Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEXHAT SHAHIN – VIZBEG
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEXHAT SHAHIN – VIZBEG

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Nexhat Shahin" - Vizbeg. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Rejhane Ajdari. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË DRITA – NIGISHTAN
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË DRITA – NIGISHTAN

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Drita" - Nigishtan. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Xhemile Idrizi. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI SEMINARIN KUSHTUAR KANDIDATËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI SEMINARIN KUSHTUAR KANDIDATËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH

Në prezencë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot, 1 qershor 2024, Myftinia e Shkupit realizoi seminar kushtuar 494 kandidatëve nga Shkupi (me gjithë stafin udhëheqës), që do të udhëtojnë për kryerjen e Haxhit. Programi i moderuar nga h. Ali ef. Ziberi, filloi me leximin e Kuranit Famëlartë nga h. Burhan ef. Ramani, imam i xhamisë “Ikre" - Saraj. Fjala kryesore në këtë seminar i takoi Myftiut të Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. Myftiu zhvilloi një prezantim të detajizuar në formën teorike dhe praktike, ku përcolli udhëzimet dhe informatat e nevojshme mbi rregullat e Haxhit, vendet e shenjta që do të vizitohen, si dhe informatat tjera zyrtare mbi organizimin e përgjithshëm. Myftiu sqaroi edhe mënyrën praktike të veshjes së Ihramit dhe kujdesit që duhet të...
MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RINOVIMIT TË XHAMISË HFZ. HALIL EF. IBRAHIMI – KONDOVË DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË
Lajme

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RINOVIMIT TË XHAMISË HFZ. HALIL EF. IBRAHIMI – KONDOVË DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË

Me datë 31 maj 2024, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referentit h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë. "hfz. Halil ef. Ibrahimi" - Kondovë. Hatibi i xhamisë h. Nusret ef. Fazliu u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan. Në shenjë respekti për hoxhallarët dhe këshillin e xhamisë Myftiu u dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë. Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash theksoi se ashtu siç i kemi zbukuruar shtëpit e Allahut, e lusim Allahun të na i zbukurojë pallatet në xhenet. E lusim Allahun Fuqiplotë që të i shpërblejë gjithë ata ...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “KATĒR MUAJT E SHENJTË DHE VLERA E DHJET DITËVE TË DHULHIXHES”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “KATĒR MUAJT E SHENJTË DHE VLERA E DHJET DITËVE TË DHULHIXHES”

Më datë 31 maj 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 229 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është hfz. Nesim ef. Bajrami, i cili do të ligjërojë në temën: "Katër muajt e shenjtë dhe vlera e dhjet ditëve të dhulhixhes". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
CEREMONI HATME NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVË
Lajme

CEREMONI HATME NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVË

Me datë 30 maj 2024, në xhaminë e fshatit Gllumovë u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Nehal Osmani. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e hatmes së Kuranit Famëlartë. Allahu e shpërbleft mualimen për angazhimin ndërsa nxënëseve t'ju jape shëndet dhe suksese në jetë!
TAKIM ME UDHËHEQËSIT E HAXHINJËVE
Lajme

TAKIM ME UDHËHEQËSIT E HAXHINJËVE

Me 29 maj 2024, Reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV h. hfz. Shaqir ef. Fetai, realizoi mbledhje të përbashkët me të gjithë koordinatorët dhe stafin udhëheqës për haxhinjtë e R. Maqedonis së Veriut, i cili mes tjerash theksoi rëndësin e emanetit që udhëheqësit e kanë. Më pas bazhdoi duke thënë se këtë vit në krye me myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i cili nga përvoja jam i bindur që do të angazhohet shpirtërisht për kryerjen e këtij obligimi me përkushtim. Poashtu uroj që haxhinjtë e vitit 2024 të jenë shëndosh e mirë dhe të kthehen me haxh të pranuar tek familjet e tyre. Kryetari i haxhit për këtë vit myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili para të pranishmëve paraqiti vendimet për udhëheqësit, komisionet që do të jenë në shërbim të haxhinjëve dhe planin operativ për nj...
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT GLLUMOVË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT GLLUMOVË

Më datë 28 maj 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Xheuhere Ramani kryetar dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Gllumovë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Nehale Osmani. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
MYFTIU TAKOI PROFESORIN YÜCEDOĞRU
Lajme

MYFTIU TAKOI PROFESORIN YÜCEDOĞRU

Me datë 28 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në Bezisten mikpriti prof. dr. Tefik Yücedoğru, profesor në Universitetin Uludağ - Fakulteti i Ilahijatit dhe këshilltar i rektorit, i cili ishte i shoqëruar nga dr. Betim Truçi, akademik nga Bursa për marëdhëniet Euroballkanike dhe prof. dr. Sulejman Baki. Myftiu i Shkupit i njoftoi për aktivitetet e Myftinisë dhe organizimin e jetës fetare në Shkup, kurse mysafiri shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE – SHKUP
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE – SHKUP

Më 28 maj 2024, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup, Dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në përcjelljen e gjeneratës së XV të Medresesë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup. Në solemnitetin e organizuar nga drejtoria e Medresesë Isa Beu, udhëhequr nga dr. Islam Islami dhe administratorja mr. Nurtene Shehi Saqipi, përskaj Reisul Ulema dhe Myftiut të Shkupit, të pranishëm ishin edhe administratorët e paraleleve të Medresesë, profesorë dhe profesoresha, prindër, nxënës dhe shumë dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore. Programi, i cili filloi me një ashere, u pasurua me fjalimet e administratores së paraleles së vajzave – Shkup, mr. Nurtene Shehu Saqipi, Drejtorit t...