Wednesday, November 18

Author: user

KËSHILLA E XHUMASË: “KURBANI, DISPOZITA DHE RREGULLAT”
Uncategorized @sq

KËSHILLA E XHUMASË: “KURBANI, DISPOZITA DHE RREGULLAT”

Myftinia e Shkupit, sot, më 16 korrik 2021, nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Rexhep ef. Imeri, për dëgjuesit e Radio Vatit, në edicionin e 93 - të, sjell Prof.Dr. Taxhedin ef. Bislimi, hatib dhe imam pranë xhamisë së fshatit Grushinë. "Kurbani, dispozita dhe rregullat" është tema që trajton Prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Emisioni transmetohet në ora 12:00. Xhuma të begatë!
NJOFTIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT
Uncategorized @sq

NJOFTIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Myftinia e BFI – Shkup, me rastin e festës së Kurban Bajramit, marrë parasyshë të gjitha rrethanat në vendin tonë, njofton gjithë nëpunësit fetarë, këshillat e xhamive dhe besimtarët e Shkupit se; Dita e Kurban Bajramit është me datë 20.07.2021 (e martë), ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit do bëhet në ora 05:56. Marrë parasyshë rrethanat me pandeminë COVID – 19, edhe këtë vit Myftinia e Shkupit nuk organizon tubimin e lëkurave të kafshëve të therura, për çka ju rekomandojmë që lëkurat e kurbanit sipas mundësisë t‘i groposni në tokë, ndërsa kurbanat e gjallë do të pranohen te Medreseja “Isa Beu” në Kondovë vetëm nëse posedojnë certifikatë shëndetësore nga veterineri dhe të jenë të evidentuara me numër. Nga ana tjetër, Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale - ...
HAPET XHAMIA “NEXHAT SHAINI” NË LAGJEN VIZBEG
Uncategorized @sq

HAPET XHAMIA “NEXHAT SHAINI” NË LAGJEN VIZBEG

Të mërkurën, më 14 korrik 2021 me një program solemn, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit hapet xhamia “Nexhat Shaini” në lagjen Vizbeg të Shkupit. Këtë ceremoni e nderuan; kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorët e sektoreve pranë Rijasetit të BFI-së, Myftiu i Myftinisë së Manastirit, h. Amit ef. Rasimi, hoxhallarë e hafëzllarë nga gjitha rajonet e Shkupit si dhe xhematlinj të kësaj ane. Programi u hap me ashere të lexuar nga hfz. Ferat Plakaj. Pastaj, fjalë përshëndetëse pati kryetari i këshillit inicues, z. Fatmir Emini, i cili foli rreth vendimit për nisjen e kësaj xhamie dhe ecurisë së punëve, duke falënderuar të gjithë kontribuuesit që kanë dhënë pjesë nga koha dhe pasuria e tyre për ta n...
Uncategorized @mk

СРЕБРЕНИЦА 8372…

Секоја година во пресрет на јули го спомнуваме Масакрот во Сребреница, каде на 11 јули 1995 година, пред 26 години, невини луѓе, мажи и жени, страдаа во геноцидот предизвикан во оваа земја, за време на крвавата војна во Босна и Херцеговина. Она што се случи во Сребреница е најголемата катастрофа во Европа по Втората светска војна со геноцидот предизвикан врз нашите браќа Босанци. Оваа место стана гробница, каде што станаа шехиди над 8 илјади босански мажи и момчиња, кои беа убиени од српскиот геноциден режим само затоа што припаѓаа на друга етничка заедница и вера. Исто така, тоа е потсетник на ужасниот настан што го уби човечкото достоинство, цена што некогаш ја плати нашиот народ. Ние денес, се присетуваме и ја споделуваме болката и истата судбина на нашето болно мина...
SREBRENİTSA 8372…
Uncategorized @tr

SREBRENİTSA 8372…

26 yıl önce, 11 Temmuz 1995'te Bosna-Hersek'teki kanlı savaş sırasında bu ülkede yaşanan soykırımda kadın, erkek, yaşlı, çocuk demeden masum insanların uğradığı Srebrenitsa Katliamı'nı her yıl Temmuz ayında anıyoruz. Srebrenitsa'da yaşananlar, Bosnalı kardeşlerimize yapılan soykırımla 2. Dünya Savaşı'ndan bu yana Avrupa'nın yaşadığı en büyük felakettir. Burası, sırf başka bir etnik topluluğa ve dine mensup oldukları için Sırp soykırım rejimi tarafından öldürülen 8 binden fazla Bosnalı erkek ve erkek çocuğunun şehit edildiği bir mezar oldu. Bu soykırım aynı zamanda, bir zamanlar halkımızın ödediği büyük bir bedel ve insanlık onurunu öldüren korkunç olayın bir hatırlatıcısıdır. Bugün, bu acılı geçmişimizin ızdırabını ve akibetini hatırlıyor ve paylaşıyoruz. Gerçekten de, kurbanların acı...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR

Sot, 12 korrik 2021 (e hënë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Arife Asani dhe Mubera J. Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Bedër të lagjes Butel. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Munevere Selimi. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
DIPLOMUAN 23 NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË RE TË ÇAIRIT – SHKUP
Uncategorized @sq

DIPLOMUAN 23 NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË RE TË ÇAIRIT – SHKUP

Më 10 korrik 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të 23 nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë së Re të Çairit - Shkup. Mubera J. Asani, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënëset paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Arife Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë....
SREBRENICA 8372…
Lajme

SREBRENICA 8372…

Çdo vit në prag të korrikut përkujtojmë Masakrën e Srebrenicës, ku më 11 korrik 1995, 26 vjet më parë, njerëz të pafajshëm burra e gra, kanë pësuar në gjenocidin e e shkaktuar në këtë vend, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo që ndodhi në Srebrenicë është katastrofa më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore me gjenocidin e shkaktuar ndaj vëllezërve tanë boshnjakë. Ky vend u bë vendvarrezë, ku ranë dëshmorë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër. Gjithashtu, kjo është një kujtesë për ngjarjen e tmerrshme që vrau dinjitetin njerëzor, koston që e pagoi edhe populli ynë dikur. Ne sot, po rikujtojmë dhe ndajmë dhimbjet dhe fatin e njëjtë të së ...
EDICIONI I 92-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Uncategorized @sq

EDICIONI I 92-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, sot, më 9 korrik 2021, nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Rexhep ef. Imeri, për dëgjuesit e Radio Vatit, në edicionin e 92 - të, sjell hoxhën Zejnullah ef. Sadiki, imam dhe mualim pranë xhamisë "UHUD" të lagjes së Dizhonit. "Lakmia" është tema që trajton Zejnulla ef. Sadiki për dëgjuesit e Radio Vatit. Emisioni transmetohet në ora 12:00. Xhuma të begatë!
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË LAGJES NEREZ
Aktivitete, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË LAGJES NEREZ

Sot, më datë 9 korrik 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef.Zaimi, referent i xhamive të rajonit të qytetit dhe h.Rexhep ef.Imeri referent i rajonit të Dërvenit, vizituan xhematin e xhamisë së lagjes Nerez me rastin e emërimit të hfz. Nesim ef.Bajrami në detyrën; hatib, imam dhe mualim pranë kësaj xhamie. Para dorëzimit të autorizimit, referenti h.Rexhep ef.Imeri në fjalën e tij të mbajtur para xhematit të pranishëm, në emër të Myftiut uroi Hfz.Nesim ef.Bajramin për detyrën e re duke i dëshiruar mbarësi në punën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Hytben e xhumasë e mbajti dr. Fatmir ef.Zaimi.