Tuesday, November 17

Aktivitete

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MOJANCË
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MOJANCË

Sot, 26 qershor 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Mojancë. Hatibi i xhamisë Nesip ef.Demiri i shoqëruar dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Myftiu ndau kohë për të bisesuar me besimtarët e pranishëm për t'u njoftuar për së afërmi me sfidat dhe jetën fetare në këtë fshat. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
Anëtarët e Myftinisë së Shkupit uruan Reisin
Aktivitete, Vizita

Anëtarët e Myftinisë së Shkupit uruan Reisin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten më datë 26.06.2020, i priti në zyrën e tij anëtarët e Muftinisë të Shkupit, të shoqëruar nga Muftiu i respektuar i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili. Anëtarët e Muftinisë së Shkupit e uruan Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për postin e ri dhe i dëshiruan shëndet e sukses në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në të ardhmen. Reisi i falënderoi mysafirët e çmuar për këtë vizitë urimi dhe i njoftoi ata frymën e re, me vizionin e Tij dhe të Rijasetit për drejtimin dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në përputhje me të gjitha dispozitat e parapara në Kushtetutën e BFI të bazuara në mësimet e Kuranit Fisnik dhe porosive të Pejgamberit më të dashur të njerëzimit, Muhamedit a.s....
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZIT SEAD IDRIZI NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIQ
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZIT SEAD IDRIZI NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIQ

Sot, më 25 qershor 2020 (e enjte), në xhaminë En-Nur, para namazit të ikindisë, xhemati i fshatit Bukoviq pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizit Sead ef.Idrizi. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin; ud.kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi, Myftiu i Myftinisë së Kumanovës H.Abedin ef.Imeri, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës Murat ef.Huseini, Myftiu i Myftinisë së Strugës Mr.Salim ef.Sulejmani, Myftiu i Myftinisë së Ohrit h.Samet ef.Ajdari, Myftiu i Muftinisë së Shtipit Nasir ef.Rexhepi, familjarë të hafizit si dhe xhematlinj të fshatit Bukoviq. Në fillim të këtij manifestimi fjala p...
MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME EMISIONIN “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete

MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME EMISIONIN “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

  Sonte, е enjte (25 qershor 2020), pas një pauze për shkak të gjendjes së krijuar me rastin e pandemisë Covid – 19, rifillon transmetimi i edicionit të 36-të në kuadër të emisionit edukativo - fetar "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e Valbona Zunçe - Pajazitit. Mysafir në emisionin e sontëm është Rexhep ef.Imeri, referent pranë Myftinisë së Shkupit . Tema: " Kujdesi i Islamit ndaj njeriut" Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 - 22:30, në valët e Radio Shkupit. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
SEANCA E TRETË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Aktivitete

SEANCA E TRETË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 17 qershor 2020 (e mërkurë), pas namazit të drekës komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit vazhdoi me seancën e tretë të dëgjimit të kandidatit Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 15,16,17,18, dhe 19 nga Kurani Famëlartë. Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Dr. Fatmir ef.Zaimi Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
SEANCA E KATËRT DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Aktivitete

SEANCA E KATËRT DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 18 qershor 2020 (e enjte), pas namazit të drekës, në shtëpinë e kandidatit në fjalë,komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit vazhdoi me seancën e katërt të dëgjimit të kandidatit për hafiz, Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 20,21,22,23, dhe 24 nga Kurani Famëlartë. Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së fshatit Llaskarcë
Aktivitete

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së fshatit Llaskarcë

Sot, më 23 qershor 2020 (e martë), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekirija ef.Tairi, vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë së fshatit Llaskarcë, me çrast bënë vlerësimin e punës dhe njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënien e sureve përmendësh, bazat e besimit dhe njohuritë tjera elementare të fesë. Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit Saqip ef.Çilafi Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 3 nxënës. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimin, ndërsa nxënësve iu dëshirojmë suksese të mëtutjeshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete

MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

Sot, 17 qershor 2020, (e mërkurë),nën udhëheqjen e Myftiut Dr.Qenan ef. Imsaili u realizua mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinisë së Shkupit kushtuar aktiviteteve të realizuara brenda muajit të Bekuar të Ramazanit. Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili në fillim të mbledhjes, paraqiti vendimet e marrura, bazuar në procesverbalin e mbledhjes së fundit dhe njëkohësisht nga të pranishmit u miratuan unanimisht vendimet e mbledhjes së kaluar. Në pikën e radhës të rendit të ditës u diskutuan zhvillimet e fundit në BFI. Si pikë tjetër e rendit të ditës, ku më së tepërmi u koncentrua Myftiu ishte projekti i Ramazanit 2020 me aktivitetet e bujshme që u realizuan për besimtarët por me një formë tjetër, formatin online. Myftiu para anëtarëve paraqiti programin ditor të realizuar përgjatë 30 di...
Aktivitete

Myftinia e Shkupit sjell formatin e ri online televiziv “TV MYFTINIA”

Myftinia e Shkupit falë përkushtimit të saj në sferën mediatike me realizimin e suksseshëm të aktiviteteve të njëpasnjëshme, hap për gjithë ndjekësit e projekteve të shumta mediatike formatin televiziv online të titulluar “TV Myftinia”. Duke ndjekur trendin bashkëkohor në sferën e medias, Myftinia e Shkupit do të publikon gjitha projektet mediatike të realizuara gjatë veprimtarisë me program të veçant ditor, përfshi; ☑ Emisione ☑ Hytbe të xhumasë ☑Këshilla ☑Radio-emisione ☑Ngjarje (evente) ☑Programet kushtuar Ditëve dhe Netëve të dalluara ☑Tribuna ☑Ligjerata mujore
SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Aktivitete

SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 15 qershor 2020 (e hënë), pas namazit të drekës komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit filloi me seancën e parë të dëgjimit të kandidatit Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi 7 xhuzet e para nga Kurani Famëlartë Seanca dëgjimore u zhvillohen në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe Fejsall ef. Kadriut . Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup