Tuesday, November 17

Lajme

Komisioni Vlerësues pranë Sektorit Fetaro -Arsimor vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë Nur – Bukoviq
Aktivitete, Lajme

Komisioni Vlerësues pranë Sektorit Fetaro -Arsimor vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë Nur – Bukoviq

    Më 05.12.2019 (e enjte), kryetari i Komisionit Vlersues pranë Myftinisë së Shkupit, Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekerija Tairi vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë "Nur" të fshatit Bukoviq Qëllimi i kësaj vizite ishte që komisioni të vlerëson njohuritë e nxënësve mbi rregullat e leximit të Kur'anit, nxënien e sureve përmendësh dhe njohuritë tjera bazë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga hfz.Huzri ef. Idrizi i cili shërben si mualim në këtë xhami. Të përgatitur për të marrë pjesë në ceremoninë e hatmes ishin gjithsej: 15 nxënës. Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblen mundin e mualimit ndërsa nxënësve të u jep shëndet e suksese të mëtutjeshme. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV-Shkup...
Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ka vizituar xhaminë Allaxha në Shkup e cila është në fazë të restaurimit.
Aktivitete, Lajme

Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ka vizituar xhaminë Allaxha në Shkup e cila është në fazë të restaurimit.

Sot, (04.12.2019), Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ka vizituar xhaminë Allaxha në Shkup e cila është në fazë të restaurimit. Muftiu i shoqëruar nga referentët e Muftinisë vëzhgoi për së afërmi punimet e xhamisë ku u mirëprit nga hatibi i xhamisë Llokman ef.Kamberi dhe anëtarët e këshillit të xhamisë, me çrast njoftuan detajisht Muftiun në lidhje me punimet dhe gjendjen aktuale të xhamisë, ku nga TIKA po bëhet restaurimi dhe përforcimi i xhamisë në tërësi. Xhamia Allaxha është një nga xhamitë më të vjetra në Shkup, e cila është e vendosur në afërsi të tregut Bitpazar. Zyra për informim pranë Muftinisë së BFI - Shkup
MYFTINIA E SHKUPIT ORGANIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR HATIBËVE ME TEMË “LIGJËRIMI NË XHAMI KUNDREJT REALITETIT BASHKËKOHOR”
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT ORGANIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR HATIBËVE ME TEMË “LIGJËRIMI NË XHAMI KUNDREJT REALITETIT BASHKËKOHOR”

Më 30 Nëntor – 1 Dhjetor, në hotelin Radika – Mavrovë, Myftinia e Shkupit me sukses realizoi seminarin dyditor me temë “Ligjërimi në xhami kundrejt realitetit bashkëkohor”, seminar ky i cili filloi përgatitjet një muaj më herët në bazë të planit të Myftinisë së Shkupit, ku morrën pjesë mbi 100 hatibë që shërbejnë nëpër xhamitë e qytetit dhe fshatrave përreth. Hapjen e këtij seminari e bëri Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash tha: “ është nevojë e kohës që ne të realizojmë seminare të këtij karakteri nëpërmjet së cilave do të kontribojmë në ngritjen e nivelit të ligjerimit nëpër xhami duke përvetësuar metodat dhe mënyrat e komunikimit, që hutbeja më pas të ketë efekt më pozitiv te xhemati, e nga ana tjetër hatibët janë më meritorët të jenë pjesmarrës në organizime të këtilla seps...
MYFTINIA E BFI – SHKUP I PËRFUNDOI AKTIVITETET KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT (ALEJHISELAM)
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E BFI – SHKUP I PËRFUNDOI AKTIVITETET KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT (ALEJHISELAM)

  Përfunduan me sukses aktivitetet në kuadër të “Javës së lindjes së Muhamedit (alejhi selam)”,aktivitete këto të organizuara nga Myftinia e BFI - Shkup për të përkujtuar lindjen dhe veprën Profetit Muhamed (alejhi selam). Një numër i madh aktivitetesh e programe u realizuan përgjatë javës së kaluar, në 6-të xhami të Shkupit me rrethinë. Aktivitetet filluan më 5 nëntor 2019, ditë e martë, në xhaminë e fshatit Moranë , ku u realizua mevlud për nder të lindjes së Muhamedit (alejhi selam) Më 6 nëntor 2019, në xhaminë e Dëshmorëve - Haraçinë, u organizua program me hafëzllarë të vendit tonë kushtuar lindjes së Muhamedit (alejhi selam) Më 7 nëntor 2019, në xhaminë e fshatit Gërçec u program fetar me Kuran, Mevlud e ilahi. Më 8 nëntor 2019, pas namazit të akshamit në xha...
MYFTIU MERR PJESË NË MBRËMJEN KUR’ANORE ORGANIZUAR NGA XHAMIA “BILAL HABESHI” – SHUTO ORIZARE
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MERR PJESË NË MBRËMJEN KUR’ANORE ORGANIZUAR NGA XHAMIA “BILAL HABESHI” – SHUTO ORIZARE

Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti Dr. Fatmir Zaimi dhe në prezencë të hoxhallarëve e hafizlerëve të mirënjohur dhe në prezencë të një pjesë të madhe të xhematlinjve të përkatësisë rome mori pjesë në mbrëmjen Kuranore organizuar në xhaminë "Bilal Habeshi" të Shuto Orizares. Pjesë e këtij programi të begatë ishin; Hfz.Xhemail ef.Nuhiju - përgjegjës pranë Institutit të Hifzit, Hfz.Adem ef.Ramadani, Hfz.Adnan ef.Elmazi dhe ilahisti Emran Bellani mysafir nga Belgjika. Fjala e rastit i takoi Myftiut të Shkupit i cili mes tjerash tha: " Kjo është mirësia e të qenurit Ummet i Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s, na bashkon Fjala e Zotit, na bashkon Kur'ani, na bashkon islami, na bashkon dashuria ndaj Pejgamberit a.s., pamvarësisht përkatësisë sonë etnike, ne jem...
PROGRAM KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S NË XHAMINË HAXHI AZEM- SHKUP
Aktivitete, Lajme

PROGRAM KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S NË XHAMINË HAXHI AZEM- SHKUP

Më, 08.11.2019, pas faljes së jacisë, në xhaminë Haxhi Azem - Shkup, për nder të përkujtimit të lindjes së Muhamedit a.s u organizua program për gjininë femërore. Në këtë program morrën pjesë, nxënëset e Medresesë 'Isa Beu' paralelja e vajzave - Shkup, studentet e FSHI - së, dhe mualimet pranë mektebeve të Myftinisë. Në fillim të këtij programi fjala e rastit i takoi mualimes së xhamisë, Arife Asani. Më pas vijoi programi i përgatitur nga ana e mualimeve të angazhuara nëpër mektebet pranë Myftinisë së Shkupit. Në këtë program u lexua Kur'an, pjesë nga mevludi, ilahi , lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MANIFESTIMIN QENDROR KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MANIFESTIMIN QENDROR KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S

Sonte, (08.11.2019),Myftinia e BFI - Shkup, realizoi manifestimin qendror kushtuar javës së lindjes së Muhamedit a.s Në prani të Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, këshilltarin për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë z.Murat Alkan, hoxhallarë e hafëzllarë, dhe një numërit të madh të xhematlinjve në xhaminë "Arasta" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u përkujtua lindja dhe vepra e Muhamedit a.s. Xhamia, ishte e stërmbushur me besimtarë që u mblodhën për ta përkujtuar lindjen e Muhamedit a.s me program të begatë fetar ku u lexuan Kuran, Mevlud dhe ilahi nga hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të trojeve tona nga vendi dhe jashte : Në fillim fjala përshëndetëse i takoi Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjera...
Lajme, Ngjarje

MYFTINIA E BFI-SHKUP URON BESIMTARËT ME RASTIN E DITËLINDJES SË MUHAMEDIT A.S

URIM Myftinia e BFI - Shkup të gjithë besimtarëve musliman ua uron ditën e lindjes së udhërrëfyesit, Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s Муфтиството на ИВЗ - Скопје, на сите муслимани им го честита роденденот на нашиот предводник, нашиот Пејгамбер, Мухамед а.с İslam Dini Birliği Üsküp Müftülüğü, Peygamber efendimiz, önderimiz Muhammed Mustafa (s.a.v) ‘in doğum gününü Müslüman alemine tebrik eder Muftijstvo IVZ - Skoplje, svim vjernicima muslimanima čestita dan rođenja našeg uzora, našeg Poslanika, Muhammeda a.s Myftinia e BFI - Shkup   Myfti Dr.Qenan ef.Ismaili
MYFTINIA E SHKUPIT TUBOI BESIMTARËT E HARAÇINËS PËR TË SHËNUAR DITËLINDJEN E MUHAMEDIT A.S
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT TUBOI BESIMTARËT E HARAÇINËS PËR TË SHËNUAR DITËLINDJEN E MUHAMEDIT A.S

Më 06.11.2019, pas faljes së jacisë, në Xhaminë e fshatit Haraçinë u mbajt program i begatë me hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të Shkupit, për nder të përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed a.s Në këtë program morën pjesë Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët nga Myftinia e Shkupit, hoxhallarë dhe një numër i madh i xhematlinjve të këtij rajoni. Hatibi i xhamisë, Daut ef.Bajrami, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Myftininë e Shkupit që përzgjodhi xhaminë e Dëshmorëve për të realizuar këtë program kushtuar Muhamedit a.s Në këtë program u lexuan pjesë nga Kurani, mevlud, ilahi , lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s me hoxhallarë e hafëzllarë të mirënjohur të vendit tonë. Më pas, të pranishmëve iu drejtua me fjalë rasti Myftiu i Shkupit Dr. Qenan...
MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT A.S
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT A.S

  Dje, (05.11.2019) pas faljes së jacisë, në Xhaminë e fshatit Moranë u mbajt program i begatë me hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të Shkupit, për nder të përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed a.s Në këtë program morën pjesë Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë së Shkupit, imamë të xhamive të tjera dhe besimtarët e kësaj ane. Imami i xhamisë, Beqir ef. Osmani, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Myftininë e Shkupit për nderin që i bënë besimtarëve të këtij fshati këtë vit, duke përzgjedhur si xhaminë e parë për ta shënuar ditëlindjen e Muhamedit a.s" Pas fjalimit të shkurtër u lexuan pjesë nga Kurani, mevlud, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s me hoxhallarë e hafëzllarë të mirënjohur të vendit tonë. ...