Tuesday, November 17

Lajme

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT ELLOVË – KOMUNA E STUDENIÇANIT
Aktivitete, Lajme

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT ELLOVË – KOMUNA E STUDENIÇANIT

Sot, më 6 mars 2020, Xhamia e fshatit Ellovë ishte përzgjedhja e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili që të përcjellë mesazhin e hytbes së ditës së xhuma. Hatibi i xhamisë Nuredin ef.Sherifovski i shoqëruar nga anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë, mr.Nexhmi ef. Feratin dhe Fejsall ef. Kadriun. "Lus All-llahun që këto muaj t'i presim sa më të përgatitur shpirtërisht, me vullnet të plotë të i kryejmë ibadetet tona dhe gjitha obligimet tjera fetare." - tha Myftiu në hytben e xhumasë. Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një bisedë të shkurtër me hatibin e xhamisë dhe xhematlinjtë ku u njoftua për së afërmi mbi jetën fetare të këtij rajoni. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup  ...
HAFIZËT NGA SHKUPI PJESMARRËS NË GARAT KURANORE TË BFI -SË
Lajme

HAFIZËT NGA SHKUPI PJESMARRËS NË GARAT KURANORE TË BFI -SË

    Më 3 mars - 4 mars , Bashkësia Fetare Islame në nivel republikan realizoi me sukses Garat Kuranore në koordinim me gjithë myfinitë e vendit. Myftinia e Shkupit prej së afërmi ka përcjellur zhvillimet e kësaj gare gjatë gjithë kohës sa zgjati kjo Garë Kuranore, dhe nga performimi i pjesmarrësve tanë ndjehemi krenarë dhe më të sigurtë në ardhmërinë e Islamit për të cilën do të përkujdesemi, të gjithë bashkë, në shërbim të besimtarëve dhe jetës fetare të vendit tonë. Në këtë garë të rëndësishme dhe me peshë të madhe për komunitetin tonë Myftinia e Shkupit dërgoi mbi 15 pjesmarrës. Gara u zhvillua në disa kategori: hifz 5 xhuz, hifz 10 xhuz, hifz 30 xhuz dhe bukurlexim. Komisioni që bëri vlerësimin e pjesmarrësve ishte i përbërë nga tre anëtarë: Hfz.Shafi Osmani...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 32- TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete, Emisione, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 32- TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

    Sonte, 5 mars 2020, transmetohet edicioni i radhës i emisionit edukativo - fetar "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e Valbona Zunçe - Pajazitit. Mysafir në emisionin e sontëm është Talha ef.Kurtishi, hatib në xhaminë "Kasim Beu" - lagjja Gazibabë Tema: " Si të mbrohemi nga fatkeqësitë е ndryshme" Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 - 22:30, në valët e Radio Shkupit. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN STUDENIÇAN
Aktivitete, Lajme

VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN STUDENIÇAN

Sot, më 2 mars 2020 në prani të Reisul-Ulemasë të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, dekanit të FSHI-së prof.dr. Shaban Sulejmani , myftilerëve tjerë të BFI-së, hoxhallarë dhe banorëve të kësaj ane u organizua program me rastin e vënies së gurthemelit të xhamisë së re në Studeniçan. Të pranishmive, me fjalë përshëndetëse iu drejtua Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili, i cili përgëzoi banorët për këtë kontribut dhe mes tjerash foli për rëndësinë e ndërtimit të xhamive dhe me këtë po dëshmohet dashuria ndaj shtëpive të All-llahut që kanë besimtarët e kësaj ane ndaj jetësimit të fjalës së vërtetë dhe jetës fetare në përgjithësi. Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve në emër të këshillit inicues iu drejtua z.Alaudin Zeqiri i cili falenderoi kreun ...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”

Sot, më 1 mars 2020 (e diel) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë "Kasim Beu" u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë të ndjekur tek mualimi Vedat ef.Skenderi. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, anëtari i Komisionit Fetaro - Arsimor Shefket ef.Baftjari, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj lagje. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Talha ef.Kurtishi i cili në fillim falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve dhe më pas përcolli disa këshilla rreth vlerës së Kuran...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Sot, më 29 shkurt 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Straçincë u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, kryetari i komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë prof.dr.Taxhedin ef.Bislimi, referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të këtij fshati. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve Amir ef.Mamuti i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të këshillit të xhamisë dhe familjarëve të nxënësve. Më pas, fjala e rastit i takoi Myfti...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË REZISTENCA – HARAÇINË
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË REZISTENCA – HARAÇINË

Sot, më 29 shkurt 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të ikindisë, në xhaminë Rezistenca të Haraçinës u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit "hfz.Rexhep ef.Imeri". Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësveAli ef.Sadiku i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të këshillit të xhamisë dhe familjarëve të nxënësve. Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili uroii Ali Efendiun për kontributin e tij ,prindërit e nxënësve për angazhimin...
VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme

VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 28 shkurt 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të Karadakut Fejsall ef.Kadriu, prezantoi në 4 xhami përgjatë 4 kohëve të namazit. Përgjatë këtyre vizitave ndau kohë për të bashkëbiseduar me xhematlinjtë si dhe për t'u njoftuar me gjitha sfidat që ballafaqohen këshillet e xhamive në mbarëvajtjen e punës së xhamive të tyre. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Katllanovë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë, vizitoi xhematin e xhamisë së Dëshmorëve - Haraçinë ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë Haxhi Imer - fshati Luboten ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë, vizitoi xhematin e Xhamisë me Dy Minare - fshati Luboten. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - S...
REALIZOHET ME SUKSES LIGJËRATA MUJORE ME SHEFKET EF. BAFTJARIN NË XHAMINË E VJETËR TË KONDOVËS
Aktivitete, Lajme

REALIZOHET ME SUKSES LIGJËRATA MUJORE ME SHEFKET EF. BAFTJARIN NË XHAMINË E VJETËR TË KONDOVËS

Sonte, më datë 13 shkurt 2020 (e enjte) në Xhaminë e Vjetër të fshatit Kondovë, në prani të referentëve të Myftinisë, hoxhallarëve të rajonit të Dërvenit dhe një numër i konsiderueshëm i xhematit, u mbajt ligjërata e radhës e në kuadër të ciklit të ligjëratave mujore që Myftinia e BFI - Shkup organizon me hoxhallarët e të gjitha rajoneve që veprojnë në kuadër të Myftinisë. Në fillim të këtij tubimi Nevzat ef. Ameti, në emër të këshillit dhe xhematit të xhamisë falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre. Më pas, pjesa kryesore i takoi ligjëruesit Shefket ef. Baftjarit i cili trajtoi temën: “E verteta për të drejtën islame” “Ne, që jemi mbledhur këtu për të rikujtuar njëri-tjetrin për të drejtën islame duke marrë për bazë urdhërat e All-llahut dhe për shembull; jetën ...