Wednesday, November 18

Aktivitete

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM MYFTIUN E SANXHAKUT
Vizita

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM MYFTIUN E SANXHAKUT

Me datë 4 gusht 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në zyren e Myftinisë priti në takim Myftiun e Sanxhakut hfz.Abdurahman Kujevič i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij, bashkë me Imamin nga Shkupi Xhevat ef.Hot. "Në këtë takim bashkëbiseduam për jetën fetare në të dy vendet, kurse unë e njoftova me jetën fetare në Shkup si dhe aktivitetet e realizuara në Myftini" - shkruan Myftiu në faqen e tij zyrtare.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “VLERA E MUAJIT MUHAREM”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “VLERA E MUAJIT MUHAREM”

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- "VLERA E MUAJIT MUHAREM" Me datë 04 gusht 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 188- të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Shaban ef. Tairi, i cili do të ligjërojë në temën: "Vlera e muajit Muharem". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Irfan Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
PROMOVIMI I HAFIZIT JUSUF HASANI
Aktivitete, Arsimi

PROMOVIMI I HAFIZIT JUSUF HASANI

Me datë 21 korrik 2023, në xhaminë "Murat Pasha" në Shkup, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, administrata e Myftinisë, në prani të hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Jusuf Hamza Hasani. Në emër të familjes me fjalë përshëndetëse të pranishmive ju drejtua prindi i hafizit prof. Hamza Hasani. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz.Ejup Kadrijevski, të hafizit dhe të familjës së hafizit në këtë rrugëtim të shenjtë. Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizëve dhe të muhafizit dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suks...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “FRIKA NDAJ ALLAHUT XH.SH”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “FRIKA NDAJ ALLAHUT XH.SH”

Me datë 28 korrik 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 187- në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Taxhedin ef. Shabani, i cili do të ligjërojë në temën: "Frika ndaj Allahut xh.sh". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Irfan Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BAJRAMI
Aktivitete, Arsimi

PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BAJRAMI

Me datë 28 korrik 2023, në xhaminë "Mustafa Pasha" në Shkup, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, drejtori i medresesë Isa Beu dr. Islam ef, Islami, administrata e Myftinisë, në prani të hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizes Anesa Bajrami. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizes Mr. Haxhere V. Sulooxha, të hafizes dhe të familjës së hafizes në këtë rrugëtim të shenjtë. Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizes dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suksesit. Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë dr.Islam ef...
HAXHINJTË E SHKUPIT ARRITËN NË MEDINE
Aktivitete

HAXHINJTË E SHKUPIT ARRITËN NË MEDINE

Dje, me datë 14 korrik 2023, në oret e vona të natës, të gjithë haxhilerët e Shkupit arritën në Medine, u akomoduan në hotelin pranë xhamisë së Pejgamberit alejhi selam dhe të gjithë janë shëndoshë e mirë. Sipas planit të paraparë ata do t'i zhvillojn edhe vizitat në Medinen e ndritshme.
HAXHILERËT E SHKUPIT VIZITUAN VENDET HISTORIKE PËRRETH QABES
Aktivitete

HAXHILERËT E SHKUPIT VIZITUAN VENDET HISTORIKE PËRRETH QABES

Sonte, 5 korrik, bazuar në planin e haxhit 2023, pas namazit të jacisë, haxhilerët e Shkupit udhëhequr nga hoxhallarët realizuan vizitat e disa vendeve historike përreth Qabes në Meke. Filluan vizitën tek shtëpia e lindjes së Pejgamberit alejhi selam, e cila tashmë është shëndrruar në bibliotekë, pas kësaj, vizituan Mesxhid Xhin (xhaminë e xhinëve), Mesxhid Shexhereh (xhamia e pemës) dhe e përfunduan me vizitën e varrezave Muala. Udhëheqësit sqaruan historikun dhe domethënien e vendeve në fjalë.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “KURBANI DHE DISPOZITAT E TIJ”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “KURBANI DHE DISPOZITAT E TIJ”

Sot, më 23 qershor 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 183- në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Nusret ef. Fazliu, i cili do të ligjërojë në temën: "Kurbani dhe dispozitat e tij". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
DOLI NGA SHTYPI REVISTA HËNËZA ME NR.2
Aktivitete, Arsimi

DOLI NGA SHTYPI REVISTA HËNËZA ME NR.2

Në revistë fëmijët do të gjejnë mësime mbi besimin, porosi kuranore, rrëfime nga jeta e Muhamedit a.s., tema të sjelljes së mirë si dhe shumë mësime tjera me njohuri të përgjithshme dhe këndin e argëtimit. Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë revistën mund ta gjejnë në zyrat e Myftinisë së Shkupit
BILBORDE ME “URIME BAJRAMI”
Aktivitete

BILBORDE ME “URIME BAJRAMI”

Me rastin e ardhjes së festës së Kurban Bajramit, në disa vende kyçe të qytetit të Shkupit u vendosën bilborde në gjashtë gjuhë me "Urime Bajrami". Ky është një aktivitet i Myftinis së Shkupit në prag të festës së Kurban Bajramit, për të patur një festë edhe më madhështore në qytetin e Shkupit.