Tuesday, November 17

Aktivitete

SEANCA E DYTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Aktivitete

SEANCA E DYTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 16 qershor 2020 (e martë), pas namazit të drekës komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit vazhdoi me seancën e dytë të dëgjimit të kandidatit Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 8, 9, 10,11, 12, 13 dhe 14 nga Kurani Famëlartë Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup  
U.D. REISUL ULEMA H.HFZ. SHAQIR EF. FETAHU U MIRËPRIT NGA MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS
Aktivitete

U.D. REISUL ULEMA H.HFZ. SHAQIR EF. FETAHU U MIRËPRIT NGA MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS

Sot, (e xhuma), 12 qershor 2020, në kohën e faljes së namazit të xhumasë, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetahu u mirëprit nga Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili dhe operativa e Myftinisë, në xhaminë e Mustafa Pashës. Reisi ishte i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiu i Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi, Myftiu i Kumanovës h.Abedin ef. Imeri dhe bashkëpunëtorët tjerë të BFI -së. Në fillim, hatibi i xhamisë Abdusamed ef. Zeqiri në rolin e nikoqirit para besimtarëve falenderoi Reisin për nderin e tij, si dhe Myftiun që përzgjodhi xhematin e xhamisë së Mustafa Pashës për ta vizituar. Më pas, me fjalë përshëndetëse Myftiu Dr. Qenan ef.Ismaili falenderoi hatibin, këshillin e xhamisë për pritjen vëllazërore, për rendin në xhami, kujdesin e tyre në respektimin e të gjitha rekoman...
U.D REISUL ULEMA H.HFZ SHAQIR EF. FETAHU U MIRËPRIT NGA MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS
Aktivitete

U.D REISUL ULEMA H.HFZ SHAQIR EF. FETAHU U MIRËPRIT NGA MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS

Sot, (e xhuma), 12 qershor 2020, në kohën e faljes së namazit të xhumasë, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetahu u mirëprit nga Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili dhe operativa e Myftinisë, në xhaminë e Mustafa Pashës. Reisi ishte i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiu i Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi, Myftiu i Kumanovës h.Abedin ef. Imeri dhe bashkëpunëtorët tjerë të BFI -së. Në fillim, hatibi i xhamisë Abdusamed ef. Zeqiri në rolin e nikoqirit para besimtarëve falenderoi Reisin per nderin e tij, si dhe Myftiun që përzgjodhi xhematin e xhamisë së Mustafa Pashës për ta vizituar. Më pas, me fjalë përshëndetëse Myftiu Dr. Qenan ef.Ismaili falenderoi hatibin, këshillin e xhamisë për pritjen vëllazërore, për rendin në xhami, kujdesin e tyre në respektimin e të gjitha rekoman...
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI I FTUAR NË EMISIONIN E MËNGJESIT TË RTVM2
Aktivitete, Emisione

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI I FTUAR NË EMISIONIN E MËNGJESIT TË RTVM2

Sot, në studion e RTVM 2, në programin e mëngjesit të moderatorit Armend Murseli ishte i ftuar Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili. Gjatë kësaj bisede u fol konkretisht për rëndësinë e festës së Fitër Bajramit, si dhe për mënyrën se si u prit në Shkup kjo festë për besimtarët në këto rrethana të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë. Me këtë rast Myftiu sqaroi shumë çështje fetare që lidhen me festën e Bajramit si dhe foli mbi aktivitetet e shumta të realizuara nga ana e Myftinisë së Shkupit përgjatë muajit të Ramazanit krahas rrethanave të krijuara. Ritransmetimi i emisionit bëhet sot, në ora 16:45. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
NË TË GJITHA XHAMITË E MYFTINISË SË SHKUPIT RESPEKTOHEN REKOMANDIMET E BFI – SË GJATË FALJES SË NAMAZEVE DITORE
Aktivitete

NË TË GJITHA XHAMITË E MYFTINISË SË SHKUPIT RESPEKTOHEN REKOMANDIMET E BFI – SË GJATË FALJES SË NAMAZEVE DITORE

Sot, më 12 maj 2020, (e martë), bazuar në vendimin e BFI-së për rihapjen e xhamive dhe udhëzimet e Myftinisë së Shkupit për kryerjen e namazeve kolektive nëpër xhami, u respektuan masat mbrojtëse gjatë qëndrimit të besimtarëve nëpër xhami si dhe gjatë faljes së namazit. Të gjitha xhamitë pa përjashtim plotësuan të gjitha rekomandimet tona në bazë të pikave të renditura në udhëzuesin zyrtar të Myftinisë se Shkupit mes tjerash: Pastrimi i hapësirave të xhamisë para dhe pas faljes së namazit ,përdorimi i dezinfektuesve , përdorimi i maskave mbrojtëse, si dhe besimtarët iu bashkangjiten namazit me xhemat me sexhadet e tyre personale duke pasur kujdes dhe në mbajtjen e distancën fizike. Shprehim falënderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë nëpunësve fetarë, këshillave të xhamive si dhe të gj...
REISUL ULEMA H.SULEJMAN EF.REXHEPI I SHOQËRUAR NGA MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI I PRIU XHEMATIT NË NAMAZIN E DREKËS
Aktivitete

REISUL ULEMA H.SULEJMAN EF.REXHEPI I SHOQËRUAR NGA MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI I PRIU XHEMATIT NË NAMAZIN E DREKËS

