Tuesday, November 17

Galeria

URIMI I DITËVE ME VLERË
Foto, Lajme, Ngjarje

URIMI I DITËVE ME VLERË

Si më posht, ju paraqesim dizajnet e urimeve: 22 nëntori, Dita e alfabetit  28 nëntori, Dita e Flamurit  3 dhjetori, Dita e Personave me Nevoja të Veçanta 
EDICIONI I 106-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Emisione, Galeria

EDICIONI I 106-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, më 29 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 106- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim pranë Xhamisë së fshatit Llokë. “Përmbajtjet eksplicite në media, kërcënim ndaj moralit shoqëror" ishte tema që trajtoi Shaban Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Myftinia e Shkupit ju uron xhuma të begatë e lutje të pranuara!
MYFTINIA E SHKUPI REALIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR IMAMËVE DHE MUALIMËVE ME TEMË: METODOLOGJIA DHE PLANPROGRAMI MËSIMOR NË MEKTEBE
Aktivitete, Foto, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPI REALIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR IMAMËVE DHE MUALIMËVE ME TEMË: METODOLOGJIA DHE PLANPROGRAMI MËSIMOR NË MEKTEBE

Më 6 gusht – 8 gusht 2021, në hotelin Radika Resort – Mavrovë, Myftinia e Shkupit me sukses realizoi seminarin dyditor me temë “Metodologjia dhe planprogrami mësimor në mektebe”, seminar ky i cili filloi përgatitjet një muaj më herët në bazë të planit të Myftinisë së Shkupit, ku morrën pjesë 92 imamë e mualimë që shërbejnë nëpër xhamitë e gjitha rajoneve të Shkupit. Në fillim, u lexua ashere nga Hfz. Jashar Ibrahim. Hapjen e këtij seminari e bëri Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash tha: “ Ky seminar ka karakter shkencor pedagogjik me qëllim të ngritjes së gjitha kapaciteteve tona edukativo-arsimore që dukshëm do të ndikon edhe në ngritjen e cilësisë së mësimit dhe edukimit të nxënësit që ndjekin bazat e mësimbesimit fetar islam.” Myftiu mes tjerash falenderoi të gjithë...
MYFTINIA E SHKUPIT: FILLOI VAKSINIMI I NËPUNËSVE FETARË
Foto, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT: FILLOI VAKSINIMI I NËPUNËSVE FETARË

Ditën e martë, mê datë 6 korrik 2021, Myftiu i Shkupit, dr.Qenan ef.Ismaili, z. Ilir Hasani, zëvendës Ministër i Shëndetësisë dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup z. Besim Koka, qëndruan në 'Poliklinikën Çair' ku përcollën procesin e vaksinimit të nëpunësve fetarë të Myftinisë së Shkupit; hatibëve e imamëve që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit. Duke u nisur nga fakti se, hoxhallarët tanë janë në kontakt të vazhdueshëm me besimtarët ne u ofruam atyre mundësinë që në mënyrë institucionale të kryejnë vaksinimin me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe mbrojtjes së shëndetit kolektiv. I gjithë procesi shkoi mbarë falë përpikërisë dhe përkushtimit të stafit mjeksor që ishte i angazhuar në Poliklinikën Çair. "Shpreh falenderim dhe mirënjohje ndaj...
Foto

Quote post

Truly, you will remain in well-being, while you remain silent. If you start talking, it will be either for you or against you. Volutpat dolor sit amet finibus mauris elit erat, sagittis. MUHAMMAD