Wednesday, November 18

Aktivitete

KËSHILLA E XHUMASË: NJË JETË TJETËR NA PRET
Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: NJË JETË TJETËR NA PRET

Myftinia e Shkupit, sot, më 5 nëntor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, do të emeton edicionin e 107- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Ali ef. Ziberi hatib dhe imam pranë Xhamisë "Hixhri" në fshatin Kondovë. “Një jetë tjetër na pret" është tema që trajtoi Ali ef. Ziberi enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë e lutje të pranuara!
VIZITOHEN XHAMITË E LAGJES GAZI BABË
Aktivitete, Vizita

VIZITOHEN XHAMITË E LAGJES GAZI BABË

Më 29 tetor 2021, (e xhuma) , referenti i rajonit të qytetit, dr.Fatmir ef. Zaimi prezantoi në 5 xhami përgjatë 5 kohëve të namazit. Përgjatë vizitave të realizuara nëpër xhamitë e lagjes Gazibabë, dr. Fatmir ef. Zaimi, si përgjegjës i xhamive të zonës së qytetit ndau kohë për t'u njoftuar mbi kërkesat dhe sfidat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse të xhamive. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë “Hatunxhuk”; ▪︎Hytben e xhumasë e mbajti në xhaminë "Kapixhi Hamza"; ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë Haxhi Qazim'; ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë 'Haxhi Jonuz'; ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi ...
EDICIONI I 106-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Emisione, Galeria

EDICIONI I 106-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, më 29 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 106- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim pranë Xhamisë së fshatit Llokë. “Përmbajtjet eksplicite në media, kërcënim ndaj moralit shoqëror" ishte tema që trajtoi Shaban Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Myftinia e Shkupit ju uron xhuma të begatë e lutje të pranuara!
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ATAULLAH HOXHA – STUDENIÇAN
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ATAULLAH HOXHA – STUDENIÇAN

Xhamia “Ataullah Hoxha” në fshatin Studeniçan, sot, më datë 28 tetor 2021, realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 20 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit Mutalip ef. Ademi. Këtë ceremoni e nderoi prezenca e Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili që krahas agjendës së ngarkuar sot, arriti që të jetë i pranishëm në pjesën e fundit të këtij manifestimi. Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, Mutalip ef. Ademi. Në fillim, fjala e rastit i takoi sekretarit Mr. Nexhmi ef. Feratit, i cili në emër të Myftiut vlerësoi punën dhe angazhimin e mualimit të xhamisë dhe para xhematit të pranishëm shprehi mirënjohje për kontributin e tij të dhënë gjeneratë pas gjenerate. Pastaj, theksoi vler...
MYFTIU I SHKUPIT DR. QENAN EF. ISMAILI NIKOQIR I DREJTORIT GJENERAL TË VAKËFEVE TË TURQISË Z. BURHAN ERSOJ
Lajme, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT DR. QENAN EF. ISMAILI NIKOQIR I DREJTORIT GJENERAL TË VAKËFEVE TË TURQISË Z. BURHAN ERSOJ

Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili, sot, më 28 tetor 2021, priti në Shkup z. Burhan Ersoj, Drejtor Gjeneral i Vakëfeve të Republikës së Turqisë, i shoqëruar nga nga znj. Shengjyl Konxhagjyl zëvendës Drejtore e sektorit për vepra dhe ndërtime artistike, z. Akif Solmaz - inxhinier i ndërtimtarisë dhe z. Abdullah Bekirli, zëvendës Shef i Kabinetit. Në fillim të takimit, Myftiu u dëshiroi mirëseardhje musafirëve të nderuar, dhe i njoftoi mbi veprimtarinë e gjërë të Myftinisë, e në veçanti për mbarështimin e vakëfit të Shkupit dhe planet për të ardhmen; duke i informuar nga dora e parë mbi gjendjen e xhamive, objekteve dhe monumenteve historike që disponon Myftinia e Shkupit. Të dyja palët, u dakorduan për bashkëpunim më të thellë në projekte konkrete në të ardhmen. Në...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HIXHRI” TË FSHATIT KONDOVË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HIXHRI” TË FSHATIT KONDOVË

Më 26 tetor 2021 (e martë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Arife A. Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë "Hixhri" të fshatit Kondovë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Mësimin e leximit të Kuramit Famëlartë dhe Bazat e mësim-besimit islam i mësuan nga mualimja Hasije Iseni. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
EDICIONI I 105-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 105-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, sot, më 22 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 105- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Hfz. Ibrahim ef. Ibrahimi hatib imam pranë Xhaminë e fshatit Lisiçe. “Na mjafton Allahu" është tema që trajtoi Ibrahim Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë e lutje të pranuara!
MANIFESTIMI ME RASTIN E MEVLUDIT NË XHAMINË “AXHALLA” NË SHKUP
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MANIFESTIMI ME RASTIN E MEVLUDIT NË XHAMINË “AXHALLA” NË SHKUP

Për nderë të ditës së lindjes së Pejgamberit tone, Muhamedit a.s, sot, 19 tetor 2021, pas namazit të ikindisë, në xhaminë “Allaxha” në Shkup, organizuam manifestimin tradicional kushtuar kësaj ngjarje të madhështore. Në mesin e besimtarëve të pranishëm, hoxhallarë e hafëzllarë, i pranishëm në këtë manifestim ishte kryetari, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit dr. Abdulkerim Iseni dhe Sekretari Gjeneral pranë BFI-së Irsal ef. Jakupi ; atasheu pranë Ambasadës së Turqisë z. Osman Mesten, si dhe hatibi i xhamisë Llokman ef. Kamberi. Programi është hapur me një ashere të kënduar nga hfz.Bejtulla ef. Selmani, imam i xhamisë ‘Allaxha’. Për ta bërë edhe më të begatshëm këtë manifestim me Kur’an, Mevlud, Ilahi, në programin e sotëm prezentuan hoxhallarët e...
EDICIONI I 104-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”: LINDJA E PEJGAMBERIT A.S
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 104-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”: LINDJA E PEJGAMBERIT A.S

Myftinia e Shkupit, më 15 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz. Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 104- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Samedin ef. Ismaili, hatib imam pranë Xhamisë me Dy Minare në fshatin Luboten. “Lindja e Pejgamberit a.s" është tema që trajtoi Samedin Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë e luitje të pranuara!
KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “ATAULLAH HOXHA” NË STUDENIÇAN
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “ATAULLAH HOXHA” NË STUDENIÇAN

Të mërkurën, më 13 tetor 2021, kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar i komisionit; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Ataullah Hoxha". Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Mutalib ef.Ademi Lusim All-llahun e Madhëruar që ta shpërblejë Mutalib Efendiun për kontributin e tij, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese në rrugëtimin e tyre të dijes!