Tuesday, November 17

Hifz

PROMOVIMI I HAFIZIT DIJAR IBRAIMI
Aktivitete, Hifz, Ngjarje

PROMOVIMI I HAFIZIT DIJAR IBRAIMI

Më 12 maj 2023, në xhaminë "Rezistenca" në Haraçinë, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, administrata e Myftinisë, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin më të ri Dijar Ridvan Ibraimi.   Të pranishmive në këtë ceremoni, mirëseardhje u dëshiroi hatibi i xhamisë Ali ef. Sadiku. Në emër të familjes së hafizit, babai i hafizit Ridvan Ibraimi njëherit edhe kryetar i Komunës Haraçinë, me shumë krenari dhe emocion përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit për prezencën, vlerësoi lartë angazhimin e të gjithë atyre që ndihmuan dhe përkrahën hafizin në mënyra të ndryshme e në veçanti mundin dhe angazhimin e muhafizit hfz. Abdulkerim...
NË XHAMINË DUQANXHIK U PROMOVUA HAFIZJA SUHEJLE ABDULLAI
Aktivitete, Hifz

NË XHAMINË DUQANXHIK U PROMOVUA HAFIZJA SUHEJLE ABDULLAI

Më 15 mars 2023 në xhaminë “Duqanxhik” u promovua hafizja e re Suhejle Abdullai, mbesë e merhum hfz. Jusufit dhe e bija e merhum hfz. prof. Xhemaledin Abdullai. Në gëzimin e familjes Abdullai me rastin e promovimit të hafizes së re morën pjesë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili me kabinetin e tij, myftiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, përgjegjësi i institutit të hifzit hfz. Xhemail Nuhiju, profesor nga medreseja dhe shumë hoxhallarë e xhematlinj të kësaj ane. Kjo ceremoni filloi me një ashere që e këndoi hfz. Jasin Abdullai dhe më pas përshëndeti të pranishmit në emër të familjes Abdullai. Hafizja Suhejle Xhemaledin Abdullai lexoi disa sure nga xhuzi i fun...
SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI
Aktivitete, Hifz

SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI

Më 4 mars 2023, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit filloi me seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Suhejla Abdullahi. Në fillim, përfaqësuesja e Myftinisë Xhevhere Ramani në fjalën e saj përshëndetëse në emër të Myftiut falenderoi për angazhimin e muhafizit dhe hafizes në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat dëgjimore zhvillohen në hapësirat e xhamisë Dyqanxhik në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit, në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi – kryetare; Hfz. Selvije Dardhishta Shaqiri - anëtare; dhe Hfz. Neale Bajrami - anëtare. Seancat dëgjimore zhvillohen ditëve në vijim në të njëjtën xhami....
Aktivitete, Hifz

KANDIDATJA PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më 1 mars 2023 (e mërkurë), kandidatja për hafize Suhejla Abdullahi në prani të komisionit të hifzit të Myftinisë së Shkupit kaloi me sukses provimin e parë fillestar në lokalet e Myftinisë. Kandidatja Suhejla A. hifzin e kreu te Muhafizi hfz. Abdlkerim ef. Ebibi. Pas provimit të realizuar, anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja i plotëson kriteret që të fillojë me seancat dëgjimore që do të zhvillohen ditëve në vijim dhe do të dëgjohet i tërë Kurani (30 xhuz). Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese nga Myftinia e Shkupit.