Tuesday, November 17

Aktivitete

EDICIONI 40 -TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione, Lajme

EDICIONI 40 -TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

  Sot, 6 mars 2020, (e xhuma) nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef.Imeri transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë". Mysafir në edicionin e 40 -të emisionit është Sheip ef.Ismani, hatib në xhaminë e fshatit Radushë Tema: Brenga ndaj kthimit të borxheve Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
Komisioni për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Reshadije – f.Sveta Petkë
Aktivitete, Lajme

Komisioni për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Reshadije – f.Sveta Petkë

Dje, më 5 mars 2020 (e enjte), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve mr. Nexhmi ef. Ferati dhe anëtari i komisionit Shefket Baftjari vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Reshadije të fshatit Sveta Petkë me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, bazat e besimit, dhe njohuritë tjera elementare të fesë. Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit Shaip ef.Jusufi Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 7 nxënës. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT ELLOVË – KOMUNA E STUDENIÇANIT
Aktivitete, Lajme

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT ELLOVË – KOMUNA E STUDENIÇANIT

Sot, më 6 mars 2020, Xhamia e fshatit Ellovë ishte përzgjedhja e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili që të përcjellë mesazhin e hytbes së ditës së xhuma. Hatibi i xhamisë Nuredin ef.Sherifovski i shoqëruar nga anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë, mr.Nexhmi ef. Feratin dhe Fejsall ef. Kadriun. "Lus All-llahun që këto muaj t'i presim sa më të përgatitur shpirtërisht, me vullnet të plotë të i kryejmë ibadetet tona dhe gjitha obligimet tjera fetare." - tha Myftiu në hytben e xhumasë. Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një bisedë të shkurtër me hatibin e xhamisë dhe xhematlinjtë ku u njoftua për së afërmi mbi jetën fetare të këtij rajoni. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup  ...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 32- TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete, Emisione, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 32- TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

    Sonte, 5 mars 2020, transmetohet edicioni i radhës i emisionit edukativo - fetar "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e Valbona Zunçe - Pajazitit. Mysafir në emisionin e sontëm është Talha ef.Kurtishi, hatib në xhaminë "Kasim Beu" - lagjja Gazibabë Tema: " Si të mbrohemi nga fatkeqësitë е ndryshme" Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 - 22:30, në valët e Radio Shkupit. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN STUDENIÇAN
Aktivitete, Lajme

VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN STUDENIÇAN

Sot, më 2 mars 2020 në prani të Reisul-Ulemasë të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, dekanit të FSHI-së prof.dr. Shaban Sulejmani , myftilerëve tjerë të BFI-së, hoxhallarë dhe banorëve të kësaj ane u organizua program me rastin e vënies së gurthemelit të xhamisë së re në Studeniçan. Të pranishmive, me fjalë përshëndetëse iu drejtua Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili, i cili përgëzoi banorët për këtë kontribut dhe mes tjerash foli për rëndësinë e ndërtimit të xhamive dhe me këtë po dëshmohet dashuria ndaj shtëpive të All-llahut që kanë besimtarët e kësaj ane ndaj jetësimit të fjalës së vërtetë dhe jetës fetare në përgjithësi. Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve në emër të këshillit inicues iu drejtua z.Alaudin Zeqiri i cili falenderoi kreun ...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”

Sot, më 1 mars 2020 (e diel) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë "Kasim Beu" u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë të ndjekur tek mualimi Vedat ef.Skenderi. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, anëtari i Komisionit Fetaro - Arsimor Shefket ef.Baftjari, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj lagje. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Talha ef.Kurtishi i cili në fillim falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve dhe më pas përcolli disa këshilla rreth vlerës së Kuran...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Sot, më 29 shkurt 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Straçincë u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, kryetari i komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë prof.dr.Taxhedin ef.Bislimi, referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të këtij fshati. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve Amir ef.Mamuti i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të këshillit të xhamisë dhe familjarëve të nxënësve. Më pas, fjala e rastit i takoi Myfti...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË REZISTENCA – HARAÇINË
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË REZISTENCA – HARAÇINË

Sot, më 29 shkurt 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të ikindisë, në xhaminë Rezistenca të Haraçinës u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit "hfz.Rexhep ef.Imeri". Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësveAli ef.Sadiku i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të këshillit të xhamisë dhe familjarëve të nxënësve. Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili uroii Ali Efendiun për kontributin e tij ,prindërit e nxënësve për angazhimin...
VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme

VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 28 shkurt 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të Karadakut Fejsall ef.Kadriu, prezantoi në 4 xhami përgjatë 4 kohëve të namazit. Përgjatë këtyre vizitave ndau kohë për të bashkëbiseduar me xhematlinjtë si dhe për t'u njoftuar me gjitha sfidat që ballafaqohen këshillet e xhamive në mbarëvajtjen e punës së xhamive të tyre. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Katllanovë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë, vizitoi xhematin e xhamisë së Dëshmorëve - Haraçinë ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë Haxhi Imer - fshati Luboten ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë, vizitoi xhematin e Xhamisë me Dy Minare - fshati Luboten. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - S...