Tuesday, November 17

Aktivitete

KANDIDATI PËR HAFIZ HUBEJB ALILI KALOI PROVIMIN E PARË PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Aktivitete

KANDIDATI PËR HAFIZ HUBEJB ALILI KALOI PROVIMIN E PARË PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

  Sot, me datë 29 mars 2021 (e hënë), komisioni hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë bëri testimin e kandidatit Hubejb Alili. Pas provimit të realizuar, anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati i plotëson kriteret për të filluar me seancat dëgjimore duke filluar nga ditët në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi nga ana e Myftinisë së Shkupit. Hubejb Alili hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Abdulkerim ef. Ebibi. Hifzin e filloi më 07 korrik 2018 dhe e mbaroi më 29 shtator 2020. Lusim All-llahun xh.sh. që kandidati t’i jep sukses në mbrojtjen e hifzit gjatë seancave të dëgjimit!...
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË FSHATIT DRAÇEVICË – KOMUNA E STUDENIÇANIT
Aktivitete

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË FSHATIT DRAÇEVICË – KOMUNA E STUDENIÇANIT

  Sot, më datë 26 mars 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit, dr.Fatmir ef.Zaimi vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Draçevicë të Karshijakës së Shkupit, me rastin e emërimit të Berat ef.Sadikit; hatib, imam dhe mualim pranë kësaj xhamie. Para faljes së namazit të xhumasë, dr.Fatmir ef. Zaimit në fjalën e tij të mbajtur para xhematit të pranishëm, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Berat Efendiu pasi pranoi autorizimin, mes tjerash falenderoi Myftiun e Shkupit, dr.Qenan ef.Ismaili për besimin e dhënë dhe para gjithë xhematit të pranishëm deklaroi se këtë detyrë do ta kryen me nder d...
DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË QENDRORE TË FSHATIT KOPANICË
Aktivitete

DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË QENDRORE TË FSHATIT KOPANICË

Në xhaminë Qendrore të fshatit Kopanicë, më datë 26 mars 2021, para namazit të xhumasë në prani të Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili u realizua duaja e hatmes me rastin e diplomimit të gjashtë nxënësve në bazat e mësim-besimit islam të nxënësve që kanë ndjekur pranë mualimit të tyre Sheip ef. Isaki. Në fillim të programit, me fjala mirëseardhëse në emër të këshillit të xhamisë dhe xhematit të pranishëm i takoi Sheip Efendiut, i cili mes tjerash falenderoi Myftiun dr.Qenan ef. Ismailin, sekretarin e Myftinisë Mr.Nexhmi Feratin dhe referentin z.Arment Halimi për prezencën e tyre në këtë solemnitet. Në përmbyllje të ceremonisë gjithë të diplomuarve Myftiu iu ndau diploma, ndërsa mualimit Sheip ef. Isakut i ndau mirënjohje me lutje që Allahu t'ia shpërblejë kontributin e tij e ...
Ceremonia e Hifzit të hafizit të ri Amar Murati
Aktivitete

Ceremonia e Hifzit të hafizit të ri Amar Murati

  Me një ceremoni fetare të organizuar nga Myftinia e Shkupit, më datë 8 mars 2021, në Xhaminë e Mustafa Pashës, u promovua edhe hafizi më i ri i Shkupit, hfz. Amar Murati. Në këtë ceremoni, në një ambient gëzimi në Xhaminë e Mustafa Pashës, prezentë ishin Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, kryetari i Kuvendit h.Fejsall ef. Kadriu, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Evzal ef. Sinani, Myftiu i Gostivarit Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Qamil ef.Rushiti, Kryetari i OH Hilal Fadil ef. Ramadani, profesorë nga FSHI dhe Medreseja Isa Beu, dhe shumë mysafirë e besimtarë.   Programi filloi me Fjalën e All-llahut , me ashere të lexuar nga Hfz.Xhemail ef.Nuhiju,përgjegjës i Institutit "Ismail Efendiu". Në emrin e Myftiut të Shkupit,...
RAFSHOHET PARCELA E VARREZAVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT NË FSHATIN BLLACË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

