Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

Grupi III – HAXH 2024
Lajme

Grupi III – HAXH 2024

Aeroplani me grupin e tretë të haxhinjëve nga Shkupi, Kumanova, Ohri, Prilepi dhe Manastiri sapo ka ateruar ne aeroportin e Xhides, të gjithë janë mirë me shëndet. Pas procedurave administrative do të vazhdojnë rrugën drejt hotelit në Meke.
GRUPI III – HAXH 2024
Lajme

GRUPI III – HAXH 2024

Niset edhe aeroplani i tretë me haxhinjtë e Shkupit, Kumanovës, Ohrit, Prilepit dhe Manastirit. I lutemi Allahut Fuqiplotë që udhëtimi të shkojë mbarë e të arrijnë shëndosh e mirë! Haxh dhe lutje të pranuar insha Allah
Grupi II – HAXH 2024
Lajme

Grupi II – HAXH 2024

Aeroplani me grupin e dytë të haxhinjëve nga Shkupi sapo ka ateruar ne aeroportin e Xhides, të gjithë janë mirë me shëndet. Pas procedurave administrative do të vazhdojnë rrugën drejt hotelit në Meke.
GRUPI I – HAXHI 2024
Lajme

GRUPI I – HAXHI 2024

Aeroplani me grupin e parë të haxhinjëve nga Shkupi sapo ka ateruar ne aeroportin e Xhides, të gjithë janë mirë me shëndet. Pas procedurave administrative do të vazhdojnë rrugën drejt hotelit në Meke.
GRUPI II – HAXHI 2024
Lajme

GRUPI II – HAXHI 2024

Niset aeroplani i parë me haxhinjtë e Shkupit. I lutemi Allahut Fuqiplotë që udhëtimi të shkojë mbarë e të arrijnë shëndosh e mirë! Haxh dhe lutje të pranuar insha Allah
GRUPI I – HAXHI 2024
Lajme

GRUPI I – HAXHI 2024

Niset aeroplani i parë me haxhinjtë e Shkupit. I lutemi Allahut Fuqiplotë që udhëtimi të shkojë mbarë e të arrijnë shëndosh e mirë! Haxh dhe lutje të pranuar insha Allah
MYFTIU I SHKUPIT NË PËRURIMIN E AMBASADORIT TË RI NË AMBASADËN E TURKIYES NË RMV
Lajme

MYFTIU I SHKUPIT NË PËRURIMIN E AMBASADORIT TË RI NË AMBASADËN E TURKIYES NË RMV

Me 3 qershor 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e delegacionit të BFI - së, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpuntorë, ku realizuan viziten përuruese të ambasdorit të ri në Ambasadën e R. Turkiye në RMV, ekselenca e tij Fatih Ulusoy. Me ç'rast në emër të BFI-së, h. hfz. Shaqir ef. Fetahi urroi ambasadorin e ri Fatih Ulusoy duke i dëshiruar suksese në punën e tij dhe bashkëpunim të ndërsjelltë.
MYFTIU MYSAFIR NË TVM2
Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2

Me 3 qershor, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në emisionin "Ritmi i ditës" nën udhëheqjen e gazetares Aida Ziberi në TVM2, ku temë diskutimi ishte "Haxhi 2024, pregaditjet dhe risitë" Myftiu në fillim dha disa informacione bazë mbi planin operativ rreth organizimit të haxhit, udhëzimet për një haxh sa më të lehtë dhe profesional, duke filluar nga nisja e deri te mënyra praktike e kryerjes së haxhit. Në fund, myftiu bëri lutje te Allahu që haxhinjtë të kthehen me haxhë të pranuar si dhe të gjithëve t’ua mundësoj shkuarjen në vendet e shenjta.
CEREMONI HATME NË XHAMINË “MIRAXH” – HARAÇINË
Lajme

CEREMONI HATME NË XHAMINË “MIRAXH” – HARAÇINË

Me datë 2 qershor 2024, në xhaminë "Miraxh" - Haraçinë u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Rejhane Ramani. Në fjalën e rastit Arife Iseni në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e hatmes së Kuranit Famëlartë. Allahu e shpërbleft mualimen për angazhimin ndërsa nxënëseve t'ju jape shëndet dhe suksese në jetë!
CEREMONI HATME NË XHAMINË E FSHATIT KRUSHOPEK
Lajme

CEREMONI HATME NË XHAMINË E FSHATIT KRUSHOPEK

Me datë 2 qershor 2024, në xhaminë e fshatit Krushopek u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja hfz. Xhemile Jakupi. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e hatmes së Kuranit Famëlartë. Allahu e shpërbleft mualimen për angazhimin ndërsa nxënëseve t'ju jape shëndet dhe suksese në jetë!