Tuesday, November 17

Uncategorized @sq

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi mektebin e xhamisë lagjes Inxhikovë
Uncategorized @sq

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi mektebin e xhamisë lagjes Inxhikovë

Sot, 28 mars 2021 (e diel) Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga kryetari i komisionit Mr. Nexhmi ef. Ferati dhe anëtari Shefket ef. Bafqari, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së Inxhikovës- komuma Gazi Babë Komisoni bëri vlerësimin e nxënësve sipas planprogramit të Myftinisë edhe atë: lexim nga Kurani, sure përmendësh dhe njohuri nga çështjet elementare të besimit islam. Mësimet i ndoqën pranë mualimit të tyre, Besir Ferati. Lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shton dashamirët e mësimit të Kuranit, ndërsa mualimin ta shpërblen me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa talebeve t'u japë shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në jetë!
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË “AGA SADIK” NË FSHATIN OGNJANCË
Uncategorized @sq

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË “AGA SADIK” NË FSHATIN OGNJANCË

Më datë 26 mars 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit, H. Fejsall ef.Kadriu vizitoi xhematin e xhamisë "Aga Sadik" në fshatin Ognjancë me rastin e emërimit të Muslim ef.Alijit, hatib pranë kësaj xhamie. Para faljes së namazit të xhumasë, H.Fejsall ef. Kadriu në fjalën e tij të mbajtur para xhematit theksoi detyrat dhe obligimet e hatibit bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit dhe i'a dorëzoi autorizimin në emër të Myftiut, hatibit të sapo emëruar në detyrën e hatibit, Muslim Efendiut.
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT DRAÇEVICË
Uncategorized @sq

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT DRAÇEVICË

Më 6 nëntor 2020, e xhuma, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga referenti Mr. Nexhmi ef. Ferati dhe Fejsall ef. Kadriu vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Draçevicë- komuna e Studeniçanit. Hatibi i xhamisë Sami ef. Nuhiju dhe xhemati i xhamisë mirëpritën Myftiun dhe operativën e Myftinisë. Myftiu ndau kohë për të bisesuar me këshillin dhe besimtarët e pranishëm për t'u njoftuar për së afërmi me kërkesat e tyre dhe statusin e xhamisë.
SHPËRNDAHEN PAKO ME MISH KURBANI PËR N.P. “HIGJIENA KOMUNALE- SHKUP” DHE N.P. “PARQE DHE GJELBËRIME – SHKUP”
Uncategorized @sq

SHPËRNDAHEN PAKO ME MISH KURBANI PËR N.P. “HIGJIENA KOMUNALE- SHKUP” DHE N.P. “PARQE DHE GJELBËRIME – SHKUP”

  Në suaza të këtij aksioni krahas besimtarëve në nevojë, përfitues ishin edhe të punësuarit nevojtarë në dy ndërrmarjet publike të qytetit të Shkupit; "N.P. Higjiena Komunale- Shkup dhe N.P. "Parqe dhe Gjelbërime" Pakot i pranuan përfaqësuesit e dy ndërrmarrjeve me ç'rast falenderuan Myftininë e Shkupit për ndihmën e ofruar duke premtuar se këto pako do të shpërndahen tek të punësuarit që bëjnë pjesë në kategorinë e familjeve nevojtare. Myftinia e Shkupit po vazhdon me shpërndarjen e pakove me mish kurbani edhe gjatë kësaj dite të Festës së Kurban Bajramit. All-llahu e pranoftë kurbanin tuaj dhe e shpërbleftë mundin e gjithë atyre që dhanë kontribut në menaxhimin e suksesshëm të këtij projekti!
SEANCA E PESTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Uncategorized @sq

SEANCA E PESTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 19 qershor 2020 (e xhuma), pas namazit të drekës, në shtëpinë e kandidatit në fjalë, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit Prof. Shafi ef. Osmani, prof. Sheval ef. Azizi dhe hfz. Sadudin ef. Sulejmani vazhdoi me seancën e pestë të dëgjimit të kandidatit për hafiz, Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 25,26,27,28, dhe 29 nga Kurani Famëlartë. Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati Lusim Allahun Fuqiplotë që kandidatin për hafiz ta ruan nga çdo e keqe, tia shton diturinë dhe tia mundëson ta jetëson Kuranin në jetën e tij, ndërsa Muhafizin hfz. Huzri Idrizi ta shpërblen me të mirat e Tij. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – S...
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI PRITI NË TAKIM FORUMIN E BOSHNJAKËVE
Uncategorized @sq

