Tuesday, November 17

Lajme

FILLON ZGJERIMI I HAPËSIRËS SË VARREZAVE NË BLLACË
Aktivitete, Lajme

FILLON ZGJERIMI I HAPËSIRËS SË VARREZAVE NË BLLACË

Më 15 gusht 2021, filluan punimet në rrafshimin e tokës me qëllim të shtimit të kapacitetit dhe zgjerimin e hapësirës së dedikuar për varreza në fshatin Bllacë. Që në orët e hershme të mëngjesit, Referenti i Vakufit H.Fejsall ef. Kadriu dhe sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef.Ferati po mbikqyrin nga afër punimet që po zhvillohen në pjesën e parcelës ku po bëhet rregullimi dhe rrafshimi i hapësirës së rezervuar për varreza. Me punimet udhëheq, z.Daut Bardhi, përgjegjës i varrezave të Myftinisë së Shkupit në fshatin Bllacë.
DUA HATME NGA MEKTEBI IKRE TË STUDENIÇANIT
Aktivitete, Lajme

DUA HATME NGA MEKTEBI IKRE TË STUDENIÇANIT

Më datë 15 gusht 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të nxënëseve të diplomuar pranë mektebit "Ikre" të Studeniçanit. Hfz. Nesibe Memeti, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë Ataullah Hoxha nxënësit paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau libër dhe mirënjohje në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë...
LETËR E MYFTIUT TË SHKUPIT ME RASTIN E ZJARREVE NË TURQI
Lajme

LETËR E MYFTIUT TË SHKUPIT ME RASTIN E ZJARREVE NË TURQI

Me dhimbje e pikëllim të thellë po ndjekim situatën kaotike të krijuar në shumë vise të Turqisë si pasojë e zjarrit të madh që ka kapluar këto ditë. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë sprovë të rëndë, duke lutur All-llahun Fuqiplotë që t'i mëshirojë, kurse të lënduarit t'i shërojë! Dr. Qenan ef. Ismaili Myfti i Shkupit
LETËR E MYFTIUT TË SHKUPIT ME RASTIN E ZJARREVE NË SHQIPËRI
Lajme

LETËR E MYFTIUT TË SHKUPIT ME RASTIN E ZJARREVE NË SHQIPËRI

Me trishtim të thellë po ndjekim lajmet që mediat raportojnë për zjarret e përhapura në zonën e tunelit të Kalimashit. Në këtë situatë kritike, ku po rrezikohen shumë vatra të kësaj zone, i lutemi All-llahut të Madhërishëm, Pranuesit të lutjeve tona, që t'i mbrojë e shpëtojë vëllezërit tanë dhe motrat tona në Shqipëri nga kjo sprovë që i ka goditur! Lutemi për SHQIPËRINË! Dr. Qenan ef. Ismaili Myfti i Shkupit
URIMI I MYFTINISË SË BFI – SHKUP ME RASTIN E VITIT TË RI HIXHRI
Lajme

URIMI I MYFTINISË SË BFI – SHKUP ME RASTIN E VITIT TË RI HIXHRI

"Po, ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falja (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme." | Kur'an: Enfal, 74 | Bazuar në Takvimin zyrtar të Bashkësisë Fetare Islame, të dielën me faljen e namazit të akshamit filloi Viti i Ri Hixhri 1443. Urime Viti i Ri Hixhri, 1443! MYFTINIA E BFI - SHKUP
DUA HATME NË XHAMINË HAXHI AZEM
Lajme

DUA HATME NË XHAMINË HAXHI AZEM

Më datë 31 korrik 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë Haxhi Azem të lagjes Orizare- Shkup. Arife Iseni, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënësit paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau libër dhe mirënjohje në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mekteb...
DIPLOMUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR TË BUTELIT
Lajme

DIPLOMUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR TË BUTELIT

Më datë 31 korrik 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë Bedër të Butelit - Shkup. Munevere Halimi, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënësit paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau libër dhe mirënjohje në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xh...
VIZITOHET XHEMATI I MESXHIDIT “MËSHIRA” – FUSHË TOPHANË
Lajme, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I MESXHIDIT “MËSHIRA” – FUSHË TOPHANË

Më datë 30 korrik 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef.Zaimi, referent i xhamive të rajonit të qytetit mbajti hytben e xhumasë në Mesxhidin "Mëshira" në lagjen Fushë Tophanë. Dr. Fatmir ef. Zaimi, përcolli mesazhin e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit. "Këshilla islame" - ishte tema që trajtoi Fatmir Efendiu, në hytben e xhumasë.
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘NETËT KULTURORE ISLAME 2021’
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘NETËT KULTURORE ISLAME 2021’

Myftinia e Shkupit, të shtunën më 24 korrik 2021, realizoi me sukses natën e tretë, me të cilën përmbylli “Netët Kulturore Islame ‘21”. Në këtë mbrëmje, u promovua vepra e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, libri me titull “Xhamia simbol i Shkupit”. Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin Reisul Ulema H.Hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Kryetari i O.H. “Hilal” H. Fadil ef. Ramadani, Prof. Dr. Muzafer Bislimi, zv. drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV-së, recensenti i librit, Mr. Fati Azizi, redaktori i veprës, dr. Abdulkerim ef. Iseni, Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë, hoxhallarë, hafëzllarë e xhemat i Shkupit dhe mysafir nga vendi e nga jashtë. Programi u hap me ashere të lexuar nga Jasin Hajredini, nxënës i mektebit ‘Uhud’ të D...
KURBANI 2021: MYFTINIA E SHKUPIT PRANË 3300 FAMILJEVE NEVOJTARE
Aktivitete, Lajme

KURBANI 2021: MYFTINIA E SHKUPIT PRANË 3300 FAMILJEVE NEVOJTARE

Myftinia e Shkupit, gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit, realizoi me sukses ndarjen e #3300 pakove me mish të kurbanit në gjitha rajonet e saj; qytet, karadak, derven e karshiakë. Falë koordinimit shumë të mirë që kemi me këshillet e xhamive tona të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu. Myftinia e Shkupit, çdo vit, në të katër rajonet e saj , bën shpërndarjen e pakove të mishit të kurbanit në bashkëpunim me këshillet e xhamive tona të cilët e shpërndajnë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në çdo familije nevojtare e skamnore. Gjatë aksioneve të realizuara, numri i pakove të shpërndara është si vijon: 81...