Tuesday, November 17

Uncategorized @sq

HAPJA SOLEMNE E XHAMISË SË FSHATIT PATISHKA REKË
Uncategorized @sq

HAPJA SOLEMNE E XHAMISË SË FSHATIT PATISHKA REKË

Të martën, më 10 gusht 2021 me një program solemn, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit hapet xhamia e rindërtuar në fshatin Patishka Rekë. Këtë ceremoni morrën pjesë; kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorët e sektoreve pranë Rijasetit të BFI-së, shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim ef. Iseni, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, kryetari i komunës Sopishte, z. Stefçe Tërpovski, hoxhallarë e hafëzllarë nga gjitha rajonet e Shkupit si dhe xhematlinj të rajonit të Karshiakës. Programi u hap me ashere të lexuar nga hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit të Hifzit “ Hfz. Ismail Efendiu”- Shkup Pastaj, fjalë përshëndetëse pati kryetari i këshillit inicues...
NETËT KULTURORE ISLAME ‘21 : REALIZOHET ME SUKSES NATA E PARË DHE E DYTË ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Uncategorized @sq

NETËT KULTURORE ISLAME ‘21 : REALIZOHET ME SUKSES NATA E PARË DHE E DYTË ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë e Mustafa Pashës, u realizua nata e pare dhe e dytë në kuadër të ‘Netëve Kulturore Islame me nxënësit e mektebeve’. Në prani të nikoqirit të aktivitetit, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fejsall ef. Kadriu, opeativës së Myftinisë, profesorëve të Medresesë ISA BEU, hoxhallarëve e mualimëve të nxënësve pjesmarrës, familjarë e xhematlinj nga Shkupi e rrethinë, performuan nxënësit garues në dy kategori: Në natën e parë, më 22 korrik 2021, e enjte, u zhvillan dy kategori: Poezi islame; dhe ilahi. Në kategorinë “Poezi Islame” garuan gjithsej 10 nxënës, ndërsa në kategorinë “Ilahi” garuan 6 grupe me ilahi. Në kategorinë "Poezi Islame” në tre vendet e para u shpallën si vijon: Vendi i I- rë:...
FILLOI THERJA E KURBANËVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Uncategorized @sq

FILLOI THERJA E KURBANËVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Pas faljes të namazit të Kurban-Bajramit më 20 Korrik 2021, Myftinia e Shkupit filloi me therjen e kurbaneve të porositur, mishi i të cilëve i dhurohet menzës së Medresesë Isa Beu, ndërsa pas sigurimit të sasisë të nevojshme për nxënësit, mishi që tepron u shpërndahet nevojtarëve të vendit, të planifikuar me lista paraprake nga gjitha këshillat e xhamive në vend. Nën organizimin e Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili, në prezencë të komisionit fetar për organizimin e therjes së kurbaneve, në thertoren Demi I Zi filloi therja e kurbaneve. Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga anëtarët e komisionit për organizimin e therjes së kurbanëve mori pjesë në fillimin e therjes së kurbanëve. Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili shkruan në faqene tij zyrtare: “Ndava kohë, për të ndjekur nga af...
KËSHILLA E XHUMASË: “KURBANI, DISPOZITA DHE RREGULLAT”
Uncategorized @sq

KËSHILLA E XHUMASË: “KURBANI, DISPOZITA DHE RREGULLAT”

Myftinia e Shkupit, sot, më 16 korrik 2021, nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Rexhep ef. Imeri, për dëgjuesit e Radio Vatit, në edicionin e 93 - të, sjell Prof.Dr. Taxhedin ef. Bislimi, hatib dhe imam pranë xhamisë së fshatit Grushinë. "Kurbani, dispozita dhe rregullat" është tema që trajton Prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Emisioni transmetohet në ora 12:00. Xhuma të begatë!
NJOFTIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT
Uncategorized @sq

NJOFTIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Myftinia e BFI – Shkup, me rastin e festës së Kurban Bajramit, marrë parasyshë të gjitha rrethanat në vendin tonë, njofton gjithë nëpunësit fetarë, këshillat e xhamive dhe besimtarët e Shkupit se; Dita e Kurban Bajramit është me datë 20.07.2021 (e martë), ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit do bëhet në ora 05:56. Marrë parasyshë rrethanat me pandeminë COVID – 19, edhe këtë vit Myftinia e Shkupit nuk organizon tubimin e lëkurave të kafshëve të therura, për çka ju rekomandojmë që lëkurat e kurbanit sipas mundësisë t‘i groposni në tokë, ndërsa kurbanat e gjallë do të pranohen te Medreseja “Isa Beu” në Kondovë vetëm nëse posedojnë certifikatë shëndetësore nga veterineri dhe të jenë të evidentuara me numër. Nga ana tjetër, Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale - ...
HAPET XHAMIA “NEXHAT SHAINI” NË LAGJEN VIZBEG
Uncategorized @sq

HAPET XHAMIA “NEXHAT SHAINI” NË LAGJEN VIZBEG

Të mërkurën, më 14 korrik 2021 me një program solemn, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit hapet xhamia “Nexhat Shaini” në lagjen Vizbeg të Shkupit. Këtë ceremoni e nderuan; kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorët e sektoreve pranë Rijasetit të BFI-së, Myftiu i Myftinisë së Manastirit, h. Amit ef. Rasimi, hoxhallarë e hafëzllarë nga gjitha rajonet e Shkupit si dhe xhematlinj të kësaj ane. Programi u hap me ashere të lexuar nga hfz. Ferat Plakaj. Pastaj, fjalë përshëndetëse pati kryetari i këshillit inicues, z. Fatmir Emini, i cili foli rreth vendimit për nisjen e kësaj xhamie dhe ecurisë së punëve, duke falënderuar të gjithë kontribuuesit që kanë dhënë pjesë nga koha dhe pasuria e tyre për ta n...
DIPLOMUAN 23 NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË RE TË ÇAIRIT – SHKUP
Uncategorized @sq

DIPLOMUAN 23 NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË RE TË ÇAIRIT – SHKUP

Më 10 korrik 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të 23 nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë së Re të Çairit - Shkup. Mubera J. Asani, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënëset paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Arife Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë....
EDICIONI I 92-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Uncategorized @sq

EDICIONI I 92-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, sot, më 9 korrik 2021, nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Rexhep ef. Imeri, për dëgjuesit e Radio Vatit, në edicionin e 92 - të, sjell hoxhën Zejnullah ef. Sadiki, imam dhe mualim pranë xhamisë "UHUD" të lagjes së Dizhonit. "Lakmia" është tema që trajton Zejnulla ef. Sadiki për dëgjuesit e Radio Vatit. Emisioni transmetohet në ora 12:00. Xhuma të begatë!
MYFTIU DR. QENAN EF. ISAMILI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SË ÇAIRIT Z. VISAR GANIUN
Uncategorized @sq

MYFTIU DR. QENAN EF. ISAMILI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SË ÇAIRIT Z. VISAR GANIUN

Sot, e xhuma, 14 maj 2021, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në kabinetin e tij, priti në takim kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiun. Në një takim të ngrohtë miqësor, Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili dhe z.Visar Ganiu , kanë biseduar për shumë tema me interes të ndërsjellë, pastaj për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh , gjithnjë në interes të besimtarëve të këtij nënqielli. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen mes Myftinisë së Shkupit dhe Komunës së Çairit. Nga ana tjetër, z. Visar Ganiu shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen, duke premtuar se komuna e Çairit gjithnjë do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme për mbështetje e nevojshme institucionale. ...
Lajme, Uncategorized @sq

REAGIM

Feja islame për emër zgjodhi mesazhet më të rëndësishme, pra paqen dhe harmoninë ndërnjerëzore. Kështu, islami pikësëpari jep mesazhe me emrin e tij, me emrin e paqes. Por, fatkeqësisht, në këto netë të bekuara të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, jemi dëshmitarë të sulmeve makabre, frikës e persekutimit të popullates palestineze, ku mediat raportojnë për dhunën e që po ushtrohet mbi besimtarët muslimanë në xhaminë Al - Aksa. Shprehim shqetësimin tonë mbi dhunën e ushtruar sepse është detyrë e jona që të angazhohemi për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon, në këtë vend ku po mohohet e drejta njerëzore, po mohohet e drejta bindjes fetare të mijëra muslimanëve. E lusim Allahun e Madhërishëmqë ky konflikt të marrë fund sa më shpejtë të rikthehet paqja dhe rehatia në ...