Tuesday, November 17

Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAN MBI 1600 PAKO ME MISH KURBANI NËPËR GJITHA RAJONET E SAJ
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAN MBI 1600 PAKO ME MISH KURBANI NËPËR GJITHA RAJONET E SAJ

Gjatë ditës së dytë dhe të tretë të festës së Kurban Bajramit, 21-22 korrik 2021, u realizua me sukses ndarja e mishit të kurbanit në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit; qytet, karadak, derven e karshiakë. Falë koordinimit shumë të mirë që kemi me këshillet e xhamive te Shkupit, të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu. Myftinia e Shkupit, çdo vit, në të katër rajonet e saj , bën shpërndarjen e pakove të mishit të kurbanit në bashkëpunim me këshillet e xhamive tona të cilët e shpërndajnë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në çdo familije nevojtare e skamnore. Allahu e pranoftë!...
URIMI I MYFTIUT TË SHKUPIT DR. QENAN EF. ISMAILI ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMI
Lajme

URIMI I MYFTIUT TË SHKUPIT DR. QENAN EF. ISMAILI ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMI

“Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira. Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban! Sigurisht, ai që të urren ty, ai vet është fatprerë.” Kur'an: el-Kevther Falenderimet i takojnë All-llahut Fuqiplotë, Krijuesit Absolut. Salavate dhe përshëndetje përcjellim për të dashurin tonë Muhamedin a.s. paqja dhe mëshira All-llahut qofshin mbi të, familjen dhe pasuesit e tij. Besimtarë të nderuar! Dita e martë (10 Dhul hixhe 1442 Hixhrij), dita e parë e festës së Kurban Bajramit, festë në të cilën besimtari falenderon All-llahun me namaz dhe flijimin (therjen) e Kurbanit vetëm për hir të Allahut xh.sh. Me këtë rast, më lejoni që në emër të Myftinisë së Shkupit dhe në emrin tim personal t'ju drejtohem me këtë mesazh urimi duke lutur All-llahun fuqiplotë...
NJOFTIM – KURBANI 2021
Lajme

NJOFTIM – KURBANI 2021

Myftinia e Shkupit njofton të gjithë ata që dëshirojnë ta dhurojnë kurbanin e tyre se zyret tona do të vazhdojnë të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës, ditën e shtunë dhe ditën e diel: (17.07.2021 dhe 18.07.2021) prej ora 08:30 deri në ora 16:30. Orari i punës do të organizohet përmes kujdestarisë. Me respekt, Myftinia e BFI - Shkup
SREBRENICA 8372…
Lajme

SREBRENICA 8372…

Çdo vit në prag të korrikut përkujtojmë Masakrën e Srebrenicës, ku më 11 korrik 1995, 26 vjet më parë, njerëz të pafajshëm burra e gra, kanë pësuar në gjenocidin e e shkaktuar në këtë vend, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo që ndodhi në Srebrenicë është katastrofa më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore me gjenocidin e shkaktuar ndaj vëllezërve tanë boshnjakë. Ky vend u bë vendvarrezë, ku ranë dëshmorë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër. Gjithashtu, kjo është një kujtesë për ngjarjen e tmerrshme që vrau dinjitetin njerëzor, koston që e pagoi edhe populli ynë dikur. Ne sot, po rikujtojmë dhe ndajmë dhimbjet dhe fatin e njëjtë të së ...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI AZEM
Aktivitete, Lajme

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI AZEM

Më 8 korrik 2021 (e enjte), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra I. Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Haxhi Azem të lagjes Orizare. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Arife Asani. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
MYFTINIA E SHKUPIT: FILLOI VAKSINIMI I NËPUNËSVE FETARË
Foto, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT: FILLOI VAKSINIMI I NËPUNËSVE FETARË

Ditën e martë, mê datë 6 korrik 2021, Myftiu i Shkupit, dr.Qenan ef.Ismaili, z. Ilir Hasani, zëvendës Ministër i Shëndetësisë dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup z. Besim Koka, qëndruan në 'Poliklinikën Çair' ku përcollën procesin e vaksinimit të nëpunësve fetarë të Myftinisë së Shkupit; hatibëve e imamëve që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit. Duke u nisur nga fakti se, hoxhallarët tanë janë në kontakt të vazhdueshëm me besimtarët ne u ofruam atyre mundësinë që në mënyrë institucionale të kryejnë vaksinimin me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe mbrojtjes së shëndetit kolektiv. I gjithë procesi shkoi mbarë falë përpikërisë dhe përkushtimit të stafit mjeksor që ishte i angazhuar në Poliklinikën Çair. "Shpreh falenderim dhe mirënjohje ndaj...
DUA-HATME NË XHAMINË “EN-NUR” TË FSHATIT BUKOVIQ
Lajme

DUA-HATME NË XHAMINË “EN-NUR” TË FSHATIT BUKOVIQ

Në xhaminë “En-Nur” të fshatin Bukoviq të komunës Saraj, më datë 5 korrik 2021, para namazit të ikindisë u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 14 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit hfz. Huzri ef. Idrizi. Këtë manifestim e nderuan; Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef. Ferati dhe referenti Jetmir Jakupi , hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe xhemati i fshatit Bukoviq. Hapjen e këtij akti solemn e bëri hatibi i xhamisë Zeqirija ef. Tairi, i cili përshëndeti dhe falenderoi Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, referentët dhe gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni.Në fjalën e tij para xhematit ai përgëzoi mualimin për angazhi...
MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

Sot, më 28 qershor 2021 (e hënë), në prani të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili u realizua me sukses mbledhja e rregullt me anëtarët e Myftinisë, ku u diskutuan aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre dy muajve, e në veçanti u raportuan aktivitetet e zhvilluara gjatë Ramazanit dhe aktivitetet tjera para anëtarëve që prezentuan në këtë mbledhje. Mbledhja u hap me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hfz. Adnan ef. Kadriu. Në fillim, Myftiu ofroi raport të dejtajuar mbi Ramazanin 2021; aktivitetet e zhvilluara në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit, programi ditor i Ramazanit, ligjeratat javore, programet fetare kushtuar Ditëve dhe Netëve të dalluara etj. Në hapsirën e dhënë për diksutim, të gjithë anëtarët e Myftinisë, pa përjashtim, e kanë vlerësuar me shumë poz...
NJ O F T I M  – HAXHI 2021
Lajme

NJ O F T I M  – HAXHI 2021

Besimtarë të nderuar! Marrë parasysh dëshirën tuaj të flaktë për të kryer Haxhin – kushtin e pestë të Islamit – me keqardhje ju informojmë për lajmin që na ka arritur nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite se edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi. Gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga sëmundja fatkeqe Kovid-19 bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi që t'i hap kufijtë dhe ta mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve. Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligimi fetar. Allahu ju bekoftë me të mirat e Tij! Reisul Ulema i BFI të RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai
MESAZH NGUSHËLLIMI
Lajme

MESAZH NGUSHËLLIMI

MESAZH NGUSHËLLIMI Sot, ia dorëzoi shpirtin All-llahut, Hafiz Adem ef. Iseni, imam pranë Mesxhidit ‘Mëshira’ në lagjen Fushë Tophanë. Nga thellësia e zemrës i shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe Myftinisë së BFI - Shkup. Familja e tij humbi njeriun e tyre të dashur, xhemati i tij imamin e sinqertë e të përkushtuar, kurse Shkupi një hoxhë të dalluar që i shërbeu xhematit dhe xhamisë gjatë gjithë jetës së tij. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me Xhennet për kontibutin e tij! Myftinia e BFI – Shkup Dr.Qenan ef.Ismaili Myfti