
Myftinia e BFI – Shkup, sot me datë 9 nëntor 2025, realizoi ceremoninë e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë së Re në Çair, ndërsa mësimet i ndjekën tek mualimja Mubera Jashari Asani.
Mualimja Mubera Jashari Asani në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit.
Mualimeja Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, përfaqësuesja e Myftinisë Xheuhere Ramani, bëri shpërndarjen e certifikatave për 41 nxënësit ndërsa mualimes iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.
Duanë e rastit e bëri mualimeja e xhamisë Mubera Jashari Asani.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu të ju japë shëndet dhe t’ua plotësojë gjitha dëshirat e hajrit.
