
Sot, më datë 9 janar 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Fejsall ef. Kadriu dhe z. Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 44 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare” – Vizbeg, nën udhëheqjen e mualimit h. Ibraim ef. Ibraimi.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Ibraim ef. Ibraimi këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Ndërsa, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili përcolli mesazhin e xhumasë nga hutbeja me lutje te Allahu Fuqiplotë që t’i shpërblejë të gjithë ata që angazhohen për ruajtjen e Kuranit Famëlartë.
