
Sot, 15 tetor 2026, referentët e Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe z. Jusuf Abdullai, ndanë së bashku gëzimin e 24 nxënësve me rastin e mbarimit të Kuranit dhe kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Ataullah Hoxha” – Studeniçan, te mualimët h. Mutalib ef. Ademi dhe Isadete Ademi.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Mutalib ef. Ademi dhe këshilli xhamisë i cili u dëshiroi mirëseardhje, hoxhallarëve dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj ane.
Në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili, referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu përgëzoi mualimët për kontributin e dhënë në mekteb dhe uroi nxënësit për suksesin e arritur.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimët u pajisën me mirënjohje në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë.
Duanë e rastit e bëri hfz. Nesim ef. Bajrami.
All-llahu e shpërbleft mualimin e mualimen për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!