Sot, 12 maj 2020 (e martë), me vendimin e sjellur nga Rijesti i BFI-së për rihapjen e xhamive, kryetari i BFI –së Reisul Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili dhe stafi i kabinetit të tij i priu xhematit në faljen e namazit të drekës në Xhaminë me Dy Minare të Sarajit. Në këtë ditë gëzimi, Reisi u mirëprit nga besimtarët e kësaj ane që kishin dalur për ta falur namazin me xhemat. Pas faljes së namazit, Reisi iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti ku mes tjerash këshilloi besimtarët që ti përmbahen rregullave dhe rekomandimeve të BFI-së gjatë faljes së namazeve me xhemat, ashtu siç janë respektuar sot, të respektohen edhe në periudhën në vazhdim gjatë përballjes me pandeminë Kovid -19. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI...
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PJESË E EMISIONIT TË TMV2 ‘ETIKA FETARE’
Aktivitete

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PJESË E EMISIONIT TË TMV2 ‘ETIKA FETARE’

Sot, 28 prill 2020, Myftiu ishte pjesë e emisionit të Radio Televizionit të Maqedonisë 'Etika Fetare', emisione të cilat realizohen enkas për muajin e Bekuar të Ramazanit nga Bashkësia Feare Islame, nën udhëheqjen e gazetares Zërijeta Jahjaga. Myftiu përgjatë këtij emisioni u përqëndrua në vlerat universale që posedon muaji Ramazan, me shpërblimet e panumërta që ia ofron besimtarit si muaji i Kuranit, mëshirës e faljes. Më pas, foli mbi atmosferën që sjell ky muaj i begatë në Shkupin tonë me traditë të lashtë fetare, ku mes tjerash tha; 'Kahas situatës së krijuar, në qytetin tonë po vazhdon të mbahet gjallë ana shpirtërore ku hoxhallarët e Shkupit nëpërmjet faqeve zyrtare të xhamive në të cilat kryejnë detyrën, në formën virtuele nëpërmjet rrjeteve sociale dhe formave të tjera përcjell...
MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI I FTUARI I PARË NË EMISIONIN “NË PRAG TË IFTARIT” NË RADIO VATI
Aktivitete, Lajme

MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI I FTUARI I PARË NË EMISIONIN “NË PRAG TË IFTARIT” NË RADIO VATI

Sot, e xhuma, 24 prill 2020 dita e parë e Ramazanit filloi me emisionin e Radio Vatit “në prag të iftarit’’ ku si mysafiri i edicionit të parë ishte Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili. Myftiu në këtë edicion foli mbi vlerën e këtij muajit të bekuar të Ramazanit si dhe se si duhet ta presim e shijojmë mirësitë e Ramazanit, kundrejt gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë me të cilën po përballet e gjithë bota. Në këtë emision, Myftiu theksoi edhe angazhimin e Myftinisë për gjetjen e formave të tjera të menaxhimit të jetës fetare në Shkup përgjatë Ramazanit në rrethanat e reja. Emisioni transmetohet ‘live’, në faqen zyrtare të Radio Vatit, 30 min para kohës së iftarit. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
MBLEDHJA E RREGULLT E MYFTINISË KUSHTUAR RAMAZANIT 2020
Aktivitete, Lajme

MBLEDHJA E RREGULLT E MYFTINISË KUSHTUAR RAMAZANIT 2020

Sot, 21 prill 2020, (e martë), u realizua mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinise së Shkupit kushtuar aktiviteteve të Ramazanit të sivjetme 2020. Myftiiu Dr.Qenan ef. Ismaili në fillim të mbledhjes paraqiti sfidat të cilat e kanë shoqëruar Myftininë e Shkupit në aktivitetet e realizuara brenda kësaj periudhe dhe më pas u koncentrua më tepër planin e aktiviteteve që planifikohen të realizohen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit duke iu pershtatur kushteve të jashtëzakonshme, sipas vendimeve te marra nga Rijaseti i BFI-së dhe masave të marra nga organet kompetente shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar virusin Kovid-19. Nga pikat e rendit të ditës që u diskutuan në këtë mbledhje, Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili kryesisht theks të veçantë i dha projektit të Ramazanit, ku shp...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI NATËN E DYTË KUALIFIKUESE TË KUIZIT ISLAM TË DITURISË ’20
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI NATËN E DYTË KUALIFIKUESE TË KUIZIT ISLAM TË DITURISË ’20

Më 10 mars 2020, në xhaminë "Sulltan Fatih Mehmet" të fshatit Batincë, pas namazit të jacisë, u realizua me sukses nata e dytë kualifikuese e kuizit islam të diturisë, garë kjo që u zhvillua nëmes nxënësve të mektebeve të rajonit të karadakut dhe karshiakës. Krahas një numri të konsiderueshëm të xhematlinjve, të pranishëm në këtë organizim ishin referentët e Myftinisë, hoxhallarë e hafëzllarë nga gjitha rajonet e Shkupit dhe familjarë të nxënësve. Në fillim të programit, fjala mirëseardhëse i takoi imamit të xhamisë Ramadan ef.Hajredinit i cili mes tjerash në fjalën e tij mirëseardhëse , në cilësinë e nikoqirit në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë për përzgjedhjen e xhamisë së fshatit Batincë për të realizuar këtë aktivitet mjaft me vlerë që ka për qëllim promovimin...