Wednesday, November 18

Author: user

MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF.ISMAILI DHE REFERENTËT E MYFTINISË URUAN REISUL ULEMANË PËR DETYRËN E RE
Aktivitete, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF.ISMAILI DHE REFERENTËT E MYFTINISË URUAN REISUL ULEMANË PËR DETYRËN E RE

  Dje, e hënë (30 nëntor 2020), Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, takoi Reisul Ulemanë H.Hfz.Shaqir ef.Fetahun, për ta uruar me rastin e emërimit të tij, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame. Me një pritje të përzemërt u mirëpritëm nga Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në fillim të takimit, falënderoi për vizitën dhe foli mbi mbarëvajtjen e proceseve në Bashkësinë Fetare Islame. Në takim, Myftiu në emër të të gjithë të pranishmëve shprehi gatishmërinë për mbështetje të plotë në gjitha sfidat që do ta shoqërojnë institucionin , gjithmonë duke ruajtur unitetin dhe frymën e bashkëpunimit për një përfaqësim sa më dinjitoz të Bashkësisë Fetare Islame në vend e më gjërë, vetëm për të vetmin qëllim - për...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E EPËRME
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E EPËRME

  Më 28 nëntor 2020 (e shtunë), në Xhaminë Sfillares së Epërme të Sarajit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 19 nxënësve pranë mektebit të xhamisë në fjalë. Të gjithë nxënësve nga anëtaret e komisionit iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimja Lulzime Metushi. Për fund mualimes iu nda mirënjohje dhe libër në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në këtë mekteb. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u japë suksese dhe shëndet ndërsa mualimen Allahu ta shpërblen në dy botët.
Aktivitete

MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË MESXHIDIN E LAGJES MAXHARI

Në këtë ditë të bekuar të javës, përkushtimi për të qenë më afër xhematit nuk mungoi. Dje, më datë 27 Nëntor 2020, me një mikpritje të ngrohtë vëllazërore dhe dashamirësi, xhemati dhe këshilli i Mesxhidit në lagjen Maxhari si dhe hatibi Kamber ef.Zekir i dëshiruan mirëseardhje dhe falenderuan Myftiun për vizitën e tij. Besimtarët e pranishëm patën nderin që të dëgjojnë mesazhin e hutbes së ditës së xhuma nga Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili. Përgjatë kësaj vizite Myftiu u informua nga afër për sfidat me të cilat ballafaqohen besimtarët e kësaj lagje. Myftiu në këtë vizitë u shoqërua nga referenti i Myftinisë, dr.Fatmir ef.Zaimi.
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Sfillare e Poshtme”.
Aktivitete

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Sfillare e Poshtme”.

Sot, 25 nëntor 2020 (e mërkurë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera Asani dhe Arife Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë " Sfillare e Poshtme"- komuna Saraj. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Lulzime Metushi. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimen me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në jetë!
VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 20 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të qytetit, dr.Fatmir ef. Zaimi prezantoi në 5 xhami përgjatë 5 kohëve të namazit. Përgjatë vizitave të realizuara dr. Fatmir ef.Zaimi, si përgjegjës i xhamive të zonës së qytetit ndau kohë për t'u njoftuar me gjitha kërkesat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse dhe për ecurinë e punëve nëpër këto xhami: ▪︎Në kohën e faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë së Çairit. ▪︎Hytben e xhumasë e mbajti në xhaminë "Haxhi Muhjidin" - Lagjja Seravë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë 'Murat Pasha'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë 'Arasta'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë 'Hudaverdi'...
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME
Aktivitete

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME

Më 20 nëntor 2020, (e xhuma), Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Konjare e Poshtme. Hatibi i xhamisë Amer Fekiq dhe xhemati i pranishëm i kësaj ane mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Pas namazit të xhumasë Myftiu ndau kohë për të dëgjuar për së afërmi kërkesat e këshillit dhe hatibit të xhamisë.  
EDICIONI 65 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete

EDICIONI 65 – TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 20 nëntor 2020, (e xhuma) nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef. Imeri transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë". Mysafir në edicionin e 65 - të të emisionit është Shpend ef. Zeneli, hatib në xhaminë "Haxhi Azem" - Shkup. Tema: "Haseti, sëmundje në çdo kohë" Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 12:00. Dëgjim të këndshëm dhe lutje të pranuara! Xhuma të begatë!
MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme

MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 16 nëntor (e hënë), nën udhëheqjen e Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili u realizua mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinisë së Shkupit kushtuar aktiviteteve të realizuara brenda periudhës tremujore nga mbledhja e fundit deri më sot. Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili në fillim të mbledhjes, lexoi vendimet e mbledhjes së fundit (e mbajtur më 13 gusht 2020), njëkohësisht kërkoi miratimin e procesverbalit. Në pikën e radhës të rendit të ditës Myftiu informoi të pranishmit për aktivitetet e realizuara deri më tani bazuar në planin njëvjeçar të këtij viti. Në pikën tjetër të rendit të ditës, Myftiu shpalosi aktivitetet që planifikohen të realizohen deri në fund të këtij viti. Si pikë e radhës e rendit të ditës ishin zhvillimet e fundit në Rijasetin e BFI-së dhe organizimin e zgjedhjeve për ...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES TË MEKTEBIT “XHAMIA ME DY MINARE” – SARAJ
Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES TË MEKTEBIT “XHAMIA ME DY MINARE” – SARAJ

  Më 11 tetor 2020 (e mërkurë), në Xhaminë Me Dy Minare - Saraj u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 30 nxënësve pranë këtij mektebi Të gjithë nxënësve nga Arife Asani, anëtare e komisionit për vlerësim pranë Myfrinisë, iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimja Gjuhere Ramani. Fjala e rastit i takoi Mubera J. Asanit, kryetare e komisionit për vlerësim të nxënësve të mektebeve pranë Myftinisë. Për fund mualimes iu nda mirënjohje dhe libër në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në këtë mekteb. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u japë suksese dhe shëndet ndërsa mualimen Allahu ta shpërblen në dy botët....
Aktivitete

VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 13 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të Karadakut, H.Fejsall ef.Kadriu prezantoi në 4 xhami përgjatë 4 kohëve të namazit. Përgjatë vizitave të realizuara Fejsall Efendiu, si përgjegjës i xhamive të zonës së Karadakut ndau kohë për tu njoftuar me gjitha kërkesat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse dhe ecurinë e punëve nëpër këto xhami: ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e fshatit Idrizovë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Trubarevë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit, vizitoi xhematin e xhamisë Konjare e Mesme. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë së Konjare e Poshtme.  ...