Wednesday, November 18

Aktivitete

MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI LIBRIN “NORMATIVA DHE ETIKA ISLAME PËR TË VDEKURIN”
Aktivitete, Arsimi

MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI LIBRIN “NORMATIVA DHE ETIKA ISLAME PËR TË VDEKURIN”

Me datë 17 qershor 2023, veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë botimin e radhës të autorëve Prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi dhe Prof. dr. Naser Ramadani me titull: “Normativa dhe etika Islame për të vdekurin”. “Jurisprudenca islame është një strukturë e fuqishme e Islamit dhe ligj i Allahut të Lartëmadhëruar, me të cilën muslimanët formësuan jetën e tyre, u bashkuan në adhurime dhe në raportet ndërmjet tyre. Ajo është pikënisja e civilizimit të mrekullueshëm të umetit, themel i krenarisë së tij dhe forcë e jetës. Njëkohësisht edhe Etika islame ka një rol të rëndësishëm në kryerjen e adhurimeve, duke patur një rend të caktuar që duhet të ndiqet. Ky libër ishte nevojë e kahmotshme dhe një burim i rëndësishëm për besimtarët, pasi ne çdo ditë ballafaqohemi me përcje...
DUA HATME NË XHAMINË NUR” NË SHUTO ORIZARE
Aktivitete, Ceremoni hatme

DUA HATME NË XHAMINË NUR” NË SHUTO ORIZARE

Me datë,16 qershor 2023, Myftiu i shoqëruar nga bashkëpuntorët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe mr. Nexhmi ef. Ferati ndanë së bashku gëzimin e 8 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Nur”-Shuto Orizare, te mualimi Reshat ef. Hoxha. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga imami, mualimi dhe hatibi i xhamisë Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimit iu dha një mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinis mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili përcolli edhe...
KANDIDATI PËR HAFIZ JUSUF HASANI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Aktivitete, Arsimi

KANDIDATI PËR HAFIZ JUSUF HASANI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Me datë, 15 qershor 2023, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit. Jusuf Hasani hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Ejup Kadrijevski
MYFTIU VIZITOI DREJTORIN E MEDRESES ISA BEU
Vizita

MYFTIU VIZITOI DREJTORIN E MEDRESES ISA BEU

Me datë, 15 qershor, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti Ali ef. Ziberi, ishin në vizitë urimi për marrjen e postit drejtor i Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami. Drejtori falenderoi për bashkëpunimin dhe vizitën e myftiut si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, theksoi se medreseja Isa Beu është një amanet ku të gjithë jemi të obliguar të kujdesemi për mbarëvajtjen dhe ngritjen e mëtutjeshme të këtij institucioni të shenjtë. Mes të tjerash, myftiu potencoi se këta dy institucione janë të lidhura njëra me tjetrën dhe nevojitet bashkëpunim edhe më i thellë. Në fund drejtorit iu dorëzua një dhuratë simbolike si dhe botimet e myftinisë së Shkupit....
MYFTIU MYSAFIR NË TVM2
Aktivitete

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2

Me datë 15 qershor, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në emisionin "Ritmi i ditës" nën udhëheqjen e gazetares Aida Ziberi në TVM2, ku temë diskutimi ishte "Organizimi si dhe përjetimi shpirtëror i haxhit". Myftiu në fillim dha disa informacione bazë mbi planin operativ rreth organizimit të haxhit, duke filluar nga nisja e deri te mënyra praktike e kryerjes së haxhit. Në vazhdim myftiu trajtoi aspektin shpirtëror të shtyllës së pestë të Islamit - Haxhi, përfitimet nga kryerja e haxhit, vlera e lutjeve në Qaben e bekuar, qëndrimi në Arafat si dhe kryerja e obligemeve shtesë gjatë kësaj periudhe. Në fund, myftiu bëri lutje te Allahu që haxhinjtë të kthehen me haxhë të pranuar si dhe të gjithëve t’ua mundësoj shkuarjen në vendet e shenjta....
TAKIM PUNE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT 2023
Aktivitete

TAKIM PUNE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT 2023

Me datë 8 qershor 2023, në hapësirat e sallës së mbledhjeve të BFI - së, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, realizoi takim pune me personelin udhëheqës të Haxhit 2023. Në këtë takim informativ u shpalos plani operativ dhe vendimet e haxhit për këtë vit. Udhëheqësit dhe mjekët u informuan për përgjegjësitë dhe obligimet që duhet t'i përmbushin gjatë kryerjes së haxhit dhe u bë shpërndarja e vendimeve të Myftinisë për realizimin e një haxhi të suskesshëm. Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet e trajnimit për haxhinjtë I cili do të realizohet më datë 11 qershor.
TAKIM ME UDHËHEQËSIT E HAXHINJËVE
Aktivitete, Lajme

TAKIM ME UDHËHEQËSIT E HAXHINJËVE

Dje, 12 qershor 2023, Reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV h. hfz. Shaqir ef. Fetai, realizoi mbledhje të përbashkët me të gjithë koordinatorët dhe stafin udhëheqës për haxhinjtë e R. Maqedonis së Veriut i cili mes tjerash theksoi rëndësin e emanetit që udhëheqësit e kanë, këtë vit në krye me myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i cili nga përvoja jam i bindur që do të angazhohet shpirtërisht për kryerjen e këtij obligimi me përkushtim. Poashtu uroj që haxhinjtë e vitit 2023 të jenë shëndosh e mirë dhe të kthehen me haxh të pranuar tek familjet e tyre. Kryetari i haxhit për këtë vit myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili para të pranishmëve paraqiti vendimet për udhëheqësit, komisionet që do të jenë në shërbim të haxhinjëve dhe planin operativ për një organizim të mirfill...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI TRAJNIMIN KUSHTUAR KANDIDATËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI TRAJNIMIN KUSHTUAR KANDIDATËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH

Në prezencë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 11 qershor 2023, Myftinia e Shkupit realizoi seminar kushtuar 458 kandidatëve nga Shkupi, që do të udhëtojnë për kryerjen e Haxhit. Programi i moderuar nga Hfz. Irfan ef. Sulejmani, filloi me leximin e Kuranit Famëlartë nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi, imam i xhamisë “Duqanxhik” - Shkup Fjala kryesore në këtë trajnim i takoi Myftiut të Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. Myftiu zhvilloi një prezantim të detajizuar në formën teorike dhe praktike, ku përcolli udhëzimet dhe informatat e nevojshme mbi rregullat e Haxhit, vendet e shenjta që do të vizitohen, si dhe informatat tjera zyrtare mbi organizimin e përgjithshëm. Fejsall ef.Kadriu sqaroi mënyrën praktike të veshjes së Ihramit dhe kujdesit që duhet të kenë haxhi...
PROMOVIMI I HAFIZIT SEAD FERATI
Aktivitete, Hifz

PROMOVIMI I HAFIZIT SEAD FERATI

Me datë 9 qershor 2023, në xhaminë "Rezistenca" në Haraçinë, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, myftiu I Velesit Nejazi ef.Murati, drejtori i Medreses Isa Beu prof. Islam Islami, kryetari Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Sead Ferati Hatibi I xhamisë Ali ef.Sadiku mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizit të ri i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet. Në emër të familjes Ferati mr.Nexhmi ef. Ferati falenderoi myftiun dr.Qenan ef.Ismaili, muhafizin hfz. Xhemail ef.Nuhiu dhe gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuan që familja jonë të pasurohet me hafizin Sead Ferati. Në emër të ban...
SHKUPIT I SHTOHET EDHE NJË VAKËF
Aktivitete

SHKUPIT I SHTOHET EDHE NJË VAKËF

Me datë 7 qershor 2023, pas një angazhimi permanent të sektorit për vakëfe pranë Myftinisë së Shkupit me qëllim shtimin e pronave, bashkë me përkrahës dhe dashamirë Myftinia e Shkupit arriti të blejë dhe të shtoj në pronësinë e saj edhe një vakëf tjetër, duke ja bashkangjitur vakëfit të mëparshëm. Kjo është pjesë e planit për një projekt i cili në të ardhmen e afërt do të jetë në shërbim të besimtarëve.