REALIZOHET ME SUKSES LIGJËRATA MUJORE ME SHEFKET EF. BAFTJARIN NË XHAMINË E VJETËR TË KONDOVËS
Sonte, më datë 13 shkurt 2020 (e enjte) në Xhaminë e Vjetër të fshatit Kondovë, në prani të referentëve të Myftinisë, hoxhallarëve të rajonit të Dërvenit dhe një numër i konsiderueshëm i xhematit, u mbajt ligjërata e radhës e në kuadër të ciklit të ligjëratave mujore që Myftinia e BFI - Shkup organizon me hoxhallarët e të gjitha rajoneve që veprojnë në kuadër të Myftinisë.
Në fillim të këtij tubimi Nevzat ef. Ameti, në emër të këshillit dhe xhematit të xhamisë falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre.
Më pas, pjesa kryesore i takoi ligjëruesit Shefket ef. Baftjarit i cili trajtoi temën: “E verteta për të drejtën islame”
“Ne, që jemi mbledhur këtu për të rikujtuar njëri-tjetrin për të drejtën islame duke marrë për bazë urdhërat e All-llahut dhe për shembull; jetën ...








