Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË BEDËR – BUTEL
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË BEDËR – BUTEL

Me 27 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Bedër" - Butel, nga mualimja Munevere Selimi. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mubera Jashari Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Munevere Selimi iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri Munevere Selimi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve...
MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RENOVIMIT TË XHAMISË “VORCË”
Lajme

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RENOVIMIT TË XHAMISË “VORCË”

Me datë 26 korrik 2024, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e referentëve h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit "Vorcë" pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë. Hatibi i xhamisë h. Ismail ef. Ismaili u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Kryetari i këshillit të xhamisë Orhan Osmani paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan. Në shenjë respekti për këshillin e xhamisë Myftiu i dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë. Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash përmendi dashurinë për të ndihmuar aty ku paraqitet nevoja. E lusim Allahun Fuqiplotë që të i shpërblejë gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në renovimin dhe mirë...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SHPRESA E BESIMTARIT”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SHPRESA E BESIMTARIT”

Më datë 26 korrik 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 237–të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Llokman ef. Kamberi, i cili do të ligjërojë në temën: "Shpresa e besimtarit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
PËRFUNDUAN AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024
Lajme

PËRFUNDUAN AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024

Në datat 23-25 korrik 2024, në kursin veror të Kur'anit "Modeli Im Pejgamberi Im", përgjatë ditëve të mësimit u zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese me nxënësit, nuk munguan edhe aktivitetet kreative me punime të ndryshme. Ndërsa, gjatë ditës së sodit udhëhequr nga mualimët dhe mualimet u realizua eksurzion njëditorë në parkun e Sarajit. Pas një dite përplot aktivitete argëtuese enkas për pjesmarrësit u shtrua një drekë modeste nga ana e Myftinisë së Shkupi. Disa nga këta aktivitete më poshtë ua paraqesim nëpërmjet fotografive.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT GRUSHINË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT GRUSHINË

Më datë 24 korrik 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Shefket ef. Baftjari, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Grushinë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Prof. Taxhedin ef. Bislimi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
MYFTIU PRITI NË ZYRE ZËVENDËSMINISTRIN E VETËQEVERISJES LOKALE
Lajme

MYFTIU PRITI NË ZYRE ZËVENDËSMINISTRIN E VETËQEVERISJES LOKALE

Me 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mirëpriti në takim z. Luan Selimi, kryetar i këshillit të mesxhidit "Maxhari" dhe djalin e tij z. Erxhan Selimi, zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fillim i falenderoi për vizitën dhe njëkohësisht shfrytëzoi rastin t'i urojë suksese në detyrën e re. Temë diskutimi e këtij takimi ishte nevoja dhe përkrahja e Myftinisë së Shkupit kundrejtë xhamive ku frekuentojnë besimtarët e nacionalitetit rom. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë për kontributin e deritanishëm në këtë drejtim dhe respektin e treguar me këtë vizitë!
MYFTIU U VIZITUA NGA NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”
Lajme

MYFTIU U VIZITUA NGA NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”

Me datë 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në sallen e mbledhjeve mirëpriten nxënëset e institutit të hifzit për vajza "Bezisten" të udhëhequra nga përgjegjëset hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush. Në fillim, të gjithë nxënëset u prezantuan dhe e njoftuan Myftiun se ku kanë arritur me hifzin e Kur'anit. Me ç'rast, Myftiu i njoftoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e Myftinisë së Shkupit në mbarëvatjen e mësimbesimit në mektebe e në veçanti në memorizimin - hifdhin e Kuranit Famëlartë.
MYFTIU VIZITOI XHAMINË BALLABAN
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHAMINË BALLABAN

Me datë 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, pas informimit të këshillit të xhamisë për djegien e një pjese të mektebit të xhamisë Ballaban dhe shatërvanit të xhamisë, vizituan xhaminë në fjalë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara. Gjatë vizitës, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili e siguroi këshillin e xhamisë për mbështetjen e plotë të Myftinisë së Shkupit për riparimin dhe rikthimin e objektit në gjendjen e mëparshme.
SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA DEMIRI
Lajme

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA DEMIRI

Më 24 korrik 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Anesa Demiri të muhafizit hfz. Xhelil ef. Shabani. Përfaqësuesja e Myftinisë hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në xhaminë e "Re" të Çairit para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi; Hfz. Selvije Shakiri; Hfz. Nehal Ibrahimi; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejten xhami.