MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT A.S
Dje, (05.11.2019) pas faljes së jacisë, në Xhaminë e fshatit Moranë u mbajt program i begatë me hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të Shkupit, për nder të përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed a.s
Në këtë program morën pjesë Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë së Shkupit, imamë të xhamive të tjera dhe besimtarët e kësaj ane.
Imami i xhamisë, Beqir ef. Osmani, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Myftininë e Shkupit për nderin që i bënë besimtarëve të këtij fshati këtë vit, duke përzgjedhur si xhaminë e parë për ta shënuar ditëlindjen e Muhamedit a.s"
Pas fjalimit të shkurtër u lexuan pjesë nga Kurani, mevlud, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s me hoxhallarë e hafëzllarë të mirënjohur të vendit tonë.
...










