Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NË PRAG TË RAMAZANIT”
Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NË PRAG TË RAMAZANIT”

Me datë 8 mars 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 218 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Llokman ef. Aliu, i cili do të ligjërojë në temën: "Në prag të Ramazanit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”
Arsimi, Lajme

DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”

Doli nga shtypi “Ditari im i ramazanit” për fëmijë. Një ditar me 30 faqe që përfshin ditët e Ramazanit në të cilat fëmijët për çdo ditë do të regjistrojnë veprat e mira, do të mësojnë një hadith të ri, do të shënojnë sukseset e arritura në lexim të Kuranit, dhikrit, namazit dhe ditëve të agjëruara por edhe të gjejnë përgjigjen e pytejes së ditës. Përndryshe, ky ditar do të ju shpërndahet fëmijëve që ndjekin mësimet në mekteb nëpërmjet mualimëve.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT ÇIFLIK
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT ÇIFLIK

Me 7 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 11 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit "Çiflik" te mualimi h. Rahim ef. Sulejmani. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Gafur ef. Jusufi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jet...
MYFTIU MYSAFIR NË ALASAT M
Emisione, Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË ALASAT M

Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në emisionin në Alsat M nën udhëheqjen e gazetarit Emrah Bilali. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkëbisedoi mbi temën: Filozofia e Ramazanit. Emision ky i cili do të transmetohet në ditën e parë të Ramazanit (e hënë).
SHPËRNDAHEN 400 PAKO USHQIMORE NË RAJONET E MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

SHPËRNDAHEN 400 PAKO USHQIMORE NË RAJONET E MYFTINISË SË SHKUPIT

Me 6 mars 2024, Myftinia e Shkupit në koordinim me nëpunësit fetar dhe këshillet e katër rajoneve të Myftinisë bëri shpërndarjen e 400 pakove ushqimore dedikuar familjeve në nevoj dhe jetim në prag të muajit Ramazan. Myftinia e Shkupit këtë aktivitet humanitar e realizoi në koordinim me O. H. e që është donacion i drejtorisë së vakëfit të Republikës Turkiye. Me këtë shpresojmë që sadopak do të begatohen sofrat e iftarit.
HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT
Lajme, Vizita

HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT

Me datë 6 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në Bezisten mirëpriti në takim h. Enis ef. Rama, imam në xhaminë Isa Beg në Mitrovicë të Republikës së Kosovës. Përndryshe, hoxha Enis ef. Rama është i ftuar nga këshilli i xhamisë së fshatit Bojanë për tribunë fetare.
MYFTIU MYSAFIR NË PEACE TV
Emisione, Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË PEACE TV

Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me kolegë hoxhallarë të Shkupit ishin mysafir në emisionin "Mesazhe Xhamie" në PeaceTv. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkëbisedoi mbi temën: "Xhamia, pastrim për trupin, shpritin dhe mendjen". Emision ky i cili u realizua në xhaminë Isa Beu në Shkup dhe i njëjti do të transmetohet përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit në PeaceTv.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E POSHTME
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E POSHTME

Me 4 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 37 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit "Sfillare e poshtme" te mualimi h. Muzemil ef. Osmani. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Sheip ef. Ismani i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri hfz. Sheval ef. Azizi. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!...
PËRMBYLLET AKTIVITETI “NË XHAMI SËBASHKU ME FËMIJË”
Aktivitete, Lajme

PËRMBYLLET AKTIVITETI “NË XHAMI SËBASHKU ME FËMIJË”

Me sabahun e ditës së diel, 3 Mars 2024, përmbyllet aktiviteti dedikuar fëmijëve “Në xhami së bashku me fëmijë” që realizohet në xhaminë e Mustafa Pashës, projekt ky i Myftinisë së Shkupit dhe Atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë hoxhallarët dhe këshillin e xhamisë së Mustafa Pashës që bartën këtë aktivitet ndërsa donatorëve që përkrahën, lusim Allahun t'ua shtojë pasuritë e tyre.
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “QËNDRORE” – HARAÇINË
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QËNDRORE” – HARAÇINË

Me 2 mars 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Qëndrore" - Haraçinë nga mualimja Nebehate Zendeli. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Nebehate Zendeli i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë dhe bëri duan e rastit. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.