Tuesday, November 17

Hytbe

Hytbe

Myftiu mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër
Aktivitete, Hytbe, Uncategorized @sq, Vizita

Myftiu mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 27 shkurt 2026, në xhumanë e dytë të muajit Ramazan, i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Jusuf Abdullai, në një atmosferë të këndshme Ramazani në Çarshinë e Shkupit, ditën ia kushtuan xhematit të xhamisë "Arasta". Myftiu dhe referentët u mirëpriten ngrohtësisht nga hatibi i xhamisë dr. Rahim ef. Kaloshi, i cili u dëshiroi mirëseardhje në këtë ditë të bekuar xhumaje. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mbajti hutben e xhumasë para xhematit të pranishëm që kishin stërmbushur xhaminë dhe oborin e saj, me lutje te Allahu që ky Ramazan të na bënë më të devotshëm si besimtarë. Allahu e pranoftë!
MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “ISA BEU” NË BERLIN – GJERMANI
Hytbe, Lajme

MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “ISA BEU” NË BERLIN – GJERMANI

Më 5 janar 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili me ftesë të këshillit të xhamisë "Isa Beu", ishte pjesë e xhematit të xhamisë. Myftiu u mirëpritë nga imami i xhamisë h. Remzi ef. Xhaferi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematit në Berlin. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, përcjelli mesazhin e xhumas në hutben e kësaj dite me lutje tek Allahu i Madhërishëm që të gjitha adhurimet dhe veprat e mira t'i pranojë.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT GLLUMOVË
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT GLLUMOVË

Më 19 maj 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Gllumovë. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu u mirëprit nga xhematlinjtë, hatibi i kësaj xhamie Nexhati Ahmeti dhe këshilli i xhamisë. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.  
MYFTIU VIZITOI MESXHIDIN “LEJLETUL KADËR” NË LAGJEN GJORÇE PETROV
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI MESXHIDIN “LEJLETUL KADËR” NË LAGJEN GJORÇE PETROV

Më 28 prill 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti hfz. Irfan Sulejmani vizituan xhematin e mesxhidit "Lejletul Kadër" në lagjen Gjorçe Petrov. Myftiu dhe shoqëruesit e tij u mirëpritën në një ambient të ngrohtë me mikpritje vëllazërore të xhematit, këshillit të këtij mesxhidi dhe hatibit Fidush ef. Ibrahimi. Me këtë rast Myftiu uroi të pranishmit për renovimin e mesxhidit të cilin pjesërisht dhe materialisht e ndihmoi Myftinia dhe nga minberi përcolli mesazhin e xhumasë. Njëkohësisht 20 nxënësve që ndjekin mësimet në mektebin e këtij mesxhidi Myftiu iu dhuroi nga një Elifba dhe Ilmihal.  
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “NEXHAT SHAHINI”
Aktivitete, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “NEXHAT SHAHINI”

Më 14 prill 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë “Nexhat Shahini” në lagjen Vizbeg. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiun në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore e pritën imami Berat ef. Sadiki, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku përmendi katër kategori të njerëzve që do të hyjnë në xhenet pa llogari.
VIZITA E DELEGACIONIT TË LARTË TË BIRK
Aktivitete, Hytbe, Ramazani 2023, Vizita

VIZITA E DELEGACIONIT TË LARTË TË BIRK

Më 31 mars 2023, Myftinia e BFI–Shkup ishte nikoqire e delegacionit të lartë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës që vizitoi Shkupin. Delegacioni i udhëhequr nga kryeimami i BIRK Vedat ef. Sahiti realizoi këtë vizitë të xhematit shkupjan në kuadër të vizitave të ndërsjella të të dy bashkësive fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Vedat ef. Sahiti, kryeimam i BIRK qëndroi në mesin e xhematit të xhamisë Mustafa Pashë, Dr. Ajni Sinani, kryetar i kuvendit të BIRK në Isa Beu, Dr. Orhan Bislimaj, kryetar i këshillit të BIRK në Prizren në Sulltan Murat, Musli Arifaj, kryetar i këshillit të BIRK në Pejë në Arasta, Abedin Sadriu, përgjegjës për çështje fetare në BIRK në Allaxha. U jemi mirënjohës dhe All-llahu i shpërbleftë!...
DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG
Aktivitete, Ceremoni hatme, Hatme, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG

Më 24 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Mehmet ef. Sadik" në Vizbeg me rastin e duasë së hatmes të 8 nxënësve të moshërritur të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni, nxënësve që ndoqën mësimet tek mualimi Xhevahir ef. Kamberi, Myftiu iu ndanë certifikatat e hatmes së mbaruar. Më pas nga minberi, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë me ç’rast përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan angazhimin e tyre në mësimin e fjalës së Allahut dhe theksoi rolin e mualimit në përcjelljen e emanetit të Muhamedit a.s.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “SELAM” NË OGNJANCË
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “SELAM” NË OGNJANCË

Më 10 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizituan xhematin e xhamisë “Selam” në Ognjancë. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu dhe personeli i Myftinisë u mirëprit nga xhematlinjtë, hatibi i kësaj xhamie Zaim ef. Sulisi dhe këshilli i xhamisë. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.
VIZITË XHAMISË NË NEREZ TË MESËM
Aktivitete, Hytbe, Vizita

VIZITË XHAMISË NË NEREZ TË MESËM

Më 17 shkurt 2023, sekretari i Myftinisë së BFI – Shkup mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti Arment Halimi vizitoi xhematin e lagjes Nerez i Mesëm, me rastin e dorëzimit të autorizimit për emërimin e Zija ef. Ismailit në detyrën hatib në xhaminë e re të kësaj lagjeje. Sekretari mr. Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Zija Ismailin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar suksese e mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar, bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së BFI - Shkup. Me këtë rast Nexhmi efendiu realizoi hytben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “ARASTA”

Më 17 shkurt 2023, ditën kur kujtojmë Isran dhe Miraxhin, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup së bashku me personelin e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë "Arasta" në Çarshi të Shkupit.   Në një atmosferë të këndshme, në mesin e xhematit të mrekullueshëm të kësaj xhamie, këshillit dhe hatibit të xhamisë dhe esnafit të çarshisë, nga minberi përcolli mesazhin e Israsë dhe Miraxhit dhe më pas udhëhoqi në faljen e namazit të xhumasë.