Wednesday, November 18

Aktivitete

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE
Lajme, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE

Të mërkurën, më 13 tetor 2021, Myftiu priti në takim Dr. Skender Asanin – Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup; Dr. Sevdail Demirin– Kryetar i Këshillit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve; dhe z.Sabaatin Nuhiju, nëpunës pranë ITSHKSH. Në këtë takim, Myftiu u njoftua hollësisht për angazhimin dhe veprimtarinë e gjërë të ITSHKSH. Më pas, Myftiu foli mbi ecurinë e aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit, sfidat që e kanë shoqëruar veprimtarinë tonë, rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe dhe planet për të ardhmen. Të dyja palët, shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim konkret në të ardhmen në këmbimin e përvojave në drejtim të shtimit të projekteve të përbashkëta për sensibilizimin e opinionit...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HAXHI SABRI” NË FSHATIN BATINCË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HAXHI SABRI” NË FSHATIN BATINCË

Të mërkurën, më 13 tetor 2021, kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar i komisionit; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Haxhi Sabri”. Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Hfz. Ramadan ef. Asani. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Hfz. Ramadan Asanin për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë gjithë këtij procesi, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme!
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KASIM BEU” – LAGJJA GAZIBABË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KASIM BEU” – LAGJJA GAZIBABË

Më 13 tetor 2021, (e mërkurë), kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Kasim Beu”. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Hfz.Vedat ef. Skenderi. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Vedat Efendiun për kontributin e dhënë, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtejshme.
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE – SARAJ
Aktivitete, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE – SARAJ

Dje, më 8 tetor 2021, e xhuma, sekretari i Myftinisë, Mr. Nexhmi ef. Ferati, njëherit referent i rajonit të Dërvenit, i shoqëruar nga referenti Fejsall ef. Kadriu, vizituan Xhaminë Me Dy Minare të Sarajit. Përgjatë kësaj vizite, në emër të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili, Nexhmi Efendiu ndau mirënjohje këshillit të vjetër të xhamisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë si këshill i xhamisë ndërsa vendimin e këshillit të ri e ndau referenti Fejsall ef. Kadriu. Vlen të theksohet se këshilli i ri i përkohshëm me në krye haxhi Xhemali Veselin është zgjedhur deri në ditën e organizimit të zgjedhjeve të reja nga BFI në nivel republikan në të gjitha xhamitë e vendit. Këshillit të sapoemëruar i dëshirojmë suksese në punën e mëtutjeshme....
EDICIONI I 103-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”: LUTJA E BESIMTARIT
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 103-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”: LUTJA E BESIMTARIT

Myftinia e Shkupit, sot, më 8 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz. Irfan ef. Sulejmani, do të emeton edicionin e 103- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Hfz. Avni ef. Asani, imam pranë Xhamisë së Re të Çairit. “Lutja e besimtarit është tema që trajtoi Hfz. Avni ef. Asani enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë e luitje të pranuara!
MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAU KUR’ANA ME LOGO TË MYFTINISË
Aktivitete, Vizita

MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAU KUR’ANA ME LOGO TË MYFTINISË

Më 6 tetor 2021, referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit, hfz. Irfan ef. Sulejmani, i shoqëruar nga referenti Arment Halimi, me kërkesë të mualimit hfz. Huzri Idrizi të xhamisë "En -Nur" të fshatit Bukoviq dhe mualimit të xhamisë "Lejletul Kadër" të fshatit Kopanicë, Ahmet ef. Çilafi, u bë shpërndarja e Kuranave me logo të Myftinisë së Shkupit, dedikuar nxënësve si shpërblim që përfunduan Elifbanë dhe si shpërblim nga Myftinia për suksesin e arritur në mësimin e fjalës së Allahut të Lartëmadhëruar.  
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KARSHIAKA” NË FSHATIN BATINCË
Aktivitete, Lajme, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KARSHIAKA” NË FSHATIN BATINCË

Sot, më 2 tetor 2021 (e shtunë), kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Karshiaka’ të fshatit Batincë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Rasim ef. Ademi. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Rasim Efendiun për kontributin e tij ndërsa nxënësve u dëshirojmë  shëndet e suksese të mëtejshme. Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Karshiaka” në fshatin Batincë
EDICIONI I 102-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”
Emisione

EDICIONI I 102-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”

Myftinia e Shkupit, sot, më 1 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, hfz. Irfan ef. Sulejmani,  emetoi edicionin e 102- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë". I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Shaban ef. Tairi, hatib në xhaminë e fshatit Llokë. “Dhuna ndaj familjes" është tema që trajtoi Shaban Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë!
DIPLOMON GJENERATA E KATËRT PRANË MEKTEBIT “DRITA” NË SHKUP
Aktivitete, Lajme

DIPLOMON GJENERATA E KATËRT PRANË MEKTEBIT “DRITA” NË SHKUP

Më 28 shtator 2021 (e martë) pas faljes së namazit të ikindisë, në Xhaminë e Re të lagjes së Çairit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 41 nxënësve pranë mektebit “Drita”. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit të Hifzit "Hfz. Ismail Efendiu", hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua imami i xhamisë Hfz. Avni ef. Asani. Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili uroi Hfz. Sabaatin ef. Nuhijun për kontributin e tij ,prindërit e nxënësve për angazhimin e tyre si dhe nxënësit për dijen e fituar. ...
EDICIONI 101 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”
Emisione

EDICIONI 101 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”

Myftinia e Shkupit, sot, më 24 shtaror 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, hfz. Irfan ef. Sulejmani,  emetoi edicionin e 101- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë". I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Nusret ef. Fazliu, hatib në xhaminë vjetër të fshatit Kondovë. “Rëndësia e xhamisë në përceptimet Kur’anore" është tema që trajtoi Nusret Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Allahu jua pranoftë lutjet e kësaj dite të bekuar! Xhuma të begatë!