Tuesday, November 17

Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HIXHRI” TË FSHATIT KONDOVË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HIXHRI” TË FSHATIT KONDOVË

Më 26 tetor 2021 (e martë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Arife A. Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë "Hixhri" të fshatit Kondovë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Mësimin e leximit të Kuramit Famëlartë dhe Bazat e mësim-besimit islam i mësuan nga mualimja Hasije Iseni. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “ATAULLAH HOXHA” NË STUDENIÇAN
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “ATAULLAH HOXHA” NË STUDENIÇAN

Të mërkurën, më 13 tetor 2021, kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar i komisionit; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Ataullah Hoxha". Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Mutalib ef.Ademi Lusim All-llahun e Madhëruar që ta shpërblejë Mutalib Efendiun për kontributin e tij, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese në rrugëtimin e tyre të dijes!
MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE
Lajme, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM DREJTORIN E INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE

Të mërkurën, më 13 tetor 2021, Myftiu priti në takim Dr. Skender Asanin – Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup; Dr. Sevdail Demirin– Kryetar i Këshillit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve; dhe z.Sabaatin Nuhiju, nëpunës pranë ITSHKSH. Në këtë takim, Myftiu u njoftua hollësisht për angazhimin dhe veprimtarinë e gjërë të ITSHKSH. Më pas, Myftiu foli mbi ecurinë e aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit, sfidat që e kanë shoqëruar veprimtarinë tonë, rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe dhe planet për të ardhmen. Të dyja palët, shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim konkret në të ardhmen në këmbimin e përvojave në drejtim të shtimit të projekteve të përbashkëta për sensibilizimin e opinionit...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HAXHI SABRI” NË FSHATIN BATINCË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HAXHI SABRI” NË FSHATIN BATINCË

Të mërkurën, më 13 tetor 2021, kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar i komisionit; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Haxhi Sabri”. Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Hfz. Ramadan ef. Asani. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Hfz. Ramadan Asanin për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë gjithë këtij procesi, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme!
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KASIM BEU” – LAGJJA GAZIBABË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KASIM BEU” – LAGJJA GAZIBABË

Më 13 tetor 2021, (e mërkurë), kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Kasim Beu”. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Hfz.Vedat ef. Skenderi. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Vedat Efendiun për kontributin e dhënë, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtejshme.
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE – SARAJ
Aktivitete, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE – SARAJ

Dje, më 8 tetor 2021, e xhuma, sekretari i Myftinisë, Mr. Nexhmi ef. Ferati, njëherit referent i rajonit të Dërvenit, i shoqëruar nga referenti Fejsall ef. Kadriu, vizituan Xhaminë Me Dy Minare të Sarajit. Përgjatë kësaj vizite, në emër të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili, Nexhmi Efendiu ndau mirënjohje këshillit të vjetër të xhamisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë si këshill i xhamisë ndërsa vendimin e këshillit të ri e ndau referenti Fejsall ef. Kadriu. Vlen të theksohet se këshilli i ri i përkohshëm me në krye haxhi Xhemali Veselin është zgjedhur deri në ditën e organizimit të zgjedhjeve të reja nga BFI në nivel republikan në të gjitha xhamitë e vendit. Këshillit të sapoemëruar i dëshirojmë suksese në punën e mëtutjeshme....
MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAU KUR’ANA ME LOGO TË MYFTINISË
Aktivitete, Vizita

MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAU KUR’ANA ME LOGO TË MYFTINISË

Më 6 tetor 2021, referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit, hfz. Irfan ef. Sulejmani, i shoqëruar nga referenti Arment Halimi, me kërkesë të mualimit hfz. Huzri Idrizi të xhamisë "En -Nur" të fshatit Bukoviq dhe mualimit të xhamisë "Lejletul Kadër" të fshatit Kopanicë, Ahmet ef. Çilafi, u bë shpërndarja e Kuranave me logo të Myftinisë së Shkupit, dedikuar nxënësve si shpërblim që përfunduan Elifbanë dhe si shpërblim nga Myftinia për suksesin e arritur në mësimin e fjalës së Allahut të Lartëmadhëruar.  
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KARSHIAKA” NË FSHATIN BATINCË
Aktivitete, Lajme, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KARSHIAKA” NË FSHATIN BATINCË

Sot, më 2 tetor 2021 (e shtunë), kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Karshiaka’ të fshatit Batincë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Rasim ef. Ademi. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Rasim Efendiun për kontributin e tij ndërsa nxënësve u dëshirojmë  shëndet e suksese të mëtejshme. Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Karshiaka” në fshatin Batincë
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM Z. SEJDI KURTULUSH
Aktivitete, Vizita

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM Z. SEJDI KURTULUSH

Dje, 21 shtator 2021, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim, z.Sejdi Kurtulush të cilin e shoqëroi Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjësi i Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu’ – Shkup. “Sot, kisha nderin që ta mirëpres në takim, z.Sejdi Kurtulushin, apo i njohur ndër ne si; Sejdi abia - një veprimtar i rrallë e i palodhshëm, i cili gjithmonë është në shërbim të hafëzllarëve të rinj dhe përkrahës e mbështetës i veprimtarisë sonë në Myftininë e Shkupit. Sejdi abia jeton e vepron në Stamboll të Turqisë, por nuk e harroi asnjëherë vendlindjen e tij, Shkupin. Në fund të takimit, i dorëzuam plaketë- mirërnjohje në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e tij financiar e material ndaj Institutit të Hifzit pranë Myftinisë, "Hafiz Ismail Efendiu" dhe hafëzllarëve të rinj. ...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË MEKTEBEVE VIZITOI MEKTEBIN “DRITA”
Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË MEKTEBEVE VIZITOI MEKTEBIN “DRITA”

Më18 shtator 2021 (e shtunë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, i përfaqësuar nga anëtarët e komisionit Zeqirja ef. Tairi dhe Shefket ef. Bafqari, vizitoi nxënësit e mektebit "Drita"- Fushë Tophanë komuna Çair. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan pranë mualimit të xhamisë hfz. Sabaetin ef. Nuhiju. Mualimin, Allahu e shpërbleftë për angazhimin dhe kontributin e dhënë në mektebin në fjalë ndërsa nxënësve Allahu tu jep shëndet e shumë suksese tjera.