Tuesday, November 17

Promovohen dy hafizet më të reja të Shkupit në Xhaminë “Muslihuddin Abdulgani” – Duqanxhik

Më datë 4 maj 2026, në xhaminë “Muslihuddin Abdulgani” – Duqamxhik, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, atasheun për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes z. Mustafa Bodur, përgjegjësin e institutit të hifzit “Hafiz Ismail Efendiu” hfz. Xhemail ef. Nuhiju, profesorëve të FSHI – së, profesorëve të Medresesë Isa Beu dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan dy hafizet më të reja të Shkupit hfz. Jumna Xhemil Xhemaili dhe hfz. Husna Xhemail Xhemaili, përndryshe mbesa të profesorit h. Usame ef. Xhemaili, të cilat mësimet i ndjekën te muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.

Në emër të familjes për një fjalë mirëseardhëse iu drejtua h. Usame ef. Xhemaili.

Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizit dhe rrugëtimin e dy hafizeve ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizeve t’iu japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat.

Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e muhafizit për nxjerrjen e dy hafizeve, ndërsa për mua është një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe këtë ceremoni.

Duanë e rastit e bëri atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes z. Mustafa Bodur.

Në fund nga Myftinia e Shkupit, hafizeve iu nda certifikata të hifzit, laptopë, plaketa, ndërsa muhafizit iu nda mërnjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë matariale – pliko për hafizet dhe muhafizin.