Tuesday, November 17

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson njohuritë e nxënësve në mektebin e Xhamisë “Bedër” – Butel

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Berat ef. Sadiki dhe hfz. Avni ef. Asani anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Bedër” – Butel.

Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.

Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Florin ef. Ademi

Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.