Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “URTËSIA E MUAJIT TË SHENJTË TË RAMAZANIT”
Emisione, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “URTËSIA E MUAJIT TË SHENJTË TË RAMAZANIT”

Më datë 15 mars 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 219–të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Jakup ef. Jakupi, i cili do të ligjërojë në temën: "Urtësia e muajit të shenjtë të Ramazanit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI
Uncategorized @sq

MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI

Myftiu i BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në emision në Radio Shkupi me gazetarin Hajrush Mani me të cilin bashkëbiseduan për aktivetet e Myftinisë së Shkupit përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
IFTAR ME NËPUNËSIT FETAR DHE KËSHILLET E XHAMIVE TË MYFTINISË
Lajme

IFTAR ME NËPUNËSIT FETAR DHE KËSHILLET E XHAMIVE TË MYFTINISË

Më 12 mars 2024 – Ramazan 1445H, Myftinia e BFI - Shkup shtroi iftar për nëpunësit fetar dhe mutevelinjtë e katër rajoneve të Shkupit, me ata që mbi supe mbajnë emanetin e xhamive dhe janë në shërbim të besimtarëve. Është ky iftari tradicional ku krahas një numri të madh të hoxhallarëve së bashku me kryetarët e këshilleve të xhamive mori pjesë edhe atashehu për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes Mustafa Bodur. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili falenderoi të gjithë ata që nderuan dhe iu përgjigjën ftesës dhe e begatuan sofrën e iftarit të përbashkët.
MYFTIU VIZITOI XHAMINË NUR – SHUTO ORIZARE
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHAMINË NUR – SHUTO ORIZARE

Me datë 11 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili namazin e teravisë e fali në xhaminë Nur - Shuto Orizare. Nga ku u mirëprit nga imami i xhamisë h. Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe nga xhemati i pranishëm. Përndryshe për Myftiun ishte emocion pasi në këtë xhami ka shërbyer përplot 15 vite, me ç'rast edhe uroi muajin e bekuar të Ramazanit me lutje te Allahu i Madhërishëm që ibadetet e kësaj dite të jenë të pranuara.
TRYEZA E MYFTINISË
Lajme

TRYEZA E MYFTINISË

Me 11 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili sëbashku me referentin e Myftinisë dr. Fatmir Zaimi, në prag të iftarit vendosën që të jenë pranë atyre që ulen në tryezën e Myftinisë, në këtë natë të parë u shërbyenë rreth 100 agjërues, studentë dhe familje në nevojë. Këto iftare i dedikohen studentëve, familjeve me jetimë dhe familjeve në nevojë, ndërsa këto iftare do të shtrohen çdo natë gjatë muajit Ramazan.
MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË DUQANXHIK
Lajme

MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË DUQANXHIK

Me 11 mars 2024, Myftiu i Muftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili sëbashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe dr. Fatmir Zaimi morën pjesë në fillimin e mukabeles tradicionale, leximit të Kuranit. Është ky një aktivitet që realizohet vite më radhë në xhaminë e Duqanxhikut ku 10 hafizlerëve të udhëhequr nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi imam i kësaj xhamie këndojnë një xhuz nga Kurani famëlartë, çdo ditë para namazit të drekës. Xhematlinjtë me mushafë të hapur përcjellin hafizët. Në fjalën e tij, hatibi i kësaj xhamie Remzi ef. Isaku uroi xhematin me rastin e muajit të Ramazanit dhe përgëzoi hafizlerët për angazhimin e tyre. Në fjalën e tij Myftiu uroi të pranishmit me rastin e muajit të Ramazanit përgëzoi këshilin e xhamisë për organizimin e mukabeles dhe vlerësoi lartë angazh...
MYFTIU MYSAFIR NË EMISIONIN RITMI DITËS
Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË EMISIONIN RITMI DITËS

Me 11 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i nderuar të jetë pjesë e emisionit Ritmi i Ditës udhëhequr nga gazetarja Aida Ziberi, në ditën e parë të Ramazanit bashkëbiseduan për muajin e bekuar të Ramazanit. #NëShërbimTëJetësFetare#MyftiniaShkup#ramazani2024
NAMAZI I TERAVISË ME HATME
Lajme

NAMAZI I TERAVISË ME HATME

Myftinia e BFI - Shkup muajin e bekuar të Ramazanit e filloi në xhaminë "Murat Pasha", në Çarshi të Shkupit, të cilën Myftinia e ka përcaktuar që teravia të falet me hatme. Myftinia e Shkupit riktheu traditën e vjetër në Shkup, faljen e namazit të teravisë me hatme gjatë muajit Ramazan me hafizin Numan Selami dhe mysafirin nga Turkiye hfz. Mahmut Saĝr të udhëheqin me namazin e teravisë. Para namazit të teravisë ligjëruesi h. Bilal ef. Ibish përshëndeti dhe uroi bësemitarët për fillimin e muajit të Ramazanit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që kontribojnë që teravia në këtë xhami të falet me hatme me lutje që Allahu xh.sh. të na i pranojë të gjitha ibadetet tona....
Uncategorized @mk

test

На 20 декември 2023 година, Муфтиство Скопје, следејќи ги трендовите на времето и технолошкиот развој, пред неколку години го промовираше #ТАКВИМ, нова апликација која нуди различни услуги за верниците. Сега, по неколкумесечна работа, ја претставува новата верзија на „Таквим“. Новата апликација содржи: Времиња за намаз Список на џамии Месечен таквим Честитки Правец на кибла Мубарек денови и ноќи Имсакије Предавања Нотификации Апликацијата „ТКАВИМ“ треба да се преземе од Google Playstore за оние што ја немаат, додека постоечките корисници треба да ја ажурираат. Корисниците кои го преземаат го избираат јазикот на употреба, албански, англиски, македонски, турски и босански. Апликацијата Таквим од Муфтиство Скопје е погодна за #ANDROID и #IOS телефон...
IFTARE NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS
Lajme

IFTARE NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS

Me 10 mars 2024, Myftiu i Shkupit vizitoi xhaminë e Mustafa Pashës ku bashkë me hatibin dhe imamin e xhamisë h. Abdusamed Zekiri gjegjësisht h. Furkan Jahja, nga afër shikuan tendën e iftareve që është përgatitur nga Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes në koordinim mes Myftinisë së Shkupit dhe Myftinisë së Stambollit. Përndryshe në këtë xhami për çdo ditë do të shtrohen nga 100 iftare.