Tuesday, November 17

Aktivitete

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME
Aktivitete

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME

Më 20 nëntor 2020, (e xhuma), Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Konjare e Poshtme. Hatibi i xhamisë Amer Fekiq dhe xhemati i pranishëm i kësaj ane mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Pas namazit të xhumasë Myftiu ndau kohë për të dëgjuar për së afërmi kërkesat e këshillit dhe hatibit të xhamisë.  
EDICIONI 65 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete

EDICIONI 65 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 20 nëntor 2020, (e xhuma) nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef. Imeri transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë". Mysafir në edicionin e 65 - të të emisionit është Shpend ef. Zeneli, hatib në xhaminë "Haxhi Azem" - Shkup. Tema: "Haseti, sëmundje në çdo kohë" Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 12:00. Dëgjim të këndshëm dhe lutje të pranuara! Xhuma të begatë!
MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme

MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 16 nëntor (e hënë), nën udhëheqjen e Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili u realizua mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinisë së Shkupit kushtuar aktiviteteve të realizuara brenda periudhës tremujore nga mbledhja e fundit deri më sot. Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili në fillim të mbledhjes, lexoi vendimet e mbledhjes së fundit (e mbajtur më 13 gusht 2020), njëkohësisht kërkoi miratimin e procesverbalit. Në pikën e radhës të rendit të ditës Myftiu informoi të pranishmit për aktivitetet e realizuara deri më tani bazuar në planin njëvjeçar të këtij viti. Në pikën tjetër të rendit të ditës, Myftiu shpalosi aktivitetet që planifikohen të realizohen deri në fund të këtij viti. Si pikë e radhës e rendit të ditës ishin zhvillimet e fundit në Rijasetin e BFI-së dhe organizimin e zgjedhjeve për ...
Aktivitete

VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 13 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të Karadakut, H.Fejsall ef.Kadriu prezantoi në 4 xhami përgjatë 4 kohëve të namazit. Përgjatë vizitave të realizuara Fejsall Efendiu, si përgjegjës i xhamive të zonës së Karadakut ndau kohë për tu njoftuar me gjitha kërkesat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse dhe ecurinë e punëve nëpër këto xhami: ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e fshatit Idrizovë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Trubarevë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit, vizitoi xhematin e xhamisë Konjare e Mesme. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë së Konjare e Poshtme.  ...
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT IDRIZOVË
Aktivitete, Lajme

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT IDRIZOVË

Më 13 nëntor 2020, (e xhuma), Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Idrizovë. Hatibi i xhamisë Bajram ef.Bejta, i shoqëruar dhe xhemati i pranishëm i kësaj ane mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Mes tjerash, në hytben e xhumasë Myftiu tha: "Pasqyra e imanit dhe zemrës së besimtarit të vërtetë pasqyrohet nëpërmjet ndjenjenjës se dhembshurisë dhe sakrificës që posedon ndaj tjetrit.”
EDICIONI 64 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Lajme

EDICIONI 64 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 13 nëntor 2020, (e xhuma) nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef. Imeri transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë". Mysafir në edicionin e 64- të të emisionit është Abdusamed ef.Zeqiri, hatib në xhaminë "Mustafa Pasha" - Shkup. Tema: "Momentet e humbjes së vetbesimit" Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 12:00. Dëgjim të këndshëm dhe lutje të pranuara! Xhuma të begatë!
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Me Dy Minare” Saraj
Aktivitete, Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Me Dy Minare” Saraj

Sot, 9 tetor 2020 (e hënë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera Asani dhe Arife Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të "Xhamisë me Dy Minare" - Saraj. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Gjuhere Huseini Ramani. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimen me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në jetë!
VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme

VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

  Më 6 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të Dërvenit, Rexhep ef.Imeri, prezantoi në 4 xhami përgjatë 4 kohëve të namazit. Përgjatë këtyre vizitave ndau kohë për të bashkëbiseduar me besimtarët si dhe për t'u njoftuar me gjitha sfidat që ballafaqohen këshillet e xhamive në mbarëvajtjen e punës së xhamive të tyre. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e fshatit Arnaqi e Poshtme. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë së Arnaqisë së Epërme, me ç'rast vizitoi dhe xhaminë e re që së shpejti do ti hap dyert për besimtarët. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit, vizitoi xhematin e xhamisë së Lubinit. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Shish...
EDICIONI 63 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI 63 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 6 nëntor 2020, (e xhuma) nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef. Imeri transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë". Mysafir në edicionin e 63- të të emisionit është Rasim ef. Ademi, hatib në xhaminë "Karshiaka" - Batincë. Tema: "Falu njerëzve dashuri" Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 12:00. Dëgjim të këndshëm dhe lutje të pranuara! Xhuma të begatë!
REAGIM
Aktivitete

REAGIM

Islami si fe e paqes dënon dhe nuk pranon asnjë akt dhune, që mund të shërbejë për arritjen e qëllimeve të caktuara, përfshirë edhe ato që kryhen në emër të fesë.Feja islame thërret në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave universale njerëzore, të cilat paraqesin edhe objektivat kryesore të mësimeve profetike e urdhërit të Zotit, e që populli ynë shqiptar e ka ruajtur si vlerë parësore paqën, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare.   Urrejtja, terrori dhe dhuna nuk kanë fe, etni, e as racë; ato janë vepra të shëmtuara dhe si të tilla duhet të dënohen.   Paqen e kemi amanet nga All-llahu , çdokush që tradhëton këtë amanet, ka tradhëtuar All-llahun!   Dhashtë Zoti që në këtë botë të mbretërojë paqja dhe dashuria!   Dr.Qenan ef. Ismaili Myfti i Shkupit...