Tuesday, November 17

Lajme

EDICIONI 31 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Lajme

EDICIONI 31 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 3 janar 2020, nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef.Imerit, transmetohet edicioni i rradhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë" , emision ky në të cilin ftohen teologë për të trajtuar tema të ndryshme për dëgjuesit e Radio Vatit. Mysafir i radhës në emisionin e sotëm është hoxhë Mutalib ef.Ademi, hatib në xhaminë " Ataullah Efendi " të Sudeniçanit. Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 23-TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 23-TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

Sonte, 02.01.2020 transmetohet edicioni i rradhës i emisionit edukativo - fetar "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e Valbona Zunçe - Pajazitit. I ftuar në emisionin e sontëm është Muzemil ef.Osmani, shefi i kabinetit të Reis'ul Ulemasë, h.Sulejman ef.Rexhepit. Tema: Dashuria ndaj Muhamedit (a.s). Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 - 22:30, në valët e Radio Shkupit. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “OMER IBN ABDULAZIZ” – KAMENIK
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “OMER IBN ABDULAZIZ” – KAMENIK

Sot, më 29.12.2019 (e diel) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë Omer ibn Abdulaziz të Kamenikut u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë, xhematlinjë e familjarë të nxënësve. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve Bajram ef.Salihi i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni. Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili mes tjerash tha: "Mektebet janë vende ku edukohen gjeneratat e reja të shëndosha, ku fitohen njohuritë bazë të fesë, ku mësohet morali dhe edukata islame dhe ky rezultat arrihet vet...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MBLEDHJEN E RREGULLT RAPORTUESE PËR VITIN 2019
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MBLEDHJEN E RREGULLT RAPORTUESE PËR VITIN 2019

Sot, më 28.12.2019 (e shtunë), në prani më tepër se 250 pjesmarrësve: kryetarëve dhe anetarëve të këshilleve të xhamive të Myftinise, kryetarit të kuvendit të BFI - së Fadil ef.Ramadanit, anëtarëve të Myftinisë, u realizua mbledhja e rregullt raportuese. Në këtë mbledhje Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili para këtij numri të madh të pranishmëve paraqiti në mënyrë të hollësishme të gjitha aktivitetet e relizuara përgjatë vitit 2019 si dhe në pjesën e dytë, planin aksional për vitin e ardhshëm 2020. Disa nga pikat kryesore të aktiviteteve që prezantoi Myftiu ishin: Ngritja e punës profesionale të ekzekutivit (operativës) , pjesmarrja mediatike, instucionalizimin dhe rregullimin e statusit të xhamive, bashkëpunimi i brendshëm dhe i jashtëm institucional, ngritja profesionale e hatibëve dhe i...
MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË KARSHIAKA TË FSHATIT BATINCË
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË KARSHIAKA TË FSHATIT BATINCË

Sot, 27.12.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë “Karshiaka” të fshatit Batincë - Komuna e Studeniçanit. Që nga emërimi Myfti i Myftinisë së BFI - Shkup, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili për çdo javë vizitoi nga një xhami nga gjitha rajonet dhe me këtë hutbe të fundit të paraparë për këtë vit rrumbullakësoi vizitat kushtuar xhemateve të territorit të Myftinisë së Shkupit. Hatibi Rasim ef. Ademi dhe këshilli i xhamisë shprehën mirënjohjet dhe falenderimet ndaj Myftiut duke I dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen. Në hytben e xhumasë Myftiu mes tjerash tha: "Muslimanin shebullor e karakterizon drejtësia kudo dhe me këdo që flet, pavarësisht çdo situate.Një shoqëri e drejtë dhe pa fe është më e mirë se një shoqëri fe...
EDICIONI 30 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Lajme

EDICIONI 30 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

27 dhjetor 2019 Në emisionin tashmë të mirënjohur për dëgjuesit, nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep Imeri, ftohen çdo të premte, teologë për të trajtuar tema të ndryshme për dëgjuesit e Radio Vatit. Mysafir i radhës në emisionin e sotëm është hoxhë Shefket ef.Baftjari, hatib në xhaminë NEDA - Haraçinë. Tema: Ne, përballë festave të tjerëve Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup  
MYFTINIA E BFI – SHKUP MBAN MBLEDHJEN E FUNDIT PËR VITIN 2019 ME ANËTARËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E BFI – SHKUP MBAN MBLEDHJEN E FUNDIT PËR VITIN 2019 ME ANËTARËT E MYFTINISË

  Më 17.12.2019 (e martë), Myftinia e Shkupit në udhëheqje të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili realizoi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj. Në këtë mbledhje raportuese, të fundit për këtë vit, Myftiu në mënyrë të detajuar paraqiti raportin e aktiviteteve të realizuar përgjatë këtij viti. Nga shumë pika të përmendura, disa nga sukseset e arritura gjatë këtij viti që u raportuan në këtë mbledhje ishin zgjidhja e problemeve të shumta me vakufin, rregullimi i statusit të mbi 30 nëpunësve fetar (sigurimi shëndetësor dhe pensional), rritja e rrogës mesatare në nivel të përgjithshëm të mbi 50 % të nëpunësve fetar - për 30%, rregullimi i statusit juridik të xhamive, raport i detajuar i akcioneve të realizuara nëpër xhamitë e Shkupit, organizimi i trajnimeve dhe seminareve kushtuar n...
CIKLI I EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË VALËT E RADIO VATIT
Aktivitete, Lajme

CIKLI I EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË VALËT E RADIO VATIT

Myftinia e Shkupit vazhdon me realizimin e suksesshëm të ciklit të emisioneve javore "Këshilla e xhumasë" Mysafir i radhës në emisionin e sotëm është hoxhë Shaban Tairi, hatib në Xhaminë e Tretë - Saraj Tema: Feja islame nuk u përhap me shpatë Emisioni do të transmetohet sot, me fillim nga ora 12:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV - Shkup
PYETE MYFTININË!-CIKLI I EMISONEVE FETARE ME PROF.DR.TAXHEDIN EF. BISLIMIN
Aktivitete, Emisione, Lajme

PYETE MYFTININË!-CIKLI I EMISONEVE FETARE ME PROF.DR.TAXHEDIN EF. BISLIMIN

PYETE MYFTININË! Emisioni që ofrohet nga Myftinia e BFI- Shkup për ju! Nëpërmjet këtij emisioni tentojmë të jemi sa më afër jush duke ofruar përgjiigje mbi dilemat e paqartësitë që keni në kryerjen e obligimeve fetare gjatë përditshmërisë suaj. Pyetjeve tuaja u përgjigjet Prof. Dr. Taxhedin ef.Bislimi Kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së BFI - Shkup. Na kontaktoni në email adresën: pyetje@myftiniashkup.org.mk  
MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME REALIZIMIN E EMISIONEVE JAVORE “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME REALIZIMIN E EMISIONEVE JAVORE “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

  Më 05.12.2019, transmetohet emisioni i rradhës "Drita e Jetës" i udhëhequr nga Vlbona Zunçe - Pajaziti Hatibi i xhamisë Nusret ef.Fazliu, hatib në Xhaminë e Vjetër të fshatit Kondovë Tema: "Cilësimi i jetës shoqërore në konceptin islam " Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 - 22:30, në valët e Radio Shkupit. Na ndiqni! Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup