Tuesday, November 17

Ramazani 2023

VIZITA E DELEGACIONIT TË LARTË TË BIRK
Aktivitete, Hytbe, Ramazani 2023, Vizita

VIZITA E DELEGACIONIT TË LARTË TË BIRK

Më 31 mars 2023, Myftinia e BFI–Shkup ishte nikoqire e delegacionit të lartë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës që vizitoi Shkupin. Delegacioni i udhëhequr nga kryeimami i BIRK Vedat ef. Sahiti realizoi këtë vizitë të xhematit shkupjan në kuadër të vizitave të ndërsjella të të dy bashkësive fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Vedat ef. Sahiti, kryeimam i BIRK qëndroi në mesin e xhematit të xhamisë Mustafa Pashë, Dr. Ajni Sinani, kryetar i kuvendit të BIRK në Isa Beu, Dr. Orhan Bislimaj, kryetar i këshillit të BIRK në Prizren në Sulltan Murat, Musli Arifaj, kryetar i këshillit të BIRK në Pejë në Arasta, Abedin Sadriu, përgjegjës për çështje fetare në BIRK në Allaxha. U jemi mirënjohës dhe All-llahu i shpërbleftë!...
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”
Aktivitete, Ramazani 2023, Ramazani 2023/1444h

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”

Më 22 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me xhaminë "Uhud" në Dizhon realizoi program fetar dedikuar grave me moton "Mirë se erdhe Ramazan". Moderatorja hfz. Sara Demiri e shënoi hapjen e këtij programi me ashere që e këndoi studentja Jusra Bislimi. Në emër të Myftinisë me fjalë rasti u prezantua përfaqsuesja Mubera J. Asani. Grupi i medresanteve u prezantua me pjesë nga Kurani famëlartë dhe Ilahi, ndërsa me ligjeratë prof. hfz. Mynever Lutfiu Murtezi . Duanë e rastit e bëri përfaqsuesja e Myftinisë Xheuhere Rramani.