Tuesday, November 17

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair

Me datë 03 janar 2025, Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së Re Çair.

Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.

Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi hfz. Avni ef. Asani.

Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.