Tuesday, November 17

Vizita

FALJA E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN AHMET” – KATLLANOVË
Lajme, Vizita

FALJA E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN AHMET” – KATLLANOVË

Me datë 9 shkurt 2024, në namazin e xhumasë u vizitua xhemati i xhamisë "Sulltan Ahmet" - Katllanovë, nga referentët e Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu dhe Jetmir Jakupi. Referentët e Myftinisë u mirëpriten nga hatibi i xhamisë, h. Ramadan ef. Vejseli i cili ju dëshiroi mirëseardhje. Hutben e xhumasë e mbajti h. Fejsall ef. Kadriu dhe i priu xhematit në faljen e namazit të xhumasë.
MYFTIU TAKOI PROFESORËT NGA ÇANAKALE
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI PROFESORËT NGA ÇANAKALE

Me datë 9 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili priti në zyrë mysafirët nga R. Turkiyes, Hikmet Şavluk ndihmës dekan, Kenan Sevinç ndihmës dekan, Yusuf Izetin Aktaş, Mustafa Dikmen, profesorë të angazhuar në fakultetin teologjik pranë universitetit “18 Mars” në Çanakale, të shoqëruar nga studentët Jusuf Beqiri dhe Jasin Kamberi. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i njoftoi për aktivitetet e Myftinisë dhe jetën fetare në Shkup. Në fund të takimit u dhuroi botimet e Myftinisë dhe i falenderoi për vizitën.
MYFTIU VIZITON XHAMINË E FSHATIT ALLDINCË
Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITON XHAMINË E FSHATIT ALLDINCË

Më datë 4 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, vizitoi xhaminë e fshatit Alldincë e cila gjindet rreth 50 km largë qendrës së Shkupit. Fal angazhimit të këshillit inicues dhe donatorëve pritet së shpejti të fillojnë punimet për rindërtimin e xhamisë duke patur parasysh gjendjen aktuale që është mjaft e rënduar
MYFTIU TAKOI STUDIUESIT NGA TURKIYE NË BEZISTEN
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI STUDIUESIT NGA TURKIYE NË BEZISTEN

Më 10 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e Myftinisë në Bezisten mirëpriti në takim z. Sevba Abdula, kryetar i Fondacionit për Studime Balkanike (FSB), prof. dr. Ahmet Köroğlu, profesor në Universitetin e Stambollit dhe prof. dr. Serdar Serdaroğlu, këshilltar i rektorit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU). Studiuesit, informuan Myftiun për projektin hulumtues që planifikojnë të realizojnë, ndërsa pjesë e këtij hulumtumi është edhe jeta fetare në Republikën e Maqedonis së Veriut. Myftiu në fund të takimit, mysafirëve u dhuroi botimet e Myftinisë në gjuhën turke. Me këtë rast Myftiu me mysafirët vizituan dhe Institutin e hifzit për vajza "Bezisten" që u mirëpriten nga përgjegjësja hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush....
MYFTIU VIZITOI ATASHEUN PËR ÇËSHTJE FETARE PRANË AMBASADËS SË TURKIYES
Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITOI ATASHEUN PËR ÇËSHTJE FETARE PRANË AMBASADËS SË TURKIYES

Më 9 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sëbashku me sekretarin e Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, ishin për vizitë pune në zyren për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes, ku realizuan takim me këshilltarin/atasheun për çështje fetare z. Mustafa Bodur. Në këtë takim Myftiu u mirëpritë në mënyrë vëllazërore nga atasheu i cili i dëshiroi mirëseardhje, në këtë takim u bisedua për sfidat dhe aktivitetet e përbashkëta të dy institucioneve për të mirën e besimtarëve të Shkupit.
MYFTIU TAKOI AMBASADORIN E RMV NË BERLIN
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI AMBASADORIN E RMV NË BERLIN