RAFSHOHET PARCELA E VARREZAVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT NË FSHATIN BLLACË

  Në prani të referentit H. Fejsall ef.Kadriu, gjatë këtyre ditëve të vikendit, e shtunë - e diel, dy ditë radhazi, janë zhvilluar intenzivisht punimet në rregullimin e fushës së varrezave në fshatin Bllacë. H. Fejsall ef. Kadriu në cilësinë e përgjegjësit për Vakufe pranë Myftinisë së Shkupit, po mbikqyr nga afër punimet që po zhvillohen në fushën e varrezave. Ky aksion për rregullimin e varrezave po realizohet me sukses falë mbështjetjes së familjes së Haxhi Çelebiut nga Saraji i Shkupit, respektivisht djalit të tij Bujar Shahini, i cili mori përsipër rregullimin e varrezave, për shpirtin e prindërve të tij. Myftinia e Shkupit falënderon z.Bujar Shahinin për kontributin e dhënë, me lutje që All-llahu ta shpërblejë me mirësitë e Tij të panumërta....
MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF.ISMAILI DHE REFERENTËT E MYFTINISË URUAN REISUL ULEMANË PËR DETYRËN E RE
Aktivitete, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF.ISMAILI DHE REFERENTËT E MYFTINISË URUAN REISUL ULEMANË PËR DETYRËN E RE

  Dje, e hënë (30 nëntor 2020), Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, takoi Reisul Ulemanë H.Hfz.Shaqir ef.Fetahun, për ta uruar me rastin e emërimit të tij, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame. Me një pritje të përzemërt u mirëpritëm nga Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në fillim të takimit, falënderoi për vizitën dhe foli mbi mbarëvajtjen e proceseve në Bashkësinë Fetare Islame. Në takim, Myftiu në emër të të gjithë të pranishmëve shprehi gatishmërinë për mbështetje të plotë në gjitha sfidat që do ta shoqërojnë institucionin , gjithmonë duke ruajtur unitetin dhe frymën e bashkëpunimit për një përfaqësim sa më dinjitoz të Bashkësisë Fetare Islame në vend e më gjërë, vetëm për të vetmin qëllim - për...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E EPËRME
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E EPËRME

  Më 28 nëntor 2020 (e shtunë), në Xhaminë Sfillares së Epërme të Sarajit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 19 nxënësve pranë mektebit të xhamisë në fjalë. Të gjithë nxënësve nga anëtaret e komisionit iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimja Lulzime Metushi. Për fund mualimes iu nda mirënjohje dhe libër në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në këtë mekteb. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u japë suksese dhe shëndet ndërsa mualimen Allahu ta shpërblen në dy botët.
Aktivitete

MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË MESXHIDIN E LAGJES MAXHARI

Në këtë ditë të bekuar të javës, përkushtimi për të qenë më afër xhematit nuk mungoi. Dje, më datë 27 Nëntor 2020, me një mikpritje të ngrohtë vëllazërore dhe dashamirësi, xhemati dhe këshilli i Mesxhidit në lagjen Maxhari si dhe hatibi Kamber ef.Zekir i dëshiruan mirëseardhje dhe falenderuan Myftiun për vizitën e tij. Besimtarët e pranishëm patën nderin që të dëgjojnë mesazhin e hutbes së ditës së xhuma nga Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili. Përgjatë kësaj vizite Myftiu u informua nga afër për sfidat me të cilat ballafaqohen besimtarët e kësaj lagje. Myftiu në këtë vizitë u shoqërua nga referenti i Myftinisë, dr.Fatmir ef.Zaimi.
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Sfillare e Poshtme”.
Aktivitete

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Sfillare e Poshtme”.

Sot, 25 nëntor 2020 (e mërkurë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera Asani dhe Arife Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë " Sfillare e Poshtme"- komuna Saraj. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Lulzime Metushi. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimen me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në jetë!
VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 20 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të qytetit, dr.Fatmir ef. Zaimi prezantoi në 5 xhami përgjatë 5 kohëve të namazit. Përgjatë vizitave të realizuara dr. Fatmir ef.Zaimi, si përgjegjës i xhamive të zonës së qytetit ndau kohë për t'u njoftuar me gjitha kërkesat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse dhe për ecurinë e punëve nëpër këto xhami: ▪︎Në kohën e faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë së Çairit. ▪︎Hytben e xhumasë e mbajti në xhaminë "Haxhi Muhjidin" - Lagjja Seravë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë 'Murat Pasha'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë 'Arasta'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë 'Hudaverdi'...