Tuesday, November 17

Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HATMES TË MEKTEBIT TË XHAMISË SË TRETË – SARAJ
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HATMES TË MEKTEBIT TË XHAMISË SË TRETË – SARAJ

Më 31 tetor 2020 (e shtunë) u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 12 nxënësve pranë mektebit të Xhamisë së III-të Sarajit. Programi filloi me disa sure nga Kurani dhe dituritë e fituara në mekteb.   Të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimi Shaban ef. Tairi Fjala e rastit i takoi referentit Mr. Nexhmi ef. Ferati i cili uroi prindërit, mualimin dhe nxënësit për ceremoninë në fjalë. Gjithashtu uroi edhe mualimin për kontributin e dhënë vite me radhë në këtë mekteb. Duanë e hatmes e bëri referenti Rexhep ef. Imeri.   Për fund, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma ndërsa mualimit iu nda mirënjohje dhe libër në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë në ...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NGA MEKTEBI “FATIH SULLTAN MEHMED” BATINCË
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NGA MEKTEBI “FATIH SULLTAN MEHMED” BATINCË

Më 31 tetor 2020 (e shtunë), në Xhaminë Fatih Sulltan Mehmed në Batincë u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 27 nxënësve pranë mektebit 'Fatih S. Mehmed' të fshatit Batincë- komuna e Studeniçanit. Të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimi Ramadan ef. Hajredini. Fjala e rastit i takoi Myftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i cili foli për rëndësinë e mësimbesimit islam nëpër mektebe edhe përmes aplikacionit online dhe sot në këtë ditë flasin veprat. Gjithashtu uroi edhe mualimin në fjalë për kontributin e dhënë vite me radhë në këtë mekteb. Duanë e hatmes e bëri referenti Rexhep ef. Imeri. Për fund, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma ndërsa mualimit iu nda mirënjohje dhe libër...
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI NAZIF”
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI NAZIF”

Sot, 7 gusht 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Rashtak Hatibi i xhamisë Florin ef.Ademi dhe xhemati i pranishëm i kësaj ane mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Në hytben e xhumasë Myftiu tha: "Ai njeri që ka ambicie për pozitë në këtë botë dhe pretendon që të bartë mbi supet e veta një amanet duhet që të i plotëson disa kritere bazë: Të jetë kompetent në atë fushë, i drejtë dhe besimtar." Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
EDICIONI I 39 – TË I EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 39 – TË I EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

Sonte, е enjte (6 gusht 2020) transmetohet edicioni i 39 - të në kuadër të emisionit edukativo – fetar “Drita e Jetës” nën udhëheqjen e Valbona Zunçe – Pajazitit. I ftuar në emisionin e sontëm Emran ef.Hoxha, hatib në xhaminë 'Dudije' - f.Rashçe Tema: "Lumturia në islam" Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 – 22:30, në valët e Radio Shkupit. Na ndiqni!
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”- FSHATI STUDENIÇAN
Aktivitete, Ngjarje

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”- FSHATI STUDENIÇAN

Sot, më 4 gusht 2020 (e martë), në Xhaminë "Ataullah Hoxha" të Studeniçanit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 22 nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program i pranishëm ishte Mr.Nexhmi ef.Ferati, referent për Arsim Fetar pranë Myftinisë së Shkupit, referenti Rexhep ef.Imeri si dhe hoxhallarë të tjerë , xhematlinjë e familjarë të nxënësve. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Mutalib Efendiu i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni solemne. Pas përfundimit të programit që ishte përgatitur, fjala e rastit i takoi referentit Mr. Nexhmi ef.Ferati i cili uroi nxënësit për këtë arritje duke çmuar lartë punën fisnike e madhështore të dy mualimë...
MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI SHPËRNDARJEN E AFËR 1000 PAKOVE TË MISHIT TË KURBANIT
Aktivitete, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI SHPËRNDARJEN E AFËR 1000 PAKOVE TË MISHIT TË KURBANIT

Sot, 1 gusht 2020, nën organizimin e Myftinisë Shkupit u shpërndanë afër 1000 pako me mish kurbani. Pakot u shpërndanë në 4 rajonet e Myftinisë së Shkupit: rajoni i qytetit, rajoni i karadakut, rajoni i karshiakës. Për shkaqe objektive, pakot e caktuara për rajonin e dërvenit do të shpërndahen ditën e nesërme. Faza e shpërndarjes u organizua në koordinim me hoxhallarët dhe kryetarët e këshilleve pranë xhamive të Myftinisë së Shkupit. Procesi filloi me caktimin paraprak të lokaliteteve në katër rajonet e Myftinisë dhe më pas u shpërndanë nëpër familjet nevojtare dhe shoqatat e personave me nevoja të veçanta. Ndryshe, Myftinia e Shkupit do të vazhdon me shpërnarjen e pakove edhe gjatë ditëve në vijim.
MYFTINIA E SHKUPIT I NDAU PAKO TË KURBANIT SHOQATËS “SOS VITA” DHE SHOQATËS “IMAGO PLUS”
Aktivitete, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT I NDAU PAKO TË KURBANIT SHOQATËS “SOS VITA” DHE SHOQATËS “IMAGO PLUS”

Përgjatë ditëve të Festës së Bajramit po vazhdon shpërndarja e pakove të mishit të kurbanit. Brenda këtij aksioni krahas besimtarëve në nevojë, përfitues ishin dy shoqatat që veprojnë në qytetin tonë. Gjatë ditës së djeshme, 1 gusht 2020, pakot me mish kurbani i pranoi shoqata e personave me nevoja të veçanta "SOS VITA - SHKUP" Pakot i pranoi kryetari i shoqatës "SOS - VITA" z.Ertan Shakiri i cili falenderoi Myftininë e Shkupit, për ndihmën e ofruar duke premtuar se këto pako do të shpërndahen tek të gjithë anëtarët që janë pjesë e aktivit të shoqatës së tyre. Sot, 2 gusht 2020 një sasi e pakove iu ndanë organizatës joqeveritare që merret me trajtimin e fëmijëve me autizëm, down sindrom dhe paralizë cerebrale "IMAGO PLUS". Me ketë rast, pakot i pranoi kryetarja e organizat...
EDICIONI I 38 – TË I EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 38 – TË I EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

Sonte, е enjte (16 korrik 2020) transmetohet edicioni i 38 - të në kuadër të emisionit edukativo – fetar “Drita e Jetës” nën udhëheqjen e Valbona Zunçe – Pajazitit. I ftuar në emisionin e sontëm Ali ef. Ziberi, hatib në xhaminë “Hixhri” fshati Kondovë. Tema: ” Modestia" Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 – 22:30, në valët e Radio Shkupit. Na ndiqni! Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
MYFTIU DR. QENAN EF.ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “MEHMED EF. SADIK” TË VIZBEGUT
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU DR. QENAN EF.ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “MEHMED EF. SADIK” TË VIZBEGUT

Sot, 10 korrik 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë “Mehmed ef. Sadik” të lagjes Vizbeg. Hatibi i xhamisë Besnik ef. Hajrullahu i shoqëruar nga imami i xhamisë Xhevahir ef. Kamberi dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Myftiu ndau kohë për të bisesuar me besimtarët e pranishëm për t'u njoftuar për së afërmi me ecurinë e punës në këtë xhami dhe kërkesat e besimtarëve të kësaj ane. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup