEMËRORE NË XHAMINË ISA BEU KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT

Më datë 6 shkurt 2024, Myftinia e Shkupit në koordinim me paralelen e vajzave të Medresesë Isa Beu realizuan program fetarë kushtuar Israsë dhe Miraxhit. Fjalë përshëndetëse në emër të drejtorit të Medresesë Isa Beu, pati kordinatorja e Medresesë, mr. Nurten Shehi Sakipi, në fjalën e saj falenderoi Myftininë e Shkupit për bashkëpunimin, ua uroi natën e Israsë dhe Miraxhit, me lutje që çdo natë në jetën e tyre të jetë Miraxh. Programi u zbukurua me performancen e korrit të Medresë që me zërat e tyre freskuan të pranishmit me kuran dhe ilahi. Këtë manifestim e begatuan edhe prezenca e profesoreshave të Medresesë, mualimet që veprojnë në kuadër të Myftinisë dhe nxënëset e Medresesë Isa Beu.
MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI – JA KUSHTUAR ISRASË DHE MIRAXHIT
Lajme, Netët e dalluara

MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI – JA KUSHTUAR ISRASË DHE MIRAXHIT

Më datë 6 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e referentëve, h. Fejsall ef. Kadriu dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në panelin shkencor të organizuar nga rijaseti i BFI - së dhe Myftinia e BFI - Dibër kushtuar "Israsë dhe Miraxhit" nën kujdesin e kryetarit të BFI-së h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Pjesëmarrës në këtë panel ishin myftinjë të BFI-së, profesorë, mysafirë, nxënës dhe shumë xhemat. Ky panel shkencor u realizua në xhaminë Sahat Kulla - Dibër, ku panelist ishin; dr. Selver ef. Xhemaili, Myfti i Tetovës; mr. Qamil ef. Rushiti, Myfti i Kërçovës; doc. dr. Ziber ef. Lata, profesor i FSHI - së, ndërsa me ilahi porformuan kori i Medreses Isa Beu - Shkup.