Më 5 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili u mirëprit në takim nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, prof. dr. Ylber Sela. Në këtë takim, Myftiu në emër të BFI-së e uroi për marrjen e detyrës së ambasadorit si dhe në shenjë mirënjohje për pritjen e ngrohtë i dhuroi librin e botuar të Myftinisë.
MYFTIU TAKOI KALIGRAFIN E MIRËNJOHUR
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI KALIGRAFIN E MIRËNJOHUR

Me datë, 11 dhjetor 2023, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili priti në zyrën e Myftinisë kaligrafin e mirënjohur, h. Hafiz ef. Izairi. Ky i fundit ka kryer punime kaligrafike në shumë xhami në vend dhe më gjërë, sëfundmi rregulloi dekorimet në Bezisten, duke rikthyer bukurinë e saj pas dëmtimeve nga shiu. Myftiu e falenderoi mjeshtrin e madh për kontributin me lutje që Allahu i Madhërishëm ta shpërblejë për përkushtimin dhe punën e tij artistike.
MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E MEDRESESË HAYME ANA KIZ ANADOLU IMAM HATIB LISESI

Me datë, 8 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, në hapësirat e Institutit e hifzit për vajza "Bezisten" së bashku me përgjegjësen e instituti hfz. Kadriye Sulejman dhe bashkëpuntoren hfz. Hysnije Kurtulush, pritën në takim drejtorin e medresesë "Hayme Ana Kiz Anadolu Imam Hatib Lisesi" nga Antalya e Türkiyes, z. Mehmet Devexhi me bashkëshorten znj. Keziban Devexhi dhe zv. drejtoresha znj. Semiha Direkçi, të shoqëruar nga drejtori i medreses Isa Beu, dr. Islam ef. Islami dhe sekretari i medreses h. Avni ef. Neziri. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili ju dëshiroi mirëseardhje dhe i njoftoi për së afërmi për aktivitetet e Myftinisë së Shkupit, me theks të veçantë për dy institutet e hifzit, atë "Bezistenit" dhe "Hafiz Ismail efendiu". Drejtori i m...
MYFTIU PREZENTË NË TRIBUNEN FETARE TË XHAMISË BESIMTARI – BASEL
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PREZENTË NË TRIBUNEN FETARE TË XHAMISË BESIMTARI – BASEL

Me datë 1 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e tribunës të organizuar nga xhamia "Besimtari" - Basel të Zvicrës. Nën përkujdesjen e nikoqirit të këtij organizimi h. Bunjamin ef. Azizi, i cili ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Këtë tribunë e begatuan edhe prezenca e hoxhallarëve, h. Besim ef. Azemi, imam në xhaminë "Qendrore" Hasanbeg, h. Armin ef. Fazliu, imam në mesxhidin "Elif" - Gjermani, h. Avdush ef. Krosa, imam i përkohshëm në xhaminë "Drita" - Prateln, h. Erkan ef. Islami, doktorant i shkencës së hadithit dhe ilahistin Nimetulla Sulejmani. Kjo natë në hapësirat e xhamisë "Besimtari" u shoqërua me Kuran, Ilahi dhe këshilla. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, pati fjalën e rastit me këshillat e tija, drejtuar xhematit të xhamisë. ...
MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MURAT PASHA”
Aktivitete, Vizita

MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MURAT PASHA”

Me datë,3 tetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përzgjodhi xhaminë e "Murat Pashës" që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë. Në shoqërimin e stafit të Myftinisë, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mbajti hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit. Me këtë rast, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Islami ua dorëzoi autorizimet e punës hatibit të ri h. Bilal ef. Ibish, imamëve hfz. Numan ef. Selami dhe hfz. Jusuf ef. Alievski të cilëve ju urroi suksese duke ju dëshiruar mbarësi në detyrat e tyre, ndërsa hatibit të deritanishëm Prof.Dr. Sulejman ef. Baki dhe imamit tanimë në pension hfz. Sadudin ef. Sulejman, ua dorëzoi mirënjohjet në emër të Myftinisë për kontributin e tyre shumë vjeçarë në xhaminë Murat Pasha. Lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë me mirësitë e Tij...