Tuesday, November 17

Ramazani 2023/1444h

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË E RE NË ÇAIR
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË E RE NË ÇAIR

Më 2 prill 2023, Myftinia e BFI - Shkup realizoi tribunën e parë fetare në xhaminë e re në Çair. Me temën "Ramazani muaji i përmendjes" xhematin e Shkupit e nderoi ligjëruesi dr. Sabahudin Jashari nga Shqipëria. Fillimisht moderatori hfz. Irfan Sulejmani ftoi hatibin e xhamisë së re të Çairit Sadush ef. Tahiri t'iu drejtohet të pranishmive. Ai falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit. Në ligjëratën e tij dr. Sabahudin Jashari përmendi disa aspekte të ramazanit dhe potencoi nevojën e njeriut bashkëkohor për kuptim....
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË SHKENCORE NË XHAMINË IKRE – SARAJ

Më 02 prill 2023, në xhaminë "Ikre" në Saraj u realizua tribunë shkencore për gjininë femrore. Nën moderim të gazetares Zerijeta Jahjaga u prezantuan ligjërueset: Hatixhe Sefa, psikologe; Arta Iseni Asani, Gjinekologe; dhe Naxhije Bakija, teologe. Fillimisht me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Xhevhere Ramani. Ky program u begatua me ilahi dhe ashere nga nxënëset e Medresesë, ndërsa për të pranishmet pati hapësirë të parashtrojnë pyetje reth temave të trajtuara në këtë tribunë.
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË SARAJ DHE KONDOVË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË SARAJ DHE KONDOVË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, filloi aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Më datë 01 prill 2023 (e shtunë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë “Ikre”, në Saraj, të udhëhequra nga Mr. Nurten Shehi Sakipi. Moderatore e programit ishte nxënësja Dhikra Bajrami. Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Fatime Demiri me temë “Veçoritë e Ramazanit”, si dhe nxënësja Tuba Rexhepi me temë “Durimi”. Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive dhe recitaleve. Në fund duan e bëri Mr. Nurten Shehi Sakipi. Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë “Hfz. Halil ef. Ibrahimi” në Kondovë, nën udh...
MYFTINIA E BFI – SHKUP SHTROI IFTAR PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

MYFTINIA E BFI – SHKUP SHTROI IFTAR PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Më 31 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup shtroi iftar për afaristët, përkrahësit e jetës fetare dhe shoqërore në Shkup. Iftarit i parapriu tribuna shkencore me temë “Praktikat bashkëkohore të zeqatit” që e zhvilloi prof dr. Mustafa Guvenç, ekspert në këshillin e lartë të Dijanetit të Turqisë. Me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtua sekretari i Medresesë Isa Beu mr. Lutfi Nexhipi, kryetari kuvendit të BIRK dr. Ajni Sinani, atasheu për çështje fetare në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup z. Mustafa Bodur si dhe Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i cili në fjalën e tij falenderoi të pranishmit që iu përgjigjën ftesës dhe theksoi të arriturat e Myftinisë që u realizuan me përkrahjen afaristëve dhe besimtarëve të Shkupit....
MYFTIU MYSAFIR NË TV21
Aktivitete, Emisione, Ramazani 2023/1444h

MYFTIU MYSAFIR NË TV21

Më 27 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir i emisionit Pastel në TV21. Në këtë emision, me gazetaren Flora Shabani, Myftiu foli për Ramazanin, përfitimet shpirtërore, fizike dhe shëndetësore të tij.
“IFTAR I VEÇANT ME NJERËZ TË VEÇANT”
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

“IFTAR I VEÇANT ME NJERËZ TË VEÇANT”

Më 26 mars 2023/4 Ramazan 1444 h, Myftinia e BFI – Shkup nën përkujdesjen e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili organizoi iftarin “IFTAR I VEÇANTË, ME NJERËZ TË VEÇANTË” Është ky iftari që disa vite me rradhë Myftinia e Shkupit e shtron për personat me nevoja të veçanta, anëtarë të shoqatave të personave me nevoja të veçanta “Mirësia”, “Shpresa” dhe “Sos Vita”. Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë ata që pranuan të jenë pjesë e sofrës së iftarit. Ai shtoi se ata janë pjesë e pandashme dhe vlerë e shtuar e shoqërisë sonë dhe përkujtoi se: “Vërtet, Allahu nuk shikon në trupat e as në fizionomitë e njerëzve, por shikon në zemrat dhe në veprat e tyre.”
IFTAR ME NËPUNËSIT FETAR DHE KËSHILLET E XHAMIVE TË MYFTINISË
Aktivitete, Ngjarje, Ramazani 2023/1444h

IFTAR ME NËPUNËSIT FETAR DHE KËSHILLET E XHAMIVE TË MYFTINISË

Më 24 mars 2023 – 2 Ramazan 1444H, Myftinia e BFI - Shkup shtroi iftar për nëpunësit fetar dhe mutevelinjtë e katër rajoneve të Shkupit, me ata që mbi supe mbajnë emanetin e xhamive dhe janë në shërbim të besimtarëve. Është ky iftari tradicional ku krahas një numri të madh të hoxhallarëve së bashku me kryetarët e këshilleve të xhamive mori pjesë edhe mysafiri nga Turqia, eksperti i këshillit të lartë te Dijanetit të Turqisë dr. Mustafa Güvenç. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili falenderoi të gjithë ata që nderuan dhe iu përgjigjën ftesës dhe e begatuan sofrën e iftarit të përbashkët.
DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG
Aktivitete, Ceremoni hatme, Hatme, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG

Më 24 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Mehmet ef. Sadik" në Vizbeg me rastin e duasë së hatmes të 8 nxënësve të moshërritur të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni, nxënësve që ndoqën mësimet tek mualimi Xhevahir ef. Kamberi, Myftiu iu ndanë certifikatat e hatmes së mbaruar. Më pas nga minberi, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë me ç’rast përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan angazhimin e tyre në mësimin e fjalës së Allahut dhe theksoi rolin e mualimit në përcjelljen e emanetit të Muhamedit a.s.
Aktivitete, Ngjarje, Ramazani 2023/1444h

FILLUAN IFTARET HUMANITARE

Nga 23 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup filloi me iftaret humanitare. Për çdo natë në bazë të numrit të paraqitur në sofrën e iftarit u shërbyen reth 70 agjërues. Këto iftare iu dedikuan studentëve, familjeve me jetimë dhe familjeve në nevojë dhe u shtruan për çdo natë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
MYFTIU MYSAFIR NË TVM2
Aktivitete, Emisione, Ramazani 2023/1444h

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2

Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir i emisionit Ritmi i ditës në TVM2. Në këtë emision, me gazetaren Semra Ajeti, Myftiu foli reth rëndësisë së Ramazanit dhe rolit të tij në shoqëri.