Tuesday, November 17

Ceremoni hatme në xhaminë “Me dy minare” – Vizbeg

Me datë 3 janar 2025, Myftiu i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi ndanë së bashku gëzimin e 30 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë “Me Dy Minare” – Vizbeg te mualimi h. Ibraim ef. Ibrahimi.

Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Ibraim ef. Ibrahimi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.

Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati.

Ndërsa, nga mimberi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përcolli mesazhin e xhumasë.

All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!