Wednesday, November 18

Aktivitete

MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË E ÇAIRIT
Aktivitete, Mbrënje kuranore

MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË E ÇAIRIT

Më 5 mars 2023, në prag të Ramazanit u realizua Mbrëmje Kur'anore në xhaminë e Re në Çair. Këtë program e begatuan hafëzllarët Hfz. Xhemail ef. Nuhiju nga Shkupi, Hfz. Mujdin ef. Limani nga Tetova, Hfz. Egzon ef. Ibrahimi nga Kosova dhe Hfz. Fatih Derdiyok nga Turqia. Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi i xhamisë Sadush ef. Tairi kurse me fjalë rasti xhematit që kishte stërmbushur xhaminë iu drejtua myftiu dr. Qenan ef. Ismaili. Mbrëmja e sontme u përmbyll me duanë e bërë nga hfz. Ramadan Ramadani nga Tetova.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HUSEIN SHAH” SARAJ
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HUSEIN SHAH” SARAJ

Më 5 mars 2023, Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera J. Asani dhe Xheuhere Ramani anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Husein Shah" - Saraj. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Qefsere Dauti.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË RE ÇAIR DHE TË XHAMISË QENDRORE HASANBEG
Aktivitete, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË RE ÇAIR DHE TË XHAMISË QENDRORE HASANBEG

Më 4 mars 2023 Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje Xheuhere Ramani dhe Arife Iseni vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së re Çair që ndjekim mësimin tek mualimja Mubera J. Asani. Poashtu, Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje Mubera J. Asani dhe Arife Iseni vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Qendrore Hasanbeg që ndjekim mësimin tek mualimja Mubera Kadriu. Gjatë këtyre vizitave, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.
SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI
Aktivitete, Hifz

SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI

Më 4 mars 2023, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit filloi me seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Suhejla Abdullahi. Në fillim, përfaqësuesja e Myftinisë Xhevhere Ramani në fjalën e saj përshëndetëse në emër të Myftiut falenderoi për angazhimin e muhafizit dhe hafizes në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat dëgjimore zhvillohen në hapësirat e xhamisë Dyqanxhik në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit, në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi – kryetare; Hfz. Selvije Dardhishta Shaqiri - anëtare; dhe Hfz. Neale Bajrami - anëtare. Seancat dëgjimore zhvillohen ditëve në vijim në të njëjtën xhami....
LIGJËRATË JAVORE NË LUBETEN
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË LUBETEN

Më 3 mars 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e dhjetë javore në xhaminë "Haxhi Imer" të fshatit Lubeten. Në këtë mexhlis të ngrohtë dhe mikpritës, të pranishëm ishin hoxhallarë të kësaj ane, këshilli i xhamisë dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Hatibi i xhamisë Nimet ef. Aliu u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, falenderoi Myftininë që përzgjodhi këtë xhami të realizohet kjo ligjëratë dhe prezantoi ligjëruesin Rasim ef. Ademi, imam dhe hatib në xhaminë "Karshiaka" të fshatit Batincë. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe xhematlinjëve të pranishëm, ligjëruesi Rasim ef. Ademi trajtoi temën "Zemërbutësia në islam".
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAFIZ HALIL EF. IBRAHIMI – KONDOVË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAFIZ HALIL EF. IBRAHIMI – KONDOVË

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Ibrahim ef. Ibrahimi anëtar, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Hafiz Halil ef. Ibrahimi - Kondovë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Nevzat ef. Ameti.
“NATA E BERATIT”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“NATA E BERATIT”

Më 03 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 170 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Burhan ef. Ramani, i cili ligjëroi në temën: "Nata e Beratit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
XHIRIMET E EMISIONIT PYETE MYFTININË
Aktivitete, Arsimi, Emisione, Pyete Myftininë

XHIRIMET E EMISIONIT PYETE MYFTININË

Myftinia e BFI – Shkup vazhdoi xhirimet e emisionit “Pyete Myftininë”. Është ky emisioni që realizohet në vazhdimësi e që Myftinia mëton të sjellë përgjigje mbi dilemat e paqartësitë që kanë besimtarët në kryerjen e obligimeve fetare. Nën moderim të hoxhës Ali Ziberi, pyetjeve që arrijnë në adresën e Myftinisë iu përgjigjet Kryetari i komisionit për çështje fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Të gjitha përgjigjet, së shpejti do të mund t’i ndiqni në Tv Myftinia dhe në rrjetet sociale të Myftinisë së Shkupit! Pyetjet tuaja mund t’i adresoni në email adresën: pyetje@myftiniashkup.org.mk
Aktivitete, Hifz

KANDIDATJA PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më 1 mars 2023 (e mërkurë), kandidatja për hafize Suhejla Abdullahi në prani të komisionit të hifzit të Myftinisë së Shkupit kaloi me sukses provimin e parë fillestar në lokalet e Myftinisë. Kandidatja Suhejla A. hifzin e kreu te Muhafizi hfz. Abdlkerim ef. Ebibi. Pas provimit të realizuar, anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja i plotëson kriteret që të fillojë me seancat dëgjimore që do të zhvillohen ditëve në vijim dhe do të dëgjohet i tërë Kurani (30 xhuz). Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese nga Myftinia e Shkupit.
PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË
Aktivitete, Emisione, Ramazan

PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË

Më 26 shkurt 2023, Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi me përgatitjet e Ramazanit 2023. Në bashkëpunim me Radio Vati u realizua video projekti "Në prag të iftarit”. Është ky, projekt që realizohet me nëpunësit fetarë që trajtojnë tema të ndryshme si përgatitje për muajin e shnejtë të Ramazanit. Këtë projekt e udhëheq h. Rijad ef. Kalisi, hatib në xhaminë "Xhedid Isa Beg". Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit, gjatë muajit të Ramazanit në Radio Vati, në faqen e Myftinisë dhe në TVMyftinia në facebook.