Sot, më 8 shkurt 2020 (e shtunë), pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë me Dy Minare të Sarajit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 36 nxënësve pranë mektebit të xhamisë.
Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë , xhematlinjë e familjarë të nxënësve.
Para fillimit të programit me fjalë mirëseardhëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Fadil ef.Ramadani i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni solemne.
Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili theksoi se:
" Në këtë ceremoni solemne që ne po prezantojmë, po dëshmojmë se ne po mbajmë gjallë traditën e Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit a.s.
Falë përk...