Tuesday, November 17

Ramazani 2023/1444h

MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË “DUQANXHIK”
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË “DUQANXHIK”

Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe dr. Fatmir Zaimi morën pjesë në fillimin e mukabeles tradicionale, leximit të Kuranit. Është ky një aktivitet që realizohet vite më radhë në xhaminë e Duqanxhikut ku 10 hafizlerëve të udhëhequr nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi imam i kësaj xhamie, këndojnë një xhuz nga Kurani famëlartë, çdo ditë para namazit të drekës. Xhematlinjtë me mushafë të hapur përcjellin hafizët. Në fjalën e tij, hatibi i kësaj xhamie Remzi ef. Isaku uroi xhematin me rastin e muajit të Ramazanit dhe përgëzoi hafizlerët për angazhimin e tyre. Në fjalën e tij Myftiu uroi të pranishmit me rastin e muajit të Ramazanit përgëzoi këshilin e xhamisë për organizimin e mukabeles dhe vlerësoi lartë a...
NAMAZI I TERAVISË ME HATME
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

NAMAZI I TERAVISË ME HATME

Myftinia e BFI - Shkup muajin e bekuar të Ramazanit e filloi në xhaminë "Murat Pasha", në Çarshi të Shkupit, të cilën Myftinia e ka përcaktuar që teravia të falet me hatme. Myftinia e Shkupit riktheu traditën e vjetër në Shkup, faljen e namazit të teravisë me hatme gjatë muajit Ramazan dhe për këtë qëllim ka përcaktuar hafizin Numan Selami të udhëheqë me namazin e teravisë nën mbikqyrje të hafiz Sadudin Sulejmani. Para namazit të teravisë ligjëruesi prof. dr. Sulejman Baki përshëndeti dhe uroi bësemitarët për fillimin e muajit të Ramazanit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që kontribojnë që teravia në këtë xhami të falet me hatme me lutje që Allahu xh.sh. të na i pranojë të ...
URIME RAMAZANI
Ramazani 2023/1444h

URIME RAMAZANI

O Zot im, ashtu siç na e dhurove Islamin, të lutemi që të na dhurosh mëshirën dhe faljen Tënde në muajin e Ramazanit dhe na nxjerr prej tij duke qenë Ti i kënaqur me ne. Agjërim dhe lutje të pranuara!
AKSION HUMANITAR NË RAJONIN E DËRVENIT
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

AKSION HUMANITAR NË RAJONIN E DËRVENIT

Më 21 mars 2023 anëtarët e Myftinisë Ali Ziberi dhe Orhan Saliu në bashkëpunim me hoxhallarët e Dërvenit organizuan aksion humanitar në rajonin e Dërvenit ku tubuan pako për skamnorët. Në këtë aksion të suksesshëm u aktivizuan 16 hoxhallarë të 15 xhamive dhe gjithsej tubuan 227 pako në vlerë prej afër 17,000.00 euro. Nga 200 pakot që u shpërndanë, 180 iu dedikuan Dërvenit dhe 20 u shpërndanë në Shkup. Nga sasia e mbetur me 2,775.00 euro hoxhallarët e Dërvenit me ndihmën e donatorëve të cilët ua besuan djersën e tyre, vendosën të përkrahin Iftarin humanitar të organizuar nga Myftinia e Shkupit.
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”
Aktivitete, Ramazani 2023, Ramazani 2023/1444h

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”

Më 22 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me xhaminë "Uhud" në Dizhon realizoi program fetar dedikuar grave me moton "Mirë se erdhe Ramazan". Moderatorja hfz. Sara Demiri e shënoi hapjen e këtij programi me ashere që e këndoi studentja Jusra Bislimi. Në emër të Myftinisë me fjalë rasti u prezantua përfaqsuesja Mubera J. Asani. Grupi i medresanteve u prezantua me pjesë nga Kurani famëlartë dhe Ilahi, ndërsa me ligjeratë prof. hfz. Mynever Lutfiu Murtezi . Duanë e rastit e bëri përfaqsuesja e Myftinisë Xheuhere Rramani.