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI PRITI NË TAKIM FORUMIN E BOSHNJAKËVE

Të hënën, me datë 15 qershor 2020, Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili priti në takim zyrtar Kryetarin e Forumit të Boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Enes Shemsoviç, i shoqëruar nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij. Në fillim të takimit, Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili falenderoi të pranishmit për vizitën dhe njëkohësisht njohtoi ata për ecurinë e punëve dhe veprimtarinë e gjërë të Myftinisë së Shkupit. Krahas shumë temave që u diskutuan, z.Shemsoviç përgëzoi Myftiun për punën që po e bën si i pari i Myftinisë së Shkupit në sjelljen e një fryme të re, proaktive në sferën e jetës fetare në Shkup dhe premtoi se do ta ketë përkrahjen e Forumit të Boshnjakëve në të gjitha format në të mirë të besimtarëve. Myftiu vlerësoi tejmase këtë përkrahje duke shtuar se; "Ne mbetemi të p...
35-ТО ИЗДАНИЕ НА ЕМИСИЈАТА „ СОВЕТИ НА ЏУМА“ ВО РАДИО ВАТИ
Uncategorized @sq

35-ТО ИЗДАНИЕ НА ЕМИСИЈАТА „ СОВЕТИ НА ЏУМА“ ВО РАДИО ВАТИ

Денес, 31 јануари 2020 година ( Џума) под водство на референтот на Муфтиството на ИВЗ – Скопје Реџеп еф.Имери се емитува следното издание на емисијата “ Совети на џума “. Гостин на 35-то издание на емисијата е Нимет еф.Алиу , хатиб во џамијата Хаџи Имер – с.Љуботен Тема : "Добрите дела" Емисијата ќе се емитува денес (џума) во 11 часот. Сектор за информирање при Муфтиството на ИВЗ – Скопје
LIBRI I KURORËZIMEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Uncategorized @sq

LIBRI I KURORËZIMEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Myftinia e Shkupit në pajtim me kompetencat e saj që të kujdeset për pozitën, të drejtat dhe interesat e besimtarëve të Shkupit, në koordinim me Bashkësine Fetare Islame te RMV-së ka në funksion edhe Librin e Kurorëzimeve. Në këtë libër arkivohen të gjitha martesat fetare të kryera nga nëpunësit fetar të autorizuar nga Myftinia e BFI- Shkup dhe shërben për regjistrimin e të njëjtave. Regjistrimi themelor në rubrikat e librit amë përmban të dhënat e çiftit bashkëshortor, dëshmitarëve dhe të dhënat e personit zyrtar i cili kryen kurorëzimin. Ky libër është në shërbim të besimtarëve për nevojat e metutjeshme në jetën e tyre bashkëshortore.
SEANCA E FUNDIT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE SUMEJA NEZIRI
Uncategorized @sq

SEANCA E FUNDIT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE SUMEJA NEZIRI

⁹Sot, e mërkurë (18.09.2019), pas faljes së namazit të drekës, në hapësirat e mektebit të xhamisë 'Mustafa Pashë', në prezencë të familjarëve , hoxhallarëve, xhematit dhe Komisionit për Dëgjim dhe Vlerësim të hafizëve pranë Myftinisë së Shkupit kandidatja Sumeja Neziri, studente pranë FSHI-së, kreu me sukses seancën e tretë të dëgjimit. Fjala e rastit në emër të Myftinisë së Shkupit i takoi referentit Dr.Fatmir ef. Zaimit, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të myftinisë. Përbërja e komisionit; Hfz. Sheval ef. Azizi (kryetar) Hfz. Sadudin ef. Sulejmani (anëtar) Hfz. Xhemail ef. Nuhiu (anëtar) Komisioni dëgjoi xhuzin e 21-të, xhuzin 24-të dhe xhuzin 29-të. Komisioni me këtë seancë përfundoi me dëgjimin e kandidates. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - ...