Wednesday, November 18

Aktivitete

Ditari im i Ramazanit
Arsimi

Ditari im i Ramazanit

  “Ditari im i Ramazanit” është një ditar modern dhe praktik dhe mjaft tërheqës që u dedikohet fëmijëve të moshës 9-14 vjeç me qëllim që ata të organizojnë e planifikojnë në mënyrën më të mirë 30 ditëshin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ky libë praktik përmban: hadithe, këshilla, ajete Kuranore, hapsirë për shënime; ide e mendime, planifikim për iftar e syfyr, ndjekja e namazeve dhe ibadeteve tjera dhe shumë rubrika të tjera. 30 DITË LUTJE, AGJËRIM, MIRËNJOHJE DHE MIRËSI! Përktheu në shqip: Semra Kurtish, mualime pranë mektebit të lagjes Nerez i Poshtëm, Shkup Këtë libër mund ta shfletoni në linkun në PDF
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEREZ I POSHTËM
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEREZ I POSHTËM

Më 13 mars 2023 Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Xheuhere Ramani dhe Arife Iseni anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Nerez i poshtëm. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Semra Kurtish.
U PËRMBYLL PROJEKTI “NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË”
Aktivitete, Arsimi

U PËRMBYLL PROJEKTI “NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË”

Më 12 mars 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në namazin e sabahut mori pjesë në përmbylljen e projektit “Në xhami së bashku me fëmijë”. Është ky projekti dymujor që u realizua në xhaminë "Mustafa Pasha" në Shkup gjatë muajve të dalluar Rexhep dhe Shaban. Bartësit e këtij projekti imami i xhamisë Mustafa Pasha hfz. Fatih Derdiyok, atasheu pranë ambasadës së Turqis z. Mustafa Mesten, hatibi h. Abdusamed Zekiri, hoxha Furkan Jahja dhe këshilli i xhamisë me sukses udhëhoqën këtë aktivitet dhe për çdo ditë të diel në namaz të sabahut u organizua program me Kuran dhe ilahi. Këtë aktivitet e ndoqën një numër i konsiderueshëm i besimtarëve të rinj së bashku me prindërit e tyre çdo të diel në namazin e sabahut. Edhe sot, si në javët e kaluara për xhematlinjtë e vegjël u shpërndanë dhurata...
CEREMONI HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QENDRORE” NË HASANBEG
Aktivitete, Arsimi, Hatme

CEREMONI HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QENDRORE” NË HASANBEG

Më 11 mars 2023 në xhaminë "Qendrore" në Hasanbeg u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Mubera Kadriu. Në fjalën e rastit Mubera J Asani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mubera Kadriu.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NUR ORIZARE EPOSHTME
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NUR ORIZARE EPOSHTME

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera J. Asani dhe Arife Iseni anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Nur - Orizare e poshtme. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Besa Tairi Ismaili.
IFTARE HUMANITARE
Aktivitete

IFTARE HUMANITARE

Myftinia e BFI – Shkup këtë vit përgjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit do të shtron iftare për: - Studentë - Familje me Jetim - Familje në nevojë Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtyre iftareve, të paraqiten në zyret e Myftinisë deri më 15.03.2023 (e mërkurë) Sqarim: Në iftaret e lartëpërmendura do të ketë privatësi të plotë dhe nuk do të publikohet asnjë fotografi e pjesëmarrësve.
PËRFUNDOI ME SUKSES TRAJNIMI PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT
Aktivitete, Arsimi

PËRFUNDOI ME SUKSES TRAJNIMI PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT

Më 10 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup organizoi mbrëmjen e ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për përfundimin me sukses të trajnimit njëmujor për bukurkëndim të ezanit. Në këtë ceremoni përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelit të Myftinisë të pranishëm ishin edhe trajnuesi hfz. Fatih Derdiyok, atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë Mustafa Mesten dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Fillimisht Burhan ef. Ramani imam dhe hatib në xhaminë me dy minare - Saraj dhe pjesëmarrës në këtë trajnim këndoi një ashere për të shënuar hapjen e kësaj ceremonie. Më pas, moderatori hfz. Irfan ef. Sulejmani referent në Myftininë e Shkupit ftoi trajnuesin Fatih Derdiyok të mer fjalën. Në fjalën e tij, trajnuesi foli për rrjedhën e trajnimit, falënd...
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “SELAM” NË OGNJANCË
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “SELAM” NË OGNJANCË

Më 10 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizituan xhematin e xhamisë “Selam” në Ognjancë. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu dhe personeli i Myftinisë u mirëprit nga xhematlinjtë, hatibi i kësaj xhamie Zaim ef. Sulisi dhe këshilli i xhamisë. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.
“RESPEKTI NDAJ PRINDËRVE”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“RESPEKTI NDAJ PRINDËRVE”

Më 10 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 171 - në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Semir ef. Ademi, i cili ligjëroi në temën: "Respekti ndaj prindërve". